Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Muki Vojvoda »

Gjate festes se Bajramit...ne hotelin Pallace ne Mitrovice pas nje zenke nje qytetar i thjesht ka arritur te i rrah 2 polic te njesis speciale dhe te ua merr revolet...ku me pas i dyshuari ka shkuar ne stacionin e policis ku vet e ka lajmru rastin dhe i ka dorezuar revolet ne stacion.
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Vissy Dream »

Muk shqiptar apo shka koka kon aj tipi?
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Muki Vojvoda »

Shqiptar.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by V | a G r a »

Lajmi i plot

Rrihen dhe iu merren armët dy policëve

Image

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile, kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Rrahja mes dy policëve dhe disa personave të tjerë kishte nisur në parkingun para objektit hotelier “Palace” të komunës së Mitrovicës.

Policia në Mitrovicë konfirmon se rasti ka ndodhur rreth mesnatës, ndërsa policia në vend të ngjarjes ka takuar viktimat e këtij rasti, pjesëtarët e policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, me lëndime të dukshme, kryesisht në pjesët e kokës.

Dy të lënduarit, janë dërguar fillimisht në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, prej nga janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Në bazë të hetimeve të para, dy viktimat, nën rrethana ende të pasqaruara, janë futur në një konfrontim verbal me një person, që ka eskaluar në përleshje fizike.

Dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu janë marrë armët zyrtare gjatë përleshjes, njofton policia. Nuk është e qartë nëse në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë më tepër persona.

Një plumb i vetëm është shkrepur nga arma zyrtare e policit, gjatë përleshjes me të dyshuarin.

I dyshuari apo të dyshuarit, kanë arritur që së bashku me dy armët zyrtare të policëve të Kosovës të ikin nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policorë nuk kanë arritur që deri në këto qaste të intervistojnë në detaje dy viktimat e rastit, marrë parasysh gjendjen shëndetësore të tyre. Policia ka arritur që të kuptojë emrin e së paku të një të dyshuari të mundshëm të përfshirë në këtë rast, ndërsa janë bastisur dy lokacione, një shtëpi private dhe një lokal në Bajgorë të Mitrovicës, pronë e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes, hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë, pistoleta të kalibrave të ndryshëm, për të cilat i dyshuari nuk posedonte autorizim dhe së bashku me to edhe 10 copë fishek, një karikator të zbrazët dhe një palë dylbi të pushkës. Të gjitha këto janë evidentuar në listën e provave materiale të sekuestruara nga policia.

I dyshuari kryesor i implikuar në rastin e sulmit fizik dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, M.I. (1976), i është vetë dorëzuar autoriteteve policore në sektorin e hetimeve në Mitrovicë, rreth orës 8, të mëngjesit të sotëm, ndërsa i njëjti ka dorëzuar të dy armët zyrtare, “Glock 9x19mm” të marra nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit publik, i dyshuari i arrestuar është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si vepër penale kundër jetës dhe trupit si lëndim i rëndë trupor

express
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Gu3r||@ »

dammnn, e di qe boll gorrilla jon njesia speciale , veq ky tipi te koka kon far 3 ne 1 :s
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Adagio »

chuck norrisi shqiptar hauhauah
User avatar
SatanMyMaster
Posts: 154
Joined: Tue Apr 13, 2010 2:27 pm
Contact:

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by SatanMyMaster »

Askund nuk po shkruan se kane qene pjestare te njesise speciale.
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Muki Vojvoda »

Kta kan qene pjestar te njesis speciale po nuk e di pse nuk e paska cek expressi.
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Emcee »

Prom kur e kom ni nLajme masi skom dek tu kesh, ani as te RTK-ja nuk than qe jan kan speciallca..
User avatar
laura rock
Posts: 599
Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
Location: n'Moon

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by laura rock »

Policet tanë jane me te mirët:P
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Amon Ra. »

Çfarë polic jon ktu do prej tyre boll qe e ka lon veq me dy ky tipi...:P
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by John Lennon »

sa per at pun..une kum pa njeri qe i ka pshurr dajak 3 speciallsa..para Cocktaillit npz ne ortakoll..si like mu qu per bes..ama kur erdhen perforcimet masnej...:)
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Bittersweet »

Edhe n'Rahovec ka ndodh para do nete.. Me ni nej,jon dal jasht e ka rreh policin edhe zo ska guxu me lshu,se krejt kafiqat qe jon kon perreth kqyrshin :P . S'eshte per tu quditur.
Zank1ce
Posts: 1750
Joined: Sat Oct 08, 2005 3:19 am
Location: 0290/70000

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by Zank1ce »

ata qe jon speciallsa sdo me thon qe mujn me qa dru.
a po kuptoni?
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Qytetari i thjesht rrah 2 polic te njesis speciale

Post by bett »

specialsat mi rreh
bullshit
e polic t thjesht as nuk po dyshoj
Post Reply