Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
GLORIA.
Posts: 580
Joined: Tue Jun 23, 2009 6:04 pm

Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Post by GLORIA. »

Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.
Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin e famshëm.

Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.

Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.

Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.

Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.

Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.

Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë më nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re.

http://www.telegrafi.com/?id=10&a=3770
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by darian »

po presum pra edhe njo 4 5 dit mos po ja nis.. :)
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by Amon Ra. »

Nese nuk ja niss :P....?.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by V | a G r a »

lufta e 3-t botrore veq osht tu ndodh ...

qorrat nuk shohin as me syza ...
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by Ambassador »

rrezik koka puna haha
Zank1ce
Posts: 1750
Joined: Sat Oct 08, 2005 3:19 am
Location: 0290/70000

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by Zank1ce »

ma shum besoj n'filim 2012 se n'luft 3 botrore.
ose ose un skom me prit kur t'ndodh :D
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by David Gilmour »

Ne lufte vdesin shume njerez.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by rock_boy18 »

interesant :p
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botëror

Post by SatanMyMaster »

Un po shkoj azil ne hene se kaq shume kan fol per 1999, 2000, 2001 (edhe n'kuran kete e kan gjetur), 6.6.2006 pastaj 2012 sa mu kon i ligsht pi zemres kish dek njeri.
Mos besoni n'pralla dushkut.
Post Reply