Vritet Osama Bin Laden

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Vritet Osama Bin Laden

Post by V | a G r a »

Vritet Osama Bin Laden

Image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur ( Osht VRA ) . “Drejtësia është shpënë në vend,” u shpreh presidenti.

Obama foli mbrëmë pak para mesnatës në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, ku konfirmoi se një operacion i trupave amerikane kishte rezultuar në vdekjen e Bin Ladenit. Udhëheqësi i al-Kaidës, tha presidenti, u vra në një kompleks në Pakistan.

Presidenti shpjegoi se vjet në gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s Leon Paneta se mendohej që Bin Ladeni ndodhej në Pakistan. Presidenti kishte udhëzuar agjencitë e zbulimit të përqendroheshin në konfirmimin e vendndhodhjes së tij. Para një jave, shpjegoi më pas presidenti, ai ishte informuar për vendndodhjen e saktë të Bin Ladenit në Pakistan dhe kishte autorizuar një operacion të kujdesshëm nga një njësi e vogël speciale për sjelljen e tij para drejtësisë, gjë që u kurorëzua me sulmin e djeshëm:
“Sot, me udhëzim timin, forcat amerikane ndërmorën një sulm që përfundoi me vrasjen e Osama Bin Ladenit. Sulmi u krye me kujdes për të mos lënë mundësi për lëndime në radhët e trupave amerikane dhe për të shmangur viktima në radhët e civilëve”.

Kanë kaluar afro 10 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 nga operativët e Al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.Me i kerkuari ne listen eterroristeve Osama Bin Laden eshte vrare ne Pakistan, deklaruan autoritetet amerikane te dielen ne mbremje. Bin Laden ishte udheheqesi i rrjetit terrorist Al Kaida e cila ka pergjegjesine per sulmet e 11 shtatorit kunder interesave amerikane ne New york.
Zyrtaret amerikane thane se forcat e tyre ushtarake kane tashme trupin e Osama Bin Ladenit.
Si frymezues dhe organizator i shume veprave terroriste kunder Amerikes dhe perendimit dhe si pergjegjes per vrasjen e mbi 3000 njerezve te pafajshem ne Qendren Boterore te tregtise ne Nju Jork, Bin Ladeni kishte nje nam nderkombetar.
I lindur ne Arabine Saudite dhe i stervitur si luftetar guerrilas, ai organizoi nje rrjet nderkombetar te terrorit duke grumbulluar para dhe rekrutuar te rinj nga radhet e besimit musliman dhe duke i stervitur ata ne Afganistan

Kosova dhe Shqipëria përshëndesin eliminimin e Bin Ladenit

Kryetarja e Kosovës Atifeta Jahjaga dhe Qeveria e Kosovës kanë përshëndetur vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden. Presidentja dhe Qeveria e Kosovës konsiderojnë se prej sot bota është më paqësore. Edhe Zyrtarët e Shqipërisë përshëndetën vrasjen e Osama Bin Ladenit si goditje të madhe ndaj terrorizmit botëror. ...
Postuar: 02:31:31 / 02.05.2011
Presidentja e Kososvës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një deklaratë për media lidhur me lajmin për vrasjen e Osam bin Ladenit, ku thuhet se “prej sot bota është më paqësore, prej sot njerëzit janë më të sigurt të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre”.

“Kryeterroristi Osama bin Laden mori dënimin e merituar pas gjithë vrasjeve, vuajtjeve, dhimbjeve dhe dëmeve që i shkaktoi botës. Drejtësia u vu në vend. E mira fitoi kundër të keqes. Njerëzit do të jetojnë në paqe, në përparim, të patrembur dhe të parrezikuar. Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është në funksion të paqes, të prosperitetit, të sigurisë për të gjithë, në mbrojtje të jetës dhe të dinjitetit të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë potencohet se Republika e Kosovës, populli i saj e mirëpritën lajmin për eliminimin e kryeterroristit të botës, duke qenë të ndërgjegjshëm dhe të falenderueshëm për intervenimin e NATO-s në Kosovë, disa vjet më parë, kur u ndal lufta dhe spastrimi etnik, u vendos paqja dhe stabiliteti në rajon.

“Kosova në luftën kundër terrorizmit është përkrah SHBA-së dhe BE-së, për një botë më të mirë, në të cilën njerëzit e të gjitha besimeve, të gjitha racave, të gjitha kombeve bashkërisht do të ndërtojnë të ardhmen prosperuese”, thuhet në fund të deklaratës së presidentes Jahjaga.

Qeveria e Kosovës po ashtu nëpërmjet një njoftimi, vlerësoi se vrasja e liderit terrorist të Al-Kaidës, Bin Ladenit shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen.

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përgëzon forcat amerikane për operacionin e suksesshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al-Kaidës, Bin Ladenit shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen. Në këtë moment kthese, populli i Kosovës ndan me popullin amerikan ndjenjën e shpresës dhe solidaritetit për një jetë me të sigurt dhe më paqësore. Kjo ngjarje, është një moment i përkujtimit për të gjitha jetët e humbura në luftë kundër terrorizmit, dhe një moment i shpresës se e mira do të ngadhnjejë mbi të keqen”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Edhe Zyrtarët e Shqipërisë përshëndetën vrasjen e Osama Bin Ladenit si goditje të madhe ndaj terrorizmit botëror.

Kryetari i shtetit,Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, ministria e Jashtme dhe opozita e quajtën vrasjen e Bin Ladenit fitore të koalicionit kundër terrorizmit.

Shqipëria garantoi se do të mbetet e vendosur në krah të Shteteve të Bashkuara për një botë të sigurt, paqësore dhe demokratike.

Pas njoftimit për vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnë presidentin e SHBA-së, Barack Obama....

“Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë”, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike, raporton Reuters.

“Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë t’iu shkatërrojmë”, përfundon mesazhi i shkruar në arabisht,

Transmeton Top Channel.
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by ToxicGirl »

Pse nuk e kan arrestu por e kam mbyt? Pse nuk e kan vorros? A festohet vdekja e dikujt? :/
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by rock_boy18 »

e kishin mbyt kta po ashtu edhe disa pjestar te familjes ...
smu dok hiq e arsyshme me hedh n'det (N)
edhe mendoj se e kan mbyt shum vjet ma heret ama publikimin e vdekjes t'tij e kan bo sot .
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by GzI3mOsS »

qudi qysh stka marr C.I.A si shum i menqem qe je :D
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by rock_boy18 »

momentalisht jom n'pushim e pe perdori kit periudhe per mu marr me rastin tond met qu atje ku e ki vendin :D
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by V | a G r a »

N' amerik po festohet ...

Image

Ndërsa Euronews thot se foto që e kan publiku osht e rrejshme, pra osht e krijume me photoshop ...



Un mendoj qe osama osht gjall , nuk besoj se e kan vra, po edhe nese e kan vra jo veq amerika po i gjith globi osht n' rrezik hala ma t' madh se sa qe osht kan e rrezikume ...
zUana
Posts: 58
Joined: Tue May 03, 2011 2:04 am

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by zUana »

s'dek bre ky se llegend osht
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by ToxicGirl »

e kana mbyt edhe e kemi gjujt n'uj, ok por ku jan imazhet ose video te vdekjes tij??
Por çka fiton amerika me rrejt?
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by darian »

kijameti nuk o larg..
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by David Gilmour »

del ku tdel kur tdek njeri s'ban me festu,

shnosh krejt per veti :)
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by GzI3mOsS »



hajde de ..
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by rock_boy18 »

qe video qe ta provon vdekjen e osames
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by bett »

edhe na e patem festu kur pat dek milloshoviqi
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by rock_boy18 »

valla sdi per kon e ki fjalen ama knej ka jetoj un sjon gzu kerkush ... krejt kemi pas qef me pa tu vujt nburg ...
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Vritet Osama Bin Laden

Post by Emcee »

rock_boy18 wrote:valla sdi per kon e ki fjalen ama knej ka jetoj un sjon gzu kerkush ... krejt kemi pas qef me pa tu vujt nburg ...
skoke Mitrovicali pra..
Post Reply