Martes mes gjyshes dhe nipit

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by V | a G r a »

Martes mes gjyshes dhe nipit

Image

Ajo 72 vjece, ai 26: «Bejme dashuri tre here ne jave» Zelanda e Re nen shok per historine e dashurise mes gjyshes dhe nipit. Por ata kane blere nje ovul, pastaj e kane fekonduar me spermen dhe e kane mbjelle ne uterusin e nje nene provizore.

ZELANDA E RE – Ka qene dashuri me shikim te pare. Pearl Carter dhe Phil Bailey, respektivisht 72 dhe 26 vjec, jane gjyshja dhe nipi dhe historia e tyre ka bere te cuditet gjithe opinioni publik i Zelandes se Re. Kjo lidhje e zbuluar se pari nga gazeta neozelandeze, New Idea, ka bere shume shpejt xhiron ne gjithe boten dhe eshte fotografuar nga revistat me ne ze. Dy te dashuruarit betohen qe dashuria e tyre eshte autentike dhe nuk jane zmprapsur edhe para kercenimeve te burgut. Me pensionin e saj, ata kane paguar 54 mije dollare neozelandeze (rreth 30 mije euro) per te blere nje ovul, per te fekonduar me spermen e Phil dhe per te gjetur nje grua qe do ta mbillte ne uterusin e saj per nje shtatzani qe do t’i sjelle femije ciftit.

Dashuri me shikim te pare

Ne te vertet gjyshja Pearl, me origjine nga Indiana (SHBA) dhe djaloshi Phil u takuan per here te pare kater vjet me pare, pasi Lynette, nena e 26-vjecarit vdiq pas nje semundjeje te gjate. Pearl ne fakt e kishte biresuar vajzen Lynette kur ishte 18 vjece kunder vullnetit te saj: prinderit e saj shume besimtare katolike, nuk donin ta abortonin dhe menjehere pasi doli ne jete e shtrengojne nenen e re ta jape per adoptim te bijen. Lynette rritet ne nje familje te re dhe ne 1983 nxjerr ne jete Phil. Kur ky i fundit mbushi 18 vjec, nena e tij Lynette i jep dy lajme tronditese: e para qe ajo ishte adoptuar kur ishte ende ne bark. E dyta qe kishte nje tumor ne koke. Djaloshi i ri Phil tronditet dhe i qendron nenes prane gjate gjithe semundjes se saj. Por perpiqet qe te gjeje gjyshen qe Lynette te mund ta shihte te pakten nje here fytyren e nenes se saj perpara se te vdiste. Por Lynette vdes perpara se Phil t'ia dale te takohe gjyshen. Phil vazhdon kerkimet dhe me ne fund njeh zonjen Pearl. Eshte dashuri me shikim te pare dhe te dy pas disa takimesh vendosin te jetojne bashke.

Dashuria ka nevoje per nje femije

Gjyshja i pohon revistes neozelandeze se nuk provon asnje turp per ate qe ka ndodhur: «Opinonet e te tjereve nuk me interesojne. Jam e dashuruar me Phil dhe ai me mua. Shpejt do te kemi nje femije tonin dhe Phil do te jete nje baba i shkelqyer.». Ajo kujton me kenaqesi takimin e pare: «Nga momenti i pare qe e pashe, u ndjeva seksualisht e gjalle». Por lidhja e vertete lindi pas dy javesh. «Nje mbremje darkuam dhe pime vere. E futa ne dhomen e gjumit dhe e ula. Pastaj e putha. Prisja ndonje refuzim, por puthja m’u kthye”. Njezet e gjashtevjecari konfirmon: «Doja ta puthja prape. Isha teresisht i joshur nga ajo. Tani e dua Pearl me gjithe zemren time. Kam qene gjithmone i terhequr nga gra me te medha se une ne moshe, por besoj se Pearl eshte nje grua unikale. Tani dua te behem baba dhe mezi po pres.». Disa muaj me pare dy te dashuruarit kane botuar nje lajmerim ne gazeta per te gjetur nje grua te gatshme per te dhene uterusin e saj per mbjellje. Lajmerimit iu pergjigj 30-vjecarja Roxanne Campbell, e cila per mediat lokale ka deklaruar: «Ne fillim, kur mesova historine e tyre u tremba. Por pastaj konstatova qe behej fjale per nje cift shume te lumtur, qe dashurohej me te vertete. Jam e sigurt qe femija do te rritet me shume dashuri”.

.infoalbania
User avatar
Jim morrison Junior
Posts: 71
Joined: Thu Jul 10, 2008 3:06 am
Location: UNKNOWN

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by Jim morrison Junior »

WHAT THE FUCK!!!! :o :o :o :o :o
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by Adagio »

kakauuu...incesti makes me sick...i kisha blu nmaqin t mishit....!!!!!wtf
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by Clavicula »

Adagio wrote:kakauuu...incesti makes me sick...i kisha blu nmaqin t mishit....!!!!!wtf
:arrow:
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by Vissy Dream »

qfar pallavre....
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by ToxicGirl »

Vissy Dream wrote:qfar pallavre....
qe de :roll:
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by rock_boy18 »

Clavicula wrote:
Adagio wrote:kakauuu...incesti makes me sick...i kisha blu nmaqin t mishit....!!!!!wtf
:arrow:
:arrow: :arrow: :arrow:
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by GzI3mOsS »

qift i lumtun :lol:
User avatar
DemoniCa
Posts: 1313
Joined: Wed Dec 05, 2007 11:15 pm
Location: Kingdom of Loss

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by DemoniCa »

"Ka qene dashuri me shikim te pare" o Diqqqqqaaaaaaaaaaaaaaaaaa :lol: :lol: :lol:
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by GzI3mOsS »

ani kjo gjyshja bajagi .. faqet me sherk pi ju doken :P
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by 6POUNDER »

a ja ka checkirat kontot najkush ksaj plake me kqyre qysh e ka gjendjen financiare
User avatar
kresha7
Posts: 1237
Joined: Sat May 26, 2007 6:36 pm
Location: Somewhere else then you !!
Contact:

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by kresha7 »

:lol: Do me grany!!!
Zank1ce
Posts: 1750
Joined: Sat Oct 08, 2005 3:19 am
Location: 0290/70000

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by Zank1ce »

omege ,shum gerditshem me puth gjyshen
ose nipin psycho.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Martes mes gjyshes dhe nipit

Post by bg82 »

Tash baba i ketij djalit legalisht ka te drejte me martu qiken e ksaj plakes, qe i bjen me pas edhe mbese. Mbesa/sterrmbesa kur te rritet ne baze te gjeneve qe trashegohen mas 2 gjeneratave, ajo ka me u dashuru ne katragjyshin e vet edhe kan me pas ni djale ku ai ka me u dashuru me nanen e ketij djalit (Phil)...

this is how quantum gravity works. ahahaah, u trashegofshin.
Post Reply