1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by rock_boy18 »

Image
1 Prilli, e njohur botërisht si dita e gënjeshtrave, i ka kushtuar 20 ditë burg një shtetasi kosovar nga Klina.
30-vjecari me inicialet R.B., lajmëroi policinë për sulm ndaj filialit të “Raiffeisen Bank” në Klinë. Policia e mbërritur në vendngjarje mësoi se lajmi i marrë ishte në kuadër të ditës së gënjestrave.
Por, ngjarja është bërë tragjikomike, kur një patrullë tjetër e policisë në rajonin e Zllakuqanit, me të marrë vesh “sulmin” është nisur për t’i ardhur në ndihmë kolegëve.
Për fat të keq, gjatë rrugës makina e tyre është përplasur me një shtyllë elektrike, ku kanë mbetur të plagosur tre policë. Ndërkohë që makina e tyre është dëmtuar thuajse totalisht.
Kjo ngjarje konfirmohet edhe nga zëdhënësi rajonal i Policisë, rreshteri Xhevat Ibra. Ai deklaroi se qytetari R.B. është dënuar me 20 ditë burg të menjëhershëm, me aktvendim të Gjykatës Komunale te Klines me akuzën e Kundërvajtjes, për lajmërim të rremë që është pasuar edhe me një aksident të automjetit policor dhe plagosjen e tre policëve me këtë rast. “Personi në fjalë dënimin do ta vuajë në Pejë”, ka thënë zëdhënësi Ibra.
:lol: :lol: :lol: :lol:
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by Bittersweet »

Kta kur duhet spo ngajn kaq shpejt :roll:
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by David Gilmour »

haghghaghagh Kosova e vendi i vakive
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by MaNgupja_nR1 »

ahahah q'jav paska lshue ky R.B-ja
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by V | a G r a »

ja paska bo veti gropen ...

pa marr parasysh a osht dita e rrenav a nuk osht nuk bon me dhan info t' rrejshme ...
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by rock_boy18 »

edhe njoni qishtu e kish thirr IPKO-n ju kish thon u rrzu ni bander i juvi ama ata se kishin honger :lol:
User avatar
username
Moderator
Posts: 3032
Joined: Fri Apr 20, 2007 11:29 pm
Location: Hypocrisy

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by username »

Edhe kjo o aventure.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by Clavicula »

ka lloj lloj edhi, duhet me dite edhe mu zajebat, s'o policia ajo qe duhet mu viktimizu per 1 prill, edhe qeti r,b ja kisha qi ropt e kisha denu kogja si mire me pas munsi :)
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by Adagio »

uhauahuahuauh sa mir :D:D pinokio 20 dit burgim hauauhauh
User avatar
laura rock
Posts: 599
Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
Location: n'Moon

Re: 1 Prilli i kushton 20 ditë burg

Post by laura rock »

s e mbajn as 20 dit:A
Post Reply