Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

Post by V | a G r a »

Tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

Image

"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë" në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para do kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.

Siç njofton agjencia e lajmeve INA, e vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e "KB Lirisë".

Nga Klubi i Basketbollit "Liria" deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se, kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe "puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqendruar për të zvogëluar dallimin e pikëve

Lëvizja Qytetare Zgjohu! dënon ashpër djegien e flamurit kombëtar shqiptar dhe thirrjet raciste kundër popullit shqiptar nga ana e huliganëve të vetëquajtur “City Park Boys” në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Rabotniçkit dhe Lirisë në Shkup.

Me këtë rast, Lëvizja Zgjohu! kërkon nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin masa përkatëse kundër huliganëve dhe daljen e tyre para drejtësisë, në të kundërtën për akte të ngjashme në të ardhmen.

Zgjohu! gjithashtu kërkon nga Klubi i Basketbollit Rabotniçki të dënojë këtë incident të rëndë dhe të distancohet nga huliganët dhe të bëmat e tyre që në emër të përkrahjes për klubin shprehin urrejtjen për të tjerët.

Burimi i Lajmit:
Express & INA
Post Reply