Terror në klasë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Terror në klasë

Post by V | a G r a »

Terror në klasë

Image

Një huligan ka plagosur tre nxënës të Shkollës së Mesme në Ferizaj. Ai i ka gjuajtur me armë zjarri, brenda në klasën e shkollës, pas një zënke. Nxënësit po trajtohen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ministri Enver Hoxhaj, pas kësaj ngjarje, tha se do të angazhohet për sigurinë e nxënësve.

Tre nxënës janë plagosur paraditen e së hënës në Gjimnazin Kuvendi i Arbërit, në Ferizaj. Ata kishin pasur një zënkë të vogël më herët më një person të panjohur, i cili të hënën ishte kthyer për të plagosur me armë nxënësit G. Rama 15 vjeçar, A. Hashani, 15 vjeçar dhe A. Rama 15 vjeçar.

Express ka mësuar se përleshja mes tyre nuk ishte arsyeja e vetme.

Nxënësit dhe djali i cili i ka plagosur ata, pohohet se tash sa kohë kanë edhe konflikt familjar. Ky person, i cilësuar si huligan, ka ikur për shkak të vonesës së policisë për të intervenuar.

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Ferizaj, togeri Agim Gashi, tha se nga hetimet preliminare i dyshuari është identifikuar. Policia, tha ai, është në dijeni tashmë se kush i ka plagosur nxënësit.

"Të tre nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Ai tregoi se njëri prej tyre është më rëndë i plagosur.

“Të tre nxënësit kanë marrë plagë në pjesën e poshtme të gjymtyrëve dhe janë mirë në përjashtim të njërit i cili është pak më shumë i plagosur ", theksoi Gashi.

Policia nuk ka bërë të ditur motivet e rastit, por ka thënë se i dyshuari nuk ka qenë nxënës i kësaj shkolle.

Një protestë në shenjë pakënaqësie për sigurinë e cila mbretëron nëpër shkollat e Ferizajt dhe gjithë Kosovës, nga këshilli i nxënësve të kësaj komune, të hënën është mbajtur një protestë.

Njëri prej nxënësve të këtij këshilli tha se protestën e kanë organizuar për shkak të pasigurisë që ekziston nëpër shkolla.

“Ne kemi dalë këtu që të protestojmë në mënyrë paqësore, njëherësh edhe të kërkojmë nga institucionet komunale dhe Ministrinë e Arsimit që ta ngritin masën e sigurisë në komunitetin tonë”, ka thënë ai.

Rastin si të tillë, e ka dënuar edhe Drejtoria e Shkollës, duke thënë se ky rast i rëndë duhet dënohet nga të gjithë dhe kryesi i sulmit të nxirret para drejtësisë.

Drejtori i Gjimnazit "Kuvendi i Arbërit ", Ali Azemi, gjatë përshkrimit të ngjarjes, ka thënë se personi i dyshuar i është bashkuar turmës së nxënësve të tjerë dhe ia ka dalë që të futet deri te lokali i paraleles X-12, me ç'rast edhe e ka kryer ketë veprim.

"Bëhet fjalë për një rast të rëndë plagosjeje nga një person që nuk është pjesë e kësaj shkolle", theksoi Azemi.

Tre nxënësit e plagosur ndodhën për kurim. Dy prej tyre trajtohen në spitalin e Ferizajt, ndërsa i treti në Qendrën Klinike Universitare, në Prishtinë.

Përveç Drejtorit të Shkollës, për këtë rast kanë reaguar edhe institucionet e larta të Kosovës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite që i bëri Ferizajt, e cilësoi këtë ngjarje si një lajm të keq për Kosovën.

“Lajm më ka prekur. Bashkëpunëtorët e mi po e përcjellin gjendjen nga afër dhe sipas informatave tona, ishte një situatë konfliktuoze e krijuar jashtë objekteve shkollore para disa javëve, por i cili u bart brenda objektit shkollor”, ka thënë Hoxhaj.

Ky incident, tha Ministri Hoxhaj, është akt tejet i dhimbshëm dhe shumë i rëndë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës.

Hoxhaj ka theksuar se tashmë kanë hartuar një strategji për parandalimin e rasteve të dhunshme nëpër shkolla, si përpjekje maksimale për siguri sa më të madhe në të gjitha shkollat.

“Kemi bashkëpunim shumë të mirë në nivel lokal me komunat dhe me Policinë e Komuniteteve. Por, si rast, për mendimi tim, është një rast i izoluar, që përveç shqetësimit dhe lëndimeve që ka sjell nxënësve dhe këtyre tri familjeve, duhet të shihet si rast i izoluar”, ka thënë Hoxhaj.

Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se ky rast po trajtohet nga policia dhe se kryesi i tij është i njohur për policinë.

express
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Terror në klasë

Post by Adagio »

maspari nqdo shkoll ky ministri duhet me vendos roje te sigurimit e jo thjesht KORRILA..po roje..qe mi kontrollu nxansat a mos kan arm me veti..e tani gjithmon me pas dikon qe i mbikqyr..se qishtu gjithmon nese vazhdojn ..ka me pas ksi raste...ndoshta edhe ma fatale.
[M][o][n][n]
Posts: 186
Joined: Fri May 08, 2009 2:51 pm
Location: FERIZAJ

Re: Terror në klasë

Post by [M][o][n][n] »

paj perderisa n'gjimnaz po hin e po dalin nx. si n'pazar normal qe ndodhimn edhe kan me ndodh raste t'tilla.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Terror në klasë

Post by Clavicula »

prej se u hek dajaku pi shkolles u dhi puna, duhet me rikkthy se nuk ndrrojne gjanat mrena nates, na nuk jem popull qe hajm llaf po hajm stupc, k'shtu qe rikthimi i dajakut neper shkolla kish me kan pozitiv.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Terror në klasë

Post by rock_boy18 »

Clavicula wrote:prej se u hek dajaku pi shkolles u dhi puna, duhet me rikkthy se nuk ndrrojne gjanat mrena nates, na nuk jem popull qe hajm llaf po hajm stupc, k'shtu qe rikthimi i dajakut neper shkolla kish me kan pozitiv.
juve atje n'Zheger pendrek ju rrehshin mi ju jep edukat a ??
krejt out je ... s'lejohet rrahja neper shkolla edhe s'bon kurr hiq mu leju !
bile ne disa shtete te ZHVILLUME me bo me rreh nxansi profesorin s'osht pun e madhe a me rreh profi nxansin kaja nonen deri ma n'burg e shtin e prej pune e qesin e duhet me pagu pare e ajt guxo preke ti e le mo me rreziku me rreh... e ti dole the me rikthy dajakun :o
aj kuku a don mu kthy e me met hala n'shek. 20 a qka osht puna jote ???
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Terror në klasë

Post by Adagio »

Clavicula wrote:prej se u hek dajaku pi shkolles u dhi puna, duhet me rikkthy se nuk ndrrojne gjanat mrena nates, na nuk jem popull qe hajm llaf po hajm stupc, k'shtu qe rikthimi i dajakut neper shkolla kish me kan pozitiv.

jojo se as ni profesor ska tdrejt me ta rreh fmiun tond...se ai u shku me eduku jo me rreh..
po gjithqka mundet mu zgjidh me diskutim...edhe me roje te dera..mi kontrollu..
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Terror në klasë

Post by Gu3r||@ »

ooo ajt se mir koka andejna, ktu te na hijn me AK-47sh sa here kan gjujt :p

ktu duhet 2 kere tpolicis, polict mi pas ne oborr.

po as polici ty nuk tvjen, pse me jep aj jeten e vet per tyliqfar budalle, e le mo me arrestu dikond, e me rreziku polici familjen e vet (prej kercenimeve toni).
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Terror në klasë

Post by ToxicGirl »

A ka shum shpesh ksi raste ne shkolla te kosoves qe po e boni kiamet a?

edit: pytje serioze esht, kisha pas qef ni pergjegjje :?
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Terror në klasë

Post by Gu3r||@ »

valla qe te na kush guxon mi ndal balat me arm ty u rras ne gjimnaz, as security sju del perpara, hijn me ker, i marrin nja 2-3 katunarka, i qojn te i 5sti, i kthejn t'qpume.
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Terror në klasë

Post by ToxicGirl »

:o :o :o
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Terror në klasë

Post by Amon Ra. »

S'osht puna as te dajaki i profesorve ne shkollë as te "balat" qe i bojn kto sene po me se shumti osht problemi te perkrahja familajre ne te shumten e rasteve..qe psh:ki raste kur fmija bon probleme ne shkollë edhe i thirret prindi,kur shkon aty tipi i gjuhet profesorit ti bertit pse ti e ke denu djalin ose qiken tem e te atij jo fmija jem so keshtu anej-knej edhe ne fund ka raste qe edhe i kan kercnu profesorat vet prinderit e tash shkon ne shpi i thot djalit ose qikes,ski faj ti mos ta nin shko ne shkollë kerkush s'guxon me te prek ti me ki babë mu edhe keshtu nisin problemet zakonisht neper shkolla,e si pasoj e mos denimit dhe perkrahjes te fmive nga prinderit ndodhin kto tragjedi:S.
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Terror në klasë

Post by bett »

qykjo ku ka ndodh u kan shkolla jem
ktu e kom kry gjimnazin , sa jam kan une 1 rast u kan me thik, qe jan therr ane kne kjo ndodh @Toxic Girl kogjo shpesh naper shkolla e sidomos naper ato shkolla teknike e bujqesi afganistan osht , nuk ka nxans qe nuk shkon n shkoll pa thik ka qe shkon edhe me arme
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Terror në klasë

Post by AC/DC »

Sinqerishte, per te ardhur keq nje veper e tille ne institucionet shkollore.
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Terror në klasë

Post by Gu3r||@ »

qe 1 rast gjimnaz bedri pejani ktu te na , kur jom kon 10ten klas:
u paten rre 2 shok n'klasen perball (paralele) edhe kur jau thirren prind't, u kapen mu rre edhe prind't toni :p
e tash e ksej dite, ata 2t shok jon hala (e babat jon prish) :p
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Terror në klasë

Post by psy »

Gu3r||@ wrote:qe 1 rast gjimnaz bedri pejani ktu te na , kur jom kon 10ten klas:
u paten rre 2 shok n'klasen perball (paralele) edhe kur jau thirren prind't, u kapen mu rre edhe prind't toni :p
e tash e ksej dite, ata 2t shok jon hala (e babat jon prish) :p
ahahahahahahahahahaahhahahhaahahahhahahahaha
Post Reply