Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.
Avatari i antarit
User

qenpo

Poste

3368

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Maj 29, 2005 9:53 am

Shqiperia,Pas Luftes Se Dyte Boterore !

nga qenpo » E Premte Prill 28, 2006 6:16 pm

Zhvillimet social-politike dhe marrëveshjet mes palëve në fund të vitit 1918

Fundi i Luftës së Parë Botërore tregoi se politika e Romës, qëllimet e saj në Shqipëri i kishte bazuar në klauzolat e traktatit të fshehtë të Londrës. Ishte udhëheqësi i diplomacisë italiane, S. Sonino, ai që kërkonte ta ruante atë si gjënë më të shtrenjtë që kishte arritur gjatë luftës për qëllimet e mbarimit të saj.
Çfarë kërkonin të huajt
Ndryshimi ishte në faktin se çdo forcë e interesuar për treva shqiptare duhej të aplikonte sipas mënyrave dhe interesave të veta. Kështu, përfaqësuesit e politikës franceze kërkonin që pushtimin e Shqipërisë së Veriut nga serbët, si një masë e parë aneksimi, të vihej në zbatim që pa pritur kohën e hapjes së Konferencës së Parisit dhe gjykimit të problemit në këtë konferencë. Ndërsa përfaqësuesit e politikës italiane mendonin ndryshe. Ata niseshin nga pikëpamja se e drejta për ndarjen e Shqipërisë në bazë të traktatit, i takonte vetëm konferencës. Por zbatimi i klauzolave të veçanta, lidhej me disa kushte. Pika 7 e detyronte Italinë të pranonte dëshirën e nënshkruesve të tjerë të këtij traktati për ndarjen e Shqipërisë me fqinjët ballkanikë, vetëm atëherë kur të siguronte për vetë ato territore në Adriatikun Verior e Lindor që traktati në fjalë i jepte Italisë. Ky ishte shqetësimi që e detyronte qeverinë e Romës në fund të Luftës së Parë Botërore, të kërkonte ta shtrinte pushtimin e forcave italiane në tërë Shqipërinë e Veriut për ta pasur këtë, gjatë traktateve të paqes në dorën e tyre. Vendimi i Këshillit të Luftës në javën e parë të tetorit 1918 iu erdhi më shumë në ndihmë komandës së trupave italiane në Shqipëri, duke i përcjellë udhëzimin, “sipas të cilit trupat italiane do të vepronin dhe në veri të Shqipërisë”. Midis të tjerave thuhej se komanda e “Armatës së Lindjes ishte e udhëzuar të ndalonte përparimin e forcave franceze në drejtim të Elbasanit e të Durrësit, si dhe në drejtim të Lezhës e të Shkodrës duke deklaruar njëkohësisht se në këto territore janë rezervuar në të gjitha drejtimet përparimet të trupave italianë të Shqipërisë. Në fund të tetorit të vitit 1918, kur trupat italiane kaluan në veri të lumit Mat, francezët dolën me dy propozime, së pari ata kërkonin që pushtimi i Shqipërisë në veri të Matit të bëhej nëpërmjet forcave të përbashkëta italiane dhe aleatëve të tjerë. Kjo gjë diktohej nga faktorë ushtarakë dhe nga zhvillimi i shpejtë i luftës. Së dyti, trupat italianë, që do të kalonin drejt veriut, nuk duhej të kryenin veprime të pavarura, por duhej të ishin nën komandën e “Armatës së Lindjes”. Kjo do të bënte që trupat italiane të shkëputeshin nga komanda eprore e ushtrisë së tyre, prej së cilës vareshin. Kjo luftë diplomatike nuk arriti të ndalonte lëvizjen e ushtrisë italiane drejt veriut të Shqipërisë.
Lëvizjet e forcave ushtarake
Ushtria italiane kaloi Matin dhe në fund të tetorit 1918 hyri në Lezhë, ku zëvendësoi austro-hungarezët që sapo ishin tërhequr. Ndërsa në fillim të nëntorit 1918 ushtria italiane hyri në Shkodër. Nevoja por të zbutur problemet me aleatët në një fazë kyç të luftë dhe për të përmbushur kërkesat e Venizellosit e shtynë qeverinë franceze të rishikojë qëndrimin e saj ndaj provincës autonome të Korçës. Në shkurt të vitit 1918 prishet marrëveshja për provincën autonome, por territori nuk lihet nën sovranitetin grek. Edhe pas kësaj situate, vijon qeveria franceze, mbetet flamuri dhe shkollat në gjuhën shqipe. Përfundon kështu një përvojë që do të kishte mundur të shërbente si embrioni i nevojshëm për ndërtimin e një shteti kombëtar shqiptar. Ndërsa në veri, forcat ushtarake serbe ishin futur në territorin shqiptar, duke vendosur në “vijën strategjike”, e cila përfshinte krahinën e Peshkopisë, Kukësit, Malësinë e Kelmendit, Gjakovës, ndërsa qyteti i Shkodrës, ku ishin trupat serbe dhe italiane, iu besua një garnizoni ushtarak ndëraleat, nën komandën e një gjenerali francez Bardi de Fortous e formuar me përkrahjen e reparteve franceze, italiane e angleze. Fundlufta përkonte edhe me demaskimin e traktatit të fshehtë, i cili kishte treguar planet e fuqive të Antantës, por në radhë të parë qëllimet e Italisë ndaj Shqipërisë. Në këtë situatë ishin vënë në lëvizje të gjitha qarqet politike shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Mediat shqiptare për situatën
Gazeta “Dielli”, në mars të vitit 1918 shkruante se botimi i traktatit, ishte sy për të verbrit dhe vesh për të shurdhrit. Ky projekt ishte cilësuar si “qefini i Shqipërisë”. Kjo duket nëpërmjet një letre të hapur, që i drejtonte në emër të federatës panshqiptare gazeta “Vatra” në janar 1918, gazetës angleze “The Mançester Gardian”, Traktati i fshehtë i Londrës shpjegohej si një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden. Ajo përfundonte me idenë se Fuqitë e Mëdha harrojnë gjallërinë e shëndoshë të shqiptarëve, të cilët u kanë rezervuar perandorive të fuqishme në shekuj me radhë parulla e të cilëve ka qenë gjithmonë, luftë për liri me çdo kusht, deri sa të arrihet suksesi, ndërsa po në qershor të vitit 1918 “Dielli” botonte fjalimin e mbajtur në Parlamentin italian nga ministri i Punëve të Jashtme, Titoni, mbi situatën e përgjithshme, ku njëkohësisht dolën në pah synimet imperialiste të Italisë për copëtimin e Shqipërisë, sipas Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915. “Unë, theksonte ai, parashtroj faktin se po kalon koha e marrëveshjeve të fshehta, që do të thoshte programi i delegacionit të ri në Konferencën e Paqes nuk i lë jashtë kërkesat e mëparshme”. Ndërsa komanda e ushtrisë italiane, më 21 shkurt 1918 porosiste prefekturat dhe nënprefekturat të zhvillonin propagandë në favor të Italisë, e gjoja traktati kishte pësuar ndryshime, të cilat bolshevikët nuk i botonin me qëllim. Fitorja e revolucionit të tetorit dhe “Dekreti Mbi Paqen”, u propozonte popujve e qeverive të tyre të fillonin menjëherë bisedimet për një paqe të drejtë demokratike, pa aneksime, duke u pasuar edhe nga botimi i traktatit të fshehtë kishin tërhequr vëmendjen e opinionit politik shqiptar e shprehur nëpërmjet artikujve të gazetave të ndryshme. Kështu, gazeta “Rilindja”, nëpërmjet artikullit me titull ”Kryengritja ruse”, me anë të të cilit shprehej entuziazmi që kishin shqiptarët për revolucionin e popullit rus. Pas kaq kohe tiranie, pas kaq kohe paqe së Parisit, ku mendohej të ndahej “trofeu” me pozita sa më të favorshme dhe kështu do t’i krijoheshin mundësi për të diktuar mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe platformën e saj. Por mbarimin e Luftës së Parë Botërore e pasqyronte edhe gazeta “Albania”. Nëpërmjet artikullit të titulluar “Pemë të hidhura të traktatit të fshehtë”, ajo shpjegon se ishte traktati ai që mbajti luftën deri në fund të vitit 1918 dhe Austria e përdori si mjet të forcave aleate, e cila u përhap në shumë kombësi, ato sllave dhe shqiptare. Kjo zgjatje e luftës kishte bërë të mundur që Austro-Hungaria të realizonte një sasi të madhe lëndësh të para, mallrash, të cilat kishin një rëndësi të veçantë për ekonominë e luftës, për këtë qëllim ata kishin realizuar rekuizimin e prodhimeve bujqësore që ndodheshin në duart e popullsisë vendase.
Ekonomia
Një nga detyrat që kishte realizuar kishin realizuar ishte grumbullimi i arit shqiptar dhe grumbullimi i valutë së tyre në Shqipëri. Për këtë sipas një raporti ë arkës së korpusit të 19-të vitin e parë të pushtimit në Shqipëri u hodhën 62 milion korona, nga të cilat 3,4 milionë ishin argjend. Për pasojë, tregu shqiptar u mbush me kartëmonedha, zhvlerësimi i të cilave gjatë dhe deri në fund të vitit 1918 kishte arritur në 400 për qind. Autoritetet austriake deri në fund të vitit 1918 vendosën nën kontrollin e tyre në disa ndërmarrje ku prodhoheshin produkte ushqimore në shërbim të luftës. Për nevoja të luftës vazhduan të punonin me kapacitet të plotë edhe kriporet e Durrësit dhe të Kavajës, të cilat administroheshin nga ushtria austriake për llogari të borxhit osman. Në pranverë të vitit 1918 u bë i mundur shtimi i importeve, kjo bëri të mundur të ndryshonte tregu në disa qytete shqiptare si në Shkodër, Tiranë, Elbasan dyqanet filluan të mbusheshin me mallra importi. Por njëkohësisht shtimi i mallrave u shoqërua me rritjen e çmimeve, fenomen karakteristik për tregtinë e kësaj zonë deri në fund të luftës. Në fund të luftës qyteti i Durrësit, konstatonte “Albania”, ishte një nga qytetet më të mjerë dhe më të dobët nga pikëpamja e shëndetit, qindra njerëz kanë vdekur nga ethet që buronin nga moçalet që rrethojnë qytetin. Ethet kishin kapur edhe punëtorët e Kryqit të Kuq Amerikan në Durrës, të cilët ishin sjellë në spitalin e Tiranës. Në Durrës në fund të luftës kishte 5500 banorë, pothuajse të gjithë ishin të leckosur. Shumë gra e fëmijë ishin të kënaqur të visheshin me rrobat e hedhura të ushtarëve. Qyteti kishte 450 fëmijë të mbetur jetim, për shkak të luftës dhe 220 të veja. Ai u bombardua disa herë nga aeroplanët dhe anijet e luftës. Nga 1200 shtëpi që kishte, 60 u shkatërruan krejt dhe ishin të pabanueshme, ndërsa 700 kishin pësuar dëme të mëdha. Qytetin e kishin mbërthyer ethet, kësaj nuk i kishin shpëtuar dhe ushtarët italianë, të cilët vdisnin si mizat. Ushtria austriake në tërheqje e sipër, me qëllim për të penguar ushtrinë italiane, e cila ishte duke i ndjekur ato, kishin hedhur në erë të gjitha urat kryesore të rrugëve kryesore automobilistike dhe të rrjetit të dekovilit që kishin ndërtuar, duke i bërë ato të papërdorshme nga kundërshtarët. Por të gjitha këto rëndonin mbi shpinën e popullit shqiptar. Autoritetet austriake kishin arritur të vinin dorë mbi të gjithë shumën e të hollave të depozituara nga Drejtoria e Përgjithshme e Financave në degën e Bankë së Vjenës për Shkodrën, si dhe në zyrat e zonës së pushtimit, përveç kësaj, kartëmonedhat e shumta që austriakët dhe fuqitë e tjera kishin hedhur në qarkullim u zhvleftësuan në masa të ndryshme dhe kjo vështirësoi më shumë gjendjen ekonomike të shqiptarëve. Në qarkullimin e monedhës, pushtuesit ndoqën një politikë, e cila në esencë ishte grabitqare dhe u krijoi mundësinë e grumbullimit të parave në ar dhe argjend që kishte popullsia vendase. Me mbarimin e luftës nga pikëpamja administrative, territori shqiptar i pushtuar nga Italia, nga pikëpamja formale u lidh me qeverinë e përkohshme të Durrësit, e cila ishte krijuar në nëntor të vitit 1918, nëpërmjet deklaratës së “Toka e bekuar e Vlorës dhe e tërë Shqipërisë është e jona, në të cilën duhet të rrojmë të lirë dhe asnjë fuqi nuk do të na ndalojë nga ky qëllim”. Ky deklarim i atdhetarëve vlonjatë ishte i një përgjigje që mbajti Sonino më 23 shkurt 1918, ku ai deklaroi hapur aneksimin e Vlorës nga qeveria e Romës.
Dokumentet e kohës
Sipas dokumenteve të kohës, ky manifestim u shoqërua me përleshje midis demonstruesve dhe pushtuesve italianë, të cilët kundërshtuan kremtimin e ditës së flamurit në qytetin e pavarësisë kombëtare. Këtë vëmendje të veçantë të politikës italiane ndaj Vlorës e argumentonte më mirë në dhjetor 1918 gazeta “The Adriatic Reviu”. Italianët kishin ndërtuar deri në fund të luftës, çdo gjë që u shërbente në funksion të saj. Ata kishin arritur të bënin punime drenazhimi në rrethinat e qytetit të Vlorës dhe ngritjen e institucionit italian të postëtelegrafës, u ngrit spitali civil, u montua centrali elektrik për ndriçimin e gjirit detar të Pashalimanit, ndërsa komanda ushtarake për nevojat e ushtrisë bllokoi të gjitha lokalet me pronës shtetërore. Këtë politikë kujdestarie sipas interesave përkatëse ishte duke e zbatuar edhe Franca në zonën e saj të pushtimit. Kjo gjë u shfaq më qartë, sidomos në mesin e vitit 1918. Ajo, duke mos përfillur interesat e qytetit të Korçës, bëri të mundur rihapjen e shkollave greke, si në qytete ashtu edhe në distriktin e tij. Kjo politikë arsimore nxiti një valë protestash, të organizuara dhe të udhëhequra nga klubi “Përparimi”. Pushtuesit francezë, për t’i shuar këto protesta, burgosi shumë nga udhëheqësit e protestave, duke u lënë kështu fushë të lirë veprimi mësuesve grekë, në krye të të cilëve qëndronte drejtori i gjimnazit grek të qytetit. Francezet këtë e shoqëruan edhe me politika të tjera, si nëpërmjet rritjes se taksave, e cila ndikoi menjëherë nëpërmjet rritjes së menjëhershme të çmimeve. Ata i kushtuan vëmendje edhe infrastrukturës lokale kërkimit dhe shfrytëzimit të lëndëve të para nëntokësore.
Lëvizja kombëtare
Kjo gjendje shoqëroi qytetin e Korçës edhe gjatë fundit të luftës, deri në maj të vitit 1919. Me përfundimin e luftës, gjithë Shqipëria u përfshi nga një lëvizje e gjerë me përmbajtje çlirimtare, sepse tashmë dukej e qartë si drita e diellit që, interesat kombëtare ishin vënë në një rrezik të dukshëm. Në këto kushte u zhvillua një aktivitet i gjerë politik, nëpërmjet klubeve dhe shoqërive politike. Ndër klubet me aktivitet më të shquar ishte komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” që u organizua më 7 nëntor 1918 në Shkodër, drejtuesit e tij ishin: Hoxhë Kadiu, Sotir Peçi, Sali Nivica etj. Qëllimi i këtij komiteti ishte të luftonte për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Me një Shqipëri të lirë, ky komitet duhej të protestonte kundër politikës antishqiptare të shfarosjes në masë që kishin ndjekur dhe vazhdonin të ndiqnin qarqet serbomëdha edhe në të ardhmen në krahinën e Kosovës. Me këtë pikëpamje lidhet me politikën e Antantës ndaj Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Ky komitet kërkonte gjithashtu të merreshin masat për zgjedhjen dhe dërgimin në vende të ndryshme të një delegacioni, i cili do të kishte për detyrë të mbronte me fitim dy pikat e sipërpërmendura para botës zyrtare dhe jashtë zyrtare. Por veprimtaria e tij u zhvillua vrullshëm në mbarim të vitit 1918. Dëshmi për këtë është fakti se në këtë kohë ai filloi të vepronte legalisht. Në këtë kohë, një kontribut të çmuar kombëtar ka luajtur Ismail Qemali, i cili e mendonte të domosdoshme përpjekjet e shqiptarëve për të ngjallur interesin e shtypit evropian për çështjet shqiptare. Kjo do të bëhej nëpërmjet botimit të librave dhe hartave të Shqipërisë me karakter politik dhe etnografik. Ai në korrespodencën me partinë kombëtare politike e shprehur nëpërmjet letrës së 10 marsit 1918, tërhiqte vëmendjen se grindjet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shqiptarëve, në atë kohë kur Shqipëria ndodhej në rrezik, duhet patjetër të evitoheshin, pasi Shqipëria e gdhendur në të gjitha anët ashtu si u njoh nga Konferenca e Ambasadorëve edhe ne e shumë duar të huaja në ditët e paqes nuk e dimë se cili do të na dalë në mbrojtje dhe cili do të jetë miku i vërtetë i Shqipërisë.
Roli i SHBA-sëAi ishte për një mbrojtje të organizuar të çështjes kombëtare në përfundim të luftës. Kjo, sipas tij, duhej të bëhej sipas argumenteve historikë, politikë dhe gjeografikë, sepse kështu mund të bëhej e mundur njohja na ana e botës se cila është Shqipëria. Njohja me traktatin e fshehtë nga fundi i vitit 1918, lindën shpresat se Shqipëria mund të mbështetej te SHBA-ja, të cilat nuk ishin nënshkruese të këtij traktati. Ai dhe disa qarqe politike të mërgimit që ushqenin shpresa te demokracia amerikane, ishin influencuar edhe nga deklarata e Wilsonit se Amerika kishte hyrë në luftë për të vendosur paqe dhe nuk do të njihnin traktatet e fshehta. Duke menduar se Amerika nuk kishte interes të drejtpërdrejta si mund të kishte Italia ndaj Shqipërisë, mundet të përkrahte interesat e saj. Shpallja e programit të paqes. Më 8 janar 1918, të përmbledhura me 14 pika, i dha mundësi Ismail Qemalit të kuptonte se qeveria e SHBA-së do t’i shihte me mirëdashje kërkesat tona, të cilat hyjnë në programin e paqes së zotit Willson. Duke dashur të tërhiqte interesimin e qeverisë amerikane ndaj problemit shqiptar, ai shprehte pikëpamjet e tij në marrëdhënie me pikën 11 të këtij programi, në të cilën kërkohej rivendosja e të drejtave të vendeve ballkanike, por lihej në harresë çështja shqiptare, të drejtat e së cilës ishin shkelur nga dy blloqe ndërluftuese. Pika e njëmbëdhjetë e këtij programi i kushtohet të zgjedhurit definitiv të problemit Ballkanik. “Por ky program çfarë zgjedhje të drejtë dhe definitive mund të ketë pa rregulluar çështjen shqiptare. Si mund të mos zgjidhen të drejtat e kombit më të vjetër të sinisë së Ballkanit, i cili prej kaq vitesh mbrojti të vendin e tij. Një e këtillë zgjedhje do të jetë monstruoze dhe e padrejtë”. Ai në raportin e 17 nëntorit dërguar Partisë Politike tregonte se forca më e pëlqyer e zgjidhje së çështjes shqiptare do të ishte Amerika. Ai në mënyrë të tërthortë i tërhiqte vëmendjen edhe Italisë, që të përkrahte pavarësinë e Shqipërisë dhe të hiqte dorë nga traktatet e fshehta, “sepse një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar do të ishte për Italinë një siguri dhe ekuilibër në Ballkan dhe në Adriatik”. Fundi i luftës e bënte më emergjente dhe më të mundshëm bashkimin e diasporës shqiptare, kjo kërkesë rridhte nga kushtet e reja në cilat kishte hyrë çështja shqiptare. Këto rrethana e nxitën “Vatrën” dhe “Partinë Politike Kombëtare” të formonin bashkëpunim dhe marrëveshje. Frytet u arritën në tetor 1919, duke arritur në përfundimin që Ismail Qemali të arrinte më parë një marrëveshje për bashkëpunim me delegatët e tjerë të “Vatrës” në Evropë dhe pastaj të pranohej nga të dyja organizatat si delegat në Konferencën e Paqes. Njoftimet për vizitën e Isamil Qemalit në Amerikë, bënë të munduar debate të shumta mes “Diellit” dhe Partisë Politike Kombëtare. Kjo e fundit e mbështeti këtë lëvizje politike, ndërsa “Dielli” e cilësonte këtë qëndrim të “Partisë Politike” si “një akt që do të thellonte përçarjen në diasporën shqiptare të Amerikës”. Kështu edhe vjeshta e vitit 1918 i gjeti shqiptarët e Amerikës në mosmarrëveshje, por edhe në akuza ekstreme të pabazuar. Në fillim të nëntorit 1918 Ismail Qemali hoqi dorë nga udhëtimi në Amerikë dhe u kthye në Itali, veprim i cili u gjet i pëlqyeshëm nga përfaqësuesit e “Vatrës”. Kjo lëvizje politike bëri të mundur të ulë tensionet dhe krijoi kushtet për iniciativa e bashkëpunim mes të dy shoqërive. Këtë gjë e sintetizoi më së mirë kuvendi i jashtëzakonshëm i “Vatrës” i mbajtur në fund të dhjetorit 1919. Vendimi i tij dhe programi që shpalli ai patën një rëndësi vendimtare për orientimin e lëvizjes kombëtare. Kuvendi vendosi, së pari, që përfaqësuesit e “Vatrës” në Paris dhe në kryeqytetet e tjera të përpiqeshin në Konferencën e Paqes në për një Shqipëri të pavarur me kufijtë etnik dhe natyror. Së dyti, që Shqipëria të orientohej në politikën e jashtme drejt miqësisë me Italinë. Ja si e pasqyron gazeta “Dielli”, “Të fitojmë simpatinë mirëdashëse të qeverisë Italiane, për të cilën gjykohej se ka interesa të veçanta për restaurimin e një Shqipërie të fortë për tej atlantikut.
Italia dhe Shqipëria
Me mbarimin e luftës në Shqipëri kishin filluar të lëviznin dhe klasa çifligare dhe klerikale, të cilat punuan për të mbrojtur interesat përkatës që lidheshin me të ardhmen politike të vendit. Kjo lëvizje e gjerë rrymash heterogjene, kishte mbartur pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme. Për pasoj lëvizja kombëtare në këtë kohë nuk kishte ndërtuar një platformë politike ku të shfaqeshin qëndrimet dhe pikëpamjet e përbashkëta. Kjo ishte një kërkesë e kohës për faktin se Shqipëria gjendej në prag të Konferencës së Paqes së Parisit. Por në lidhje me statusin e ri juridik të shtetit shqiptar, që duhej t’i prezantohej konferencës, rezultonin qëndrime të ndryshme. Këtë prirje e tregon gazeta “Koha e Re” që dilte në Shkodër në janar të 1919, e cila organizohej nga nën drejtimin e Nikollë Ivanajt, për një shtet Shqiptar “pa Proteksione”, pa kapitulacione dhe pa kolonizacione të asnjë skaji”. Ndërsa rrethet e tjera politike shprehën mendimin se shteti shqiptar duhej të kalonte nga kontrolli kolektiv i fuqive evropiane nën kujdestarinë e vetëm njërës prej tyre. Mbarimi i luftës kishte shfaqur dy rrymë politike, njëra shprehej për një shtet shqiptarë tërësisht të pavarur, duke menduar se shqiptarët janë në gjendje të ndërtojnë vetë shtetin e tyre, pa e parë të nevojshme mundësin e një “protektorati”. Ja si e pasqyronte këtë pikëpamje gazeta “Albania”; “jemi lavdëruar që kemi qenë të zotët kurdo herë për të qeverisur vende duke u mbështetur në zotësinë e burrave tanë që kanë qeverisur kombe të huaj. Por ajo që do të jap kreditë në të huaj është zotësia që do të rrëfejmë për të qeverisur vendin tonë”. Kjo barrë kombëtare lehtësohej për faktin se elementët turkomanë ishin mënjanuar sepse Perandoria Osmane ishte shembur, ndërsa elementi grekoman ishte diferencuar, sepse kishin ndjerë shtypjen e pushtuesve grekë. Për rrjedhojë Shqiptarët mund të luftonin më të bashkuar për mbrojtjen e shtetit të tyre. Në mbrojtje të kësaj pikëpamje gazeta “Populli” shkruante se “Shqipëria ka me u vënëë e duhet të vihet në rregull vetëm prej Shqiptarëve. Cili do që të jetë i huaji është gjithmonë i huaj”. Ndërsa rryma tjetër mendonte se duhet t’i kërkonim Konferencës së Paqes formimin e një shteti të pavarur shqiptar nën kujdestarinë e ndonjë fuqie fituese. Kjo pikëpamje shprehte mundësinë e ndonjë lëvizje fshatare ashtu s’kishte ndodhur ajo në kohën e Vidit. Por, nga ana tjetër, mendonin se nuk do të ishin në gjendje që ti shmangnin pasojat. Parë në këtë këndvështrim ekzistenca e shtetit shqiptar ishte e lidhur domosdoshmërish me pranimin e një kontingjenti ushtarak të huaj që do ta përkrahte shtetin shqiptarë dhe do të kujdesej në hapat e parë të jetës së tij. Ja si e shprehte gazeta “The Adriatik Revieu” në shtator 1918, nëpërmjet fjalëve të sekretarit të shtetit anglez Rajt Hon. Xh. A. Bellfue. Ai, duke marrë fjalën në emër të qeverisë Britanike për para Dhomës së Komunave “Qeveria e madhërisë së tij ushqen një simpati shumë të ngrohtë për Shqipërinë dhe do të priste çdo zgjidhje e cila, e shoqëruar me sigurinë e përshtatshme ndaj konflikteve të ardhme, të ishte e tillë që të garantojë ushtrimin e të të drejtave të tyre kombëtare. Ajo shpreh besimin që kanë shqiptarët ndaj Amerikës dhe aleatëve që nuk do të lejojnë që Shqipëria të copëtohet në mënyrë të vrazhdë ose të merren portet detare nëpërmjet aneksimit me forcë për të kënaqur interesat imperialiste të vendeve fqinjë. Të tjerë që shikonin rrezikun e fqinjëve Ballkanik, kishin prirjen për tu mbështetur te Italia, të cilën e shikonin si fuqi e vetme për ekzistencën e shtetit Shqiptar me kufi sa më të plotë dhe i element ekuilibri në Ballkan midis këtyre elementëve që mbronin këtë pikëpamje ishin Turhan Pashë Përmeti, Syraja Bej Vlora, Visar Dodoni, Eqerem Bej Libohova. Këta më 12 tetor të vitit 1912 i ishin drejtuar ministrit italian të Punëve të Jashtme me një memorandum, me anë të të cilit i njihnin Italisë të drejtën e protektoratit, ndërsa gazeta “Adriatik Revieu” shkruan se në këtë kohë ishin dhënë shumë zgjidhje prej atyre që ishin të interesuar për rregullimin e Shqipërisë, një palë ishte për protektorat të huaj nga një shtet i interesuar, kurse të tjerë kanë përkrahur paturpësisht pikëpamjen e copëtimit. “Zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë, vazhdonte kjo gazetë do të ishte pavarësia e plotë e Shqipërisë”.
Avatari i antarit
User

SOPRANO

Grada

Administrator

Poste

13904

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Qershor 17, 2004 3:04 am

Vendodhja

tu plepi

nga SOPRANO » E Enjte Maj 04, 2006 10:09 pm

nese doni me lexu lexoni...se me postu se keni men...kshtu qe pe mbylli e mundeni veq me lexu

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron