Të rejat nga U2

Lajme te pergjithshme rreth muzikes rock, faqes rocksonte etj.
Post Reply
User avatar
Mr.Exorcist
Administrator
Posts: 1820
Joined: Tue Feb 10, 2004 10:41 pm
Location: 029/
Contact:

Të rejat nga U2

Post by Mr.Exorcist »

Image


“Bodrumi” i U2, Bono paralajmëron: “Kemi të gatshme të paktën 25 – 30 këngë të reja”. Në vitin 2011, albumi i ri.


“Kemi një album rock, pastaj një tjetër me muzikë diskoteke dhe në fund një material për muzikën e muzikalit Spider Man: pra, janë rreth 25-30 këngë të reja”. Lajmërimin e ka bërë lideri i U2, Bono Vox, i intervistuar nga magazina Rolling Stone.

Duke folur për verën e ardhshme, kur U2 do të shkojnë në turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bono shton: “Sipas të gjitha gjasave do të kemi një album të ri. Amerikanët do t’i blejnë biletat për ta shikuar një show krejtësisht të ri me këngë të reja. Viti i ardhshëm do të jetë vërtet i eksitus”.

Në pushime në vilen e tij në bregdet, pranë Nicës, Bono ka shpjeguar se çfarë e ka shtyrë t’ua prezantojë drejtpërdrejtë publikut të Torinos, në koncert, disa këngë të panjohura: “Ideja është të bëjmë spektakël duke iu falënderuar turmës. Për ne është e jashtëzakonshme të jemi në mesin e këtij komuniteti dhe të mund ta këndojmë një këngë të re, kur kemi dëshirë për këtë. Njerëzit e kuptojnë se çka është duke ndodhur, ngase në atë moment s’ka asgjë tjetër në skenë. Nuk mund të fshihesh. Po të isha një adhurues i U2, do të kisha dashur çdo herë ta shoh një këngë të re të zhvillohet përpara meje. E ka akoma shumë të tjera që duhet t’i këndojmë. Kemi Songs of Ascent, një pjesë që do ta kompletojë albumin No Line of the Horizon. Sidoqoftë, tash duhet të vendosim çfarë të bëjmë me të, si ta distribuojmë”.

Bono rrëfen pastaj, me kënaqësi, se ka marrë një telefonatë nga lideri i Coldplay, Chris Martin: “Më ka thirrur dhe më ka thënë: ‘Kam dëgjuar të thuhet se ke gjithë ato albume në bodrum. Kam një ide të madhe, pse nuk i merr këngët më të bukura, mes të gjitha atyre që i keni kompozuar, t’i bashkosh në një vend dhe t’i prezantosh tash?’. Po ne s’e kemi mendjen në këtë tash”.

Pastaj, duke bërë shaka, shton se U2 janë një bend i stilit paksa të vjetër: “E di se është paska marrëzi, po ne nuk jemi aq modernë, nuk jemi njerëz ashtu të shekullit XXI siç mendojmë se jemi. Përndryshe do t’i kishim vënë këto këngë online dhe do t’i kishim bërë adhuruesit tonë t’i zgjedhin këngët më të mira. Përkundrazi, jemi ulur këtu dhe po diskutojmë se çka të bëjmë. I njoh vetëm personat që janë këtu në plazhin afër, ngase vazhdojmë t’i këndojmë, siç kemi bërë natën e kaluar”.

Marre nga Express

User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Të rejat nga U2

Post by ToxicGirl »

m'shurdhoj çdo dit ne radio me qat kengen beautiful day pfff... ka hy edhe ky ne komerc vallah!!

User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Të rejat nga U2

Post by David Gilmour »

kan me pas fitime t\mdhaja me 3 albume

Post Reply