Presidenti serb Boris Tadiq ka konfirmuar se sot në orët e mëngjesit është arrestuar i shumëkërkuari nga Tribunali i Hagës për krime të luftës dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, Ratko Mladiq ...
Ndërkohë, portali “Blic” bënë të ditur se Mladiç është arrestuar në Serbi dhe se ai ka shfrytëzuar dokumentet e falsifikuara me emrin Milorad Komadiq. Pas arrestimit është bërë analiza e ADN-së për t’u verifikuar identiteti i tij.
Mediat serbe njoftojne se Mladiq u arrestua në Serbi, në lokalitetin Lazarevë, komuna e Zrenjaninit, Vojvodinë.
Profili i Mlladiqit
Gjenerali famëkeq i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq është lindur ne Bozhanoviq, të komunës së Kalovinikut në Bosnjën Lindore në mars të vitit 1943.
Babai i tij, një komunist partizan ishte vrarë në luftë kundër gjermaneve dhe kroatëve, kur ai ishte vetëm 2 vjeq. Një gjë e tillë besohet të ketë ndikuar edhe në inkuadrimin e tij të në moshë shumë të re në ushtrinë jugosllave.
Gjatë luftës së përgjakshme të vitit 1992-95, Mlladiqi is komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës, kishte mbikyqyrur rrethimin 3 vjeqar e gjysëm të Sarajeves, ndërkaq forat e tij kishin marrë nën kontroll rreth 70 përqind të territorit të Bosnjë e Hercegovinës
Marrëdhëniet e tij me patronin e tij politik, liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, thuhet se shpeshherë kanë qenë të ashpra. Që të dy pretendonin të kishin rolin kryesor, duke u bërë si dy palë në bisedimet me të dërgurarit e OKB-së që në atë kohë tentionin ti jepnin fund luftës në Bosnjë.
Përderisa Karaxhiqi ofronte bashkpunim, ushtria e udhëhequr nga Mlladiqi, vazhdimisht i injoronte marrëveshjet.
Përpjekjet e Karaxhiqit për të hequr nga pozita Mlladiqin, u zbehen më 1995, kur ai filloj ti bindej urdherave të tij
Në korrik të vitit 19995, Tribunali i Hagës ngriti aktpadi ndaj Mlladiqit dhe Karaxhiqit për gjenocid gjatë shtetrrethimit të Sarajevës. Në nëntor të vitit 1995 që të dy u ngarkuan me akuzën për masakrimin e rreth 8 mijë burrave boshnjakë të Bosnjës, pas rënies së Srebrenicës.
Mlladiq është parë në shumë vende, kur ndodhi masakra.
Refuzimi i Mlladiqit për të ndaluar granatimin e Sarajevës, udhëhoqi NATO-n drejt sulmeve mbi këtë territor, duke mundësuar arritjen e paqes së Dajtonit në dhjetor të vitit 1995.
Më këtë marrëveshje, serbët e Bosnjës fituan statusin e Republikës, e njohur si Republika Srpska,q ë ka 49 % të territorit, nën sovranitetin e shtetit të përbashkët, Bosnjë e Hercegovinë.
Pas luftës, Mlladiqit i ishte ndaluar cdo pjesmarrje ne jetën publike dhe ushtarake, por ai mbeti si komandat i ushtrisë deri me 1996, kur u shkarkua nga pasardhësja e Karaxhiqit, Biljana Plavsic. Pas shkarkimit, 15 vite më parë, ai u arratis, ndërkohë trupat e NATO-s dhe Policia e Bashkimit Evropian, nuk arritën asnjëhërë që ta zënë në vendet ku dyshoj se ai fshihej. Vitin e kaluar familja e tij kërkoj nga zyrtarët që ta shpallnin të vdekur gjë e cila nuk u mor parasysh.
Dihet se Sllbodan Millosheviq, iu dorëzua Tribunalit nga autoritetet në Beograd në 2001, ndërkaq Karaxhiqi u arrestua në Beograd me 2008, ku fshihej për një kohë të gjatë me një identitet të rremë.
Mlladiqi, ishte i arratisuri i fundit, i profilit të lartë për krimet në ish Jugollsavi, ndërkaq arrestimi i tij vjen 2 javë pas raportit negativ të kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, i cili kishte thënë se Serbia mund të bëj më shumë në kapjen e Mlladiqit.
Arrestohet Ratko Mladiq
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Re: Arrestohet Ratko Mladiq
bin ladeni diq, mlladiqin e gjeten tash veq edhe hitlerin me mujt me e nxon ku u mshef edhe ran senet nven tvet//
happy new world!
happy new world!
Re: Arrestohet Ratko Mladiq
sot ne gazet lexova qe nja 10 000 serb pro mladiq, kishin manifestu kishe ky hamami esht heroj, ncncnc... lol çfare njerz stupid!
-
- Posts: 19
- Joined: Sun May 15, 2011 12:10 am
Re: Arrestohet Ratko Mladiq
da mu j**u sve najmilo
Re: Arrestohet Ratko Mladiq
ishalla drejtesia po vjen ne vend e arrestohen krejt tjeret mas tij
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
Re: Arrestohet Ratko Mladiq
eh qe de ... e tani po thojn " jo more ka plot serb qe na dojn t'miren "ToxicGirl wrote:sot ne gazet lexova qe nja 10 000 serb pro mladiq, kishin manifestu kishe ky hamami esht heroj, ncncnc... lol çfare njerz stupid!