Apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Moderators: Beka Floyd, bg82, username

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Post by rock_boy18 »

Image

Simpozium: “KËNDVËSHTRIM I DIVERSITETIT FETAR, KULTUROR DHE SHOQËROR NË BALLKAN NGA PERSPEKTIVA GLOBALE (Përvoja e Fethullah Gylenit si Model dhe Harmonia Ndërfetare në Shqipëri).
Fisi Maya: apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Viti 2012 po afrohet dhe po zvogëlohen gjithmonë e më shumë mundësitë se fundi i njerëzimit do të jetë në vitin që kanë parashikuar Mayat.
Sipas vëllezërve Bohumil dhe Vladimir Bohm, njëri matematicien dhe tjetri profesor i historisë dhe kulturës Maya, planetit tonë do t’i vijë fundi në vitin 2116.

Problemi me parashikimin është se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe përdornin disa kalendarë.

Kalendari fetar kishte 260 ditë ndërsa ai bujqësor kishte 365 ditë. Gjithashtu, javët e tyre zgjasnin 9 ditë. Lidhja mes kalendarëve të tyre dhe kalendarit që përdorim ne është komplekse dhe pas shumë llogaritjesh dhe kërkimesh, vëllezërit Bohm kanë gjetur gabimin e Eric Sidney Thompson (arkeologu që bëri paralelizmin e parë mes dy kalendarëve), transmeton TCH.

Thompson nuk kishte llogaritur një ndërprerje të gjatë në kalendarin Maya që ndodhi për shkak të një lufte. Pasi kanë bërë llogaritjet e tyre, Bohm kanë dalë në përfundim se Apokalipsi do të ndodhë më 2116.

Por, shkencëtarë të tjerë mendojnë se jeta në Tokë është e pamundur të shuhet. Një luftë bërthamore mund të shuajë njerëzimin, por jo çdo formë jete.

As një asteroid nuk mund të vrasë të gjitha krijesat tokësore: kur 65 milion vite më parë një asteroid gjigant (me diametër prej 10 km) goditi Tokën, u shuan speciet që dominonin planetin, por shumë të tjera mbijetuan.

Ne na ngelet te themi e di vetem Zoti.////

po pra, e di vetem Allahu fundin e ksaj bote :D
User avatar
Froese
Posts: 88
Joined: Wed Jan 27, 2010 11:14 pm

Re: Apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Post by Froese »

Shih ti..

Ky verzioni i trete!
Ai tipi qe e parashikoi per 21 maj, e ka pas parapa edhe paraqitjen e Krishtit n'1994-ten :P
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Post by darian »

bravo bre se poget pshtum.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Apokalipsi shtyhet për 104 vjet

Post by rock_boy18 »

ja ka nis mu bo serial ky sen :P
Post Reply