Një tifozi shqiptar, adhurimi për një ekip të huaj, i ka kushtuar jo pak, por 30 ditë izolim në një nga burgjet më të egra të regjimit komunist. Kjo ka ndodhur në vitin ’78. Por historia e Bashkim Fishtës, që sot jeton në Tavanjako, një qytezë në provincën e Udines, ka tërhequr vëmendjen e një prej gazetave më të madhe sportive në Itali, “Gazzetta Dello Sport”. Në shkrimin e saj, gazeta shpjegon se 65 –vjeçari që ka bërë mbi 20 vjet burg politik në Spaç, ishte mbajtur në izolim për 30 ditë vetëm pse kishte festuar për triumfin e Interit në Kupën e Italisë në vitin 1978. “Lajmin për triumfin e Inter në Kupën e Italisë e dëgjova nga autopalantët në oborrin e burgut që po përcillnin lajmet e Radio Tiranës – citon artikulli Bashkim Fishtën. Fytyra m’u qesh dhe shtrëngova duart, por një nga rojet më pa dhe më lanë një muaj në izolim, me vetëm bukë e ujë, duke më torturuar sa herë ndërroheshin gardianët”. Bashkimi ka qenë një nga organizatorët në revoltën e famshme të majit 1973 në burgun e Spaçit ku dënimit të tij iu shtuan edhe 10 vite të tjera. Katër shokë të tij u pushkatuan. Ai ka fituar lirinë vetëm në vitin 1989 dhe mbërriti në Itali në vitin 1991 me gruan dhe të birin, asokohe vetëm 4 muajsh. Bashkimi nuk e ka harruar pasionin e vjetër për sportin, vazhdon të ndjek Interin.
Bëri tifozllëk për Interin dhe përfundoi një muaj në izolim
- David Gilmour
- Posts: 5122
- Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
- Location: Prizren
- Contact:
Re: Bëri tifozllëk për Interin dhe përfundoi një muaj në izo
qfar hajvani aj medet, Interin e ka dasht ncnncncncnc t'kish festu per Juventusin e kish prit dreka
Re: Bëri tifozllëk për Interin dhe përfundoi një muaj në izo
true fan , bravo
- John Lennon
- Posts: 4138
- Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
- Location: tu shpija...
Re: Bëri tifozllëk për Interin dhe përfundoi një muaj në izo
hahahaha...qeky ma ka kalu
hallall i koft..ska bacit..dihet per kon ka bo tifo..
hallall i koft..ska bacit..dihet per kon ka bo tifo..
Re: Bëri tifozllëk për Interin dhe përfundoi një muaj në izo
me pas kan ne ks e kishin vra krejt se i kishin than me shkje po bohesh.
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
Re: Bëri tifozllëk për Interin dhe përfundoi një muaj në izo
SprinT wrote:me pas kan ne ks e kishin vra krejt se i kishin than me shkje po bohesh.
hahaha eh qe de