Ndërron jetë këngëtarja Emmy

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Ndërron jetë këngëtarja Emmy

Post by V | a G r a »

Ndërron jetë këngëtarja Emmy

Image

Ka ndërruar jetën në spital Elsina Hidershaj, këngëtarja 21 vjeçare e njohur me emrin e artit, Emmy.

Këngëtarja u përplas me makinë qëllimisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nga ish i dashuri i saj Aziz Kelmendi, 44 vjeç, biznesmen.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

Policia ka vënë në pranga 44 vjeçarin.

Shërbime të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë së Qarkut, arrestuan biznesmenin kosovar të hoteleve e restoranteve Aziz Kelmendi si autor i ngjarjes. Ky i fundit mësohet të jetë justifikuar me faktin se pas një grindjeje për motive të dobëta ka qenë vetë 21-vjeçarja e cila ka tentuar të hyjë me forcë në automjetin e tij, dhe për pasojë ajo është tërhequr zvarrë dhe përplasur gjatë tentativës së vetë atij për t’u larguar me makinën.

Burimi:
Kosovalbaner
Post Reply