Fundi i botës? Pas dy muajsh, jo në 2012
Moderators: Beka Floyd, bg82, username
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
Fundi i botës? Pas dy muajsh, jo në 2012
Nju Jork, 7 Mars 2011 NOA/Ervin Tirana – Fundi i botës është pak më afër. Pas kërcënimeve katastrofike për vitin 2012, data e re për ditën e fundit të botës është 21 maji 2011. Me dhjetëra pankarta ku shkruhej kjo datë janë hedhur nga manifestues gjatë javës në Times Square.
Manifestuesit kanë shpërndarë fletushka duke tërhequr vëmendjen lidhur me fenomenin në fjalë.
Sipas tyre kjo datë është e saktë pasi garantohet në Bibël.
“Në Bibël – shpjegojnë ata – Zoti thotë se një ditë është sa një mijë vjet.
Pra, në qoftë se një javë është shtatë mijë vjet, ne e dimë se kur Perëndia i tha Noe (emri i një patriku biblik më i rëndësishmi pas Adamit dhe përpara Avrahamit), i cili kishte shtatë ditë për të ikur para shkatërrimit universal, Ai ishte gjithashtu duke i thënë botës se kanë mbetur 7000 vjet për t’i shpëtuar zemërimit të Perëndisë në Ditën e Gjykimit. Shtatë vjet pas vitit 4990 para Krishtit (viti i përmbytjes universale) arrijmë në vitin 2012 pas Krishtit. Por një vit duhet të hiqet sepse kalendari ynë nuk ka llogaritur një vit. Pra, 4990+2011-1=7000.
Por, përse 21 maji? Thjesht: kjo është dita e shtatëmbëdhjetë e muajit të dytë, sipas kalendarit biblik. Dhe përmbytja e madhe ka ndodhur vetëm në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të dytë.
Megjithatë, jo të gjithë janë të humbur: Lajmi i mirë është se dikush mund të shpëtojë, siç thuhet në një nga shenjat më optimiste: “Ndoshta ti je një nga të zgjedhur e Tij dhe do të shpëtohesh para se të jetë tepër vonë”.
a.e./NOA
shum interesant ish kur thojshin veq per 2012 po tash ja nisi ma interesant ,po thojn mas 2 mujve te kqyrim tash , mos po jom un i zgjedhuri hahaha
- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: Fundi i botës? Pas dy muajsh, jo në 2012
s'i t'osht fundi i botes ma mir mos mkallxo hiq
Re: Fundi i botës? Pas dy muajsh, jo në 2012
Mos besoni qesi sene o njerz kqyr jetone jeten hahaha
- laura rock
- Posts: 599
- Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
- Location: n'Moon