Ata duhet të skuqen !

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by SadButTrue »

[CORNHOLIO] wrote:hahahahahah shum i kish hije ne fund me sheshir edhe me ngjyr, kombinim fenomenal !
:lol: :lol:

vetem edhe ngjyra e verdh i mungonte kti muti...


bravo VV
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by hp11 »

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

hallall ktyne djemve...kurgjo s'o kjo...ky MUT lyp me thy n'kurriz...rektor ma t'poshter e ma komunist se ku s'ka pas kurre UP-ja...
me krejt kete mjerim qe e ka kaplu Kosoven pat desht me shtrejtu semestrin...
e ka rrit numrin e studentave sivjet per 5000 ma shume...e masnej kur po vjen afati i provimeve studentat tu sill neper korridore t'fakullteteve tu mos pas ven as ku me hi me bo provim...
Infrastruktura edhe Higjiena neper fakulltete jon zero...
Ky edhe pse i ka bo 65 vjet nuk ka dal n'penzion...
Numri zyrtar i pranimit t'studentave neper fakulltate le qe plotesohet...po masnej rritet 100% mas afatit... Katastrofa ndryshe s'osht...
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by hp11 »

Universiteti publik i Prishtinës, Universiteti i qytetarëve të Kosovës u themelua 41 vjet më parë, si zbrapsje e Jugosllavisë së atëhershme përballë kërkesave të shqiptarëve të Kosovës që me 1968 u thanë më bukur e më qartë se asnjëherë më parë. Vetëm pas ngritjes së popullit u fitua e drejta për shkollim të lartë e shqiptarëve në gjuhën e tyre, në Universitetin që u takonte. 30 vjet më pas filloi degradimi i kësaj të drejte kaq qenësore dhe kaq domethënëse në një “shërbim publik” që kryen shteti për ata që kanë. Them “për ata që kanë” sepse politikat që ndoqën qeveritë dhe rektorët që zgjidheshin me presione politike përmes sms-ve për 11 vitet e fundit bënë që universiteti publik të mos jetë më i gjithë publikut por vetëm i atyre që kanë ose që gjinden disi me të hollat.



Ishte i pari Mujë Rugova ai që në kohën kur bota po kalonte nëpër krizën ekonomike e kur Kosova po thellohej në krizën e saj të kahmotshme ekonomike (gjendje për të cilën kontribuan eprorët e partisë prej nga vjen), ai propozoi që pagesat për semestër të ngriten nga 50 euro në 100 euro. Në Kosovën që ai e krahason pa të drejtë me vendet e rajonit, se ne më të varfërit jemi, në Kosovën ku paga mesatare është 200 euro. Merreni me mend, edhe po të punojë një student (e që s’punon dot se papunësia kalon 40%) gjysma e pagës do t’i shkonte për pagesën e semestrit. E çfarë të bëjë ai prind që duhet ti japë 100 euro nga rroga e tij për fëmijën e tij student, e në fakt 200 euro duhet t’i mbulojnë shpenzimet për një familje të tërë? Kjo ju duket absurde, por po të shohim politikat që ka ndjekur qeveria e partisë së tij ne e kuptojmë pastaj që ata duan ta shkurtojnë buxhetin për Universitetin publik (për arsimimin e brezave që po vijnë) dhe me paratë që nxjerrin nga këto shkurtesa të financojnë sektore të tjera që do t’i sjellin vota dhe pasurim anëtarëve të partisë së tyre. Mbase xhipi sportiv që ka blerë rektori ka të bëjë me shtrimin e rrugëve që bënë kolegu i tij i partisë në të gjithë cepat e Kosovës, dhe jo me qëllim që të shtrojë rrugët po për të vjedhur tendera. Jo se jam kundër rrugëve, por kundër hajnisë po.



Pagesat për semestër nuk i rritën dot. Qendra STUDIM KRITIKË VEPRIM bëri aksione dhe thirri për protestë. U mbajtën dhjetëra tubime me studentë të cilët pa asnjë hezitim përkrahnin protestën e drejtë. Një ditë para protestës, rektori mblodhi “vasalët” e tij nga Parlamenti i Studentëve (“i studentëve” i thënçin se vetëm i studentëve s’është) dhe vendosën të tërhiqeshin. Zgjidhje tjetër s’kishin se po të mos ndodhte kështu, do t’i zbrapste pastaj grushti i studentëve.



U zgjodh me sms, i erdhi koha të dalë në pension, por jo! Atë nuk e nxorrën në pension, madje tani që ju po lexoni ai është shkelës i ligjit, i cili për shërbyesit civil parasheh daljen në pension pas moshës 65 vjeçare. Nuk e pensionuan sepse u duhet për vendime të tjera. Kujt? Nuk e dimë me saktësi cilëve, por një gjë është e sigurtë, ose strukturave politike ose parapolitike të PDK-së.



Për herë të parë UP-ja ndodhet në krizë financiare, do kohë më parë u shkarkua një sekretar për parregullësi financiare. Krejt këto ndodhën nën rektorimin e Mujit dhe nën përkujdesjen e zanave të PDK-së që e ushqejnë Mujin e tyre herë me luks e herë me informacione për kundërshtarët e tij. Mendojnë se të gjithë kemi sekrete, por harrojnë se jo të gjithë kemi bërë krime. Dhelprës plakë që i ishte djegur bishti, thoshte: “U kall krejt Dynjaja!”



Dhe çfarë nuk u bë në këtë Universitetin tonë, Universitetin publik të Prishtinës. Merreni me mend, marrim 10-ta duke i “studiuar” skriptat 30 faqëshe të hartuara nga ndonjë asistent, i njohur i Mujit. Kushtëzohen 10-tat nga profesorët me blerjen e librave të tyre. Bleje librin, ta nënshkruan profesori dhe... Urime! More 10!



Shumë studentë nuk e kanë pasë rastin ta dëgjojnë profesorin e tyre duke ligjëruar, pasi ai bart funksione të tjera dhe vie në universitet vetëm sa për t’i dhënë nënshkrimet. Kur është puna te burokracia janë të gjithë në kohë. Rroga që marrin nga tatimet e qytetarëve të Kosovës, prindërve tanë, vazhdon tu ecë.



Bibliotekat tona janë boshe, ose me libra të trashëguar nga Jugosllavia, gjysma e tyre në gjuhë që se kuptojmë. Ligjëratat mbahen me nga 300 studentë brenda një salle. Cili është ai profesor aq i aftë sa të përcjellë qindra vetë dhe ti vlerësojë drejtë ata? Sallat e leximit të vogla kudo. Studentët e mjekësisë zgjohen para mëngjesit për të zënë vendet, një numër i madh mbeten jashtë. Kolegët tanë në konvikte kequshqehen e mbahen në dhoma të vogla përplot lagështi, ndërsa banjot e përbashkëta rrezikojnë të përhapin epidemi. Kolegët tanë në arkitekturë nuk studiojnë dot pa pasur para të majme për t’i realizuar maketat e punimet e tyre që kushtojnë. Laboratoret e Fakultetit të Shkencave Matematike e të Natyrës ngjajnë në kuzhina të vjetra me enë të koroduara. Në çdo fakultet të Universitetit ligjërohet dobët (përjashtime ka sigurisht). Shumica e literaturës është avanturë pseudo intelektuale e disa profesorëve. Pa le që punime shkencore të mirëfillta e të vlerësuara ndërkombëtarisht nuk kanë dalë nga UP-ja këto vitet e fundit. Kur ne i vumë këto kërkesa në xhipin e rektorit në oborrin e rektoratit, rektorati lëshoi një komunikatë sipas së cilës kërkesat tona nuk përfshinin detyrat dhe autoritetin e rektoratit. Për çka mendon zotëria se është rektor? Që t’i shërbejë Qeverisë apo Universitetit? Studenti i uritur, i keqtrajtuar, i fyer në dinjitet, i poshtëruar, pa mundësi studimi, mund të studiojë?



Ku do të shkojë ky vend me studentë që nuk kanë studiuar, jo pse s’deshën po se nuk i lanë? Dëmi që po i bëhet Kosovës me mungesën e një programi cilësor arsimor do të jetë dëm që do ta shohim pas disa vitesh. Përfunduam lëndë të tëra me skripta 30 faqëshe dhe sigurisht më së shumti do të arrijmë të jemi punëtorë të thjeshtë të koorporatave të huaja që po i ndërsejnë qeveritarët tanë duke ua shitur lirë pasurinë tonë. Rinia e shëndoshë e Kosovës në vend se të ngritet intelektualisht, do të shfrytëzohet si krah pune për kombet e plakura të botës.



Ju s’doni që ne të studiojmë, ju na doni të padijshëm e gojëkyçur. S’jemi pra, as të padijshëm e as e mbajmë gojën mbyllur kur shohim padrejtësitë. Për më tepër ju e doni këtë popull pa dije, që t’i miratojë vendimet tuaja të padrejta. Ju doni ta shpronësoni popullin nga pasuritë e tij dhe nuk e doni si popull, si qytetari që realizon të drejtat e saj, por e doni si një tufë delesh që ti grahni ka tu vijë qejfi.



Juve duhet t’u vijë turp, duhet të skuqeni prej turpit. Dhe meqë jeni të paturp, ju skuqim ne.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by David Gilmour »

s'kom kurrgjo pro Muje Rugoves, ama qajo sjellje osht e sjellje e pajustifikushme, sjellje vandale, s'di s'di veq njeri pa etike mundet me bo kshtut, me ngjyros ni plak me ngjyre t'kuqe osht skandal
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by hp11 »

pleqt duhet me dal n'pension!
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by AC/DC »

@Hp11, shum i mir si shkrim ky qe na solle, por prap se prap nuk e justifikon vepren e tyre, nuk jam kunder qe t'protestohet po jo n'ket form! Ka me dhjetra qindra persona tjer qe ia vlen m'u "skuq" n'ket form, po s'ju bojn, athu "PSE" ? Pse s'ja bojn Hashim Thacit, Fatmir Sejdiut, Ramush Haradinajt etj., udheheqs, kta qe i permenda jon pergjegjs per shkretimin e krejt Kosoves edhe s'ju bojn "sende" t'tilla e atij ja bojn per fakultet qe edhe aty s'i gzon tona kopetencat e plota!

"Para save UP-ja u kon n'gjendje t'mjerushme edhe nese o prap qashtu i mbroj studentat (e cdo kond qe proteston) por s'i mbroj "protestat" n'ket form qe jon bo prej Vetvendosjes, gjest shum i ult".
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by David Gilmour »

hp11 wrote:pleqt duhet me dal n'pension!
qysh ta AC/DC jane 2353465467345 menyra te tjera per me protestu
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by psy »

Muje Rugova ish rrezik me e hupe synin prej pikave t'depertume n'sy...e ju luni koqe...
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by hp11 »

:mrgreen: Jeten mos o tu dasht me hup...leni more foret...ngjyra kerkujna s'ja ka hup synin...veq per me bo t'madhe kete sen po thojn jo lekura ju ka infektu jo veshi jo shpina jo barku...pallavra...


@AC/DC

protesta osht forme demokratike e shprehjes t'pakenaqesise...edhe shume ma forme adekuate osht qekjo me bo me ngjyre se mu mledh krejt studentat edhe me bo hallakam...me bertit e me thy e me kall...si qysh bojn shumica e studentave n'bote kur t'qohen n'protesta...po na qashtu qysh e kena udheheqesine e Universitetit t'lodht e t'krymt...qashtu ka edhe studenta plot...qe s'ja varin fort kushteve...me rendesi per ta me msu 1 skripte...me marr 1 note...mi kry provimet...me diplomu dikur...edhe t'nestirt mu "fry" para dostave edhe mahalles "Qe un kom diplomu" ...a n'fakt ala osht anlafabet...
Na n'fakulltet prej 5 lendeve qe i kena me 1 semester...4 prej tyne s'kan pas libra...bile nja 2 as skripta...a n'provim lypet prej teje mi zgjidh detyrat...mi plotesu pytjet...qysh munesh me zgjidh 1 detyre kur profi se zgjidh...assistenti thot se di..? Me rendesi per ta qato dy ore qe i kan me spjegu...folin si mu kon tu e ngu radion gjysen e ksaj kohe thojn pushim edhe tani jo s'po msojn studentat...besom qe shumica edhe pse teper mundohen me msu edhe me kallxu sukses s'kan mundesi.. N'qesi niveli osht universiteti i Prishtines...e dikush per kto duhet mu kon pergjegjes a po??
Konviktet edhe menzja - me thon jon ksuhtet katastrofe...pak osht,s'munet mu permbledh veq me fjalen katastrofe...veq qe si kan kushtet njerzit hiq...se garant as 1 dite s'kishin nejt aty.. M'kallxoj 1 shoke...tha 1 dite kesh n'menze me honger buke kishe...tha dola,s'mujta...tha e kishin lag buken edhe e kan nxe veq...qajo qe ju ka tepru gjate javes...ja u kan qit me honger n'vikend... Higjiena zero...tu i fshi tavolinat ku hajn buke me fshise t'rrugve... N'shumicen e fakulteteve s'munesh me nejt neper koridore prej erave t'kqija...se pastertia n'minus jo n'zero... Ton dimrin ka plas plot ligjerata qe s'jon majt, studentat s'kan mujt me msu n'fakulltet neper salla t'leximit se u kon minus 10 grade...mos ma shume...S'di edhe pse po mundohna shume me gjet t'pakten 1 sen pozitiv...po s'kaaa

Dikush pergjegjesine duhet me majt...e i pari qe osht kompetent o Muje Rugova...i cili o thys i ligjit...edhe me bo me ngjyre o seni ma i pakt qe e meriton...
User avatar
Evermore
Posts: 4094
Joined: Sun Sep 07, 2008 10:23 pm
Location: Atlas Air

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by Evermore »

a po m'kallxon dikush, pse bash me ngjyre t'kuqe?
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by [CORNHOLIO] »

a)3+3?
b) 6
a3*3?
b) 9
a) hajt thume 1 ngjyre shpejt
b) e KUQE!
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by AC/DC »

@Hp11, pe muj me marr me mend qysh o gjendja n'universitet edhe qysh thash n'postim t'par s'kom kurgjo kunder dej ktu, po te "protesta", qysh me protestu ?! T'a marrim ni shembull, kur profesori don me ju rrit rroga, veq qohet n'grev 2-3 dit edhe ndermirren masa edhe rriten rrogat per profesora, pse mos me ndodh edhe me studenta ? Mu qu studentat me thon s'dalim n'shkoll dej t'plotsohen kerkesat tona, dej t'a pushoni Muje Rugoven etj., perderisa studentat s'dalin ather s'o qare pa ju plotsu kushtet ose pa e pushu Muje Rugoven, se me qit "protest" s'kan bo kurgjo hiq, Muje Rugova prap ka me kon aty dej n'penzion ose dej t'bohet protest mir e mendume.
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by hp11 »

AC/DC

s'po t'njoh personalisht...as s'pe di sa vjeqar je...as a je n'UP as prej kahit je...veq prej postimit po m'doket qe s'koke student n'UP edhe s'koke bash i mire inforumum per UP-n...

Faktikisht Muje Rugova s'pari osht pensionist...se i ka 66 vjet...dmth osht tu e thy ligjin qe 1 vjet qe s'po del n'pension...dmth osht tu e majt postin dhunshem...
Studentat jon t'shkrete...edhe tuten...edhe s'kan faj qe tuten...se si kta djemt qe e kan bo me ngjyr p.sh. Kta dy sigurte i perjashtojne tash...dmth kta ja shohin sherrin veq pse kan shpreh paknaqsi...per shakak se studentat s'mujn mu bo bashke krejt per me protestu per shkak t'disa "tucave" tani krejt kjo teze bjen poshte..Profesorat e UP-s jon qaq "komunista" t'perbetum...sa qe me ndodh diqka qeshtu...bon ala ma "t'kqij" se qe jon...ka plot raste qe profesori i hakmerret studentit veq pse e ka kundershtu gjate ligjeratave profin...se le mo me bo najsen ma shume..
mu po m'dhimen kta dy djemt shume...edhe pse po menoj qe me plot t'drjete e kan bo qat sen...
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by Muki Vojvoda »

Cfardo qoft ngjyra kta lopt nuk eshte me ja gju perveq ne tesha edhe ne ftyre. Se ngjyrat kryesisht permbajn substanca qe njemend jon te rrezikshme teper me te ra ne sy,a e ki pa dhe molerat qe lyjn mbajn kapelat(kaqketat) qe ma se shumti me i ru syte.
Pavarsisht deshtimeve e kushdoqoft Muje Rugove,per shkak te moshes se tij nuk bohet nje sjellje e tille vandaliste shesheliste sllaviste flliqiste.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Ata duhet të skuqen !

Post by psy »

@Zastava,

po edhe n'rrezik jete ish. Me u qu krejt katunaria e VV-se, me i ra sholes n'dy gujt masdarksh, ju kllaba e juve ose jau justifikoni desertin ose ju bashkangjiteni. Hajt pashe familjen mos ma tesh. Kumedit qka me kon, syni s'ka shake oj lope, a e din qka osht me met pa sy. E si musliman lutu mos me hupe, e mos bo bal krejt, se mu keni bo morra para syve mu keni bo. Kurre ju nuk nalni me menu e me logjiku po i merrni qashtu senet qasht shabllon, veq hajt, si me pas kon fjalt e tij fjale t'Zotit. Veq kape lexoja shkrimet Albin Sheshelit, asnjo n'njejs s'ta ka, krejt n'shums, popullizem t'qykavt prej dites t'pare, tu jo fole t'vertata (perjashto korrupcionit qe mo edhe fmia n'djep e din), po QKA TY T'PELQEJNE me kon t'verteta, veq sa me ti kalle hormonet dej te hongsh mothaz naj dite. Ati kurre fjali t'perbome smunesh me i gjet n'tekste, veq siologjizma qe n'fund me i dale atina krejt mire edhe si poenta nevoja e domosdoshme me e qite ato n'pushtet. Kini me deke mutanta, e t'hipnotizum prej tina ni dite u pizdu. Hala sjau niva 'zgjedhjen' qe e ofrojne per Mitrovice. Qka u bo ? Naj marrje e Sanxhakut t'Toplices po parashihet a qka ?
Post Reply