Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by V | a G r a »

Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Image

Meteorologët rusë parashohin se dimri i sivjetmë do të jetë dimri më i ftohtë në Evropë dhe disa pjesë të Rusisë në 1 000 vjetët e fundit, transmeton Dnevnik.hr.
Meteorologët i referohen dobësimit të Rrymës së Golfit, e cila sjell ajër të ngrohtë nëpërmjet oqeanit Atlantik, si kundërpeshë ndaj erërave të ftohta nga Arktiku që udhëtojnë drejt Evropës dhe Rusisë.

Mirëpo, mendimet janë të ndryshme. Shkencëtarët janë të brengosur për shkak të rrymimit të dobësuar gjatë viteve të fundit, kurse disa shkencëtarë mendojnë se kjo madje do të ndihmonte në luftën kundër ngrohjes globale, transmeton gazeta Time.
Rryma e Golfit në dy vjetët e fundit ka ngadalësuar lëvizjen dhe tashti lëvisë me shpejtësi dy herë më të vogël se sa para disa viteve të mëhershme.

Shkencëtarët besojnë se kur Rryma e Golfit të ndalet krejtësisht të qarkullojë, atëherë do të futemi në periudhën e re të akullit.

Meteorologu Stu Ostro është skeptik sa i përket “dimrit më të ftohtë të mileniumit”. “Kjo prognozë duket si futkotizëm dhe sensacion pa konfirmim”, tha Ostro.
“Ne as që kemi të dhëna për temperaturat rekorde (të larta apo të ulëta) në 1 mijë vjetët e fundit”, ka shtuar Ostro, duke sqaruar pse mendon se kjo prognozë paraqet vetëm një hamendësim ...

Burimi i Lajmit
Koha .NET


A jeni te pregaditur nese merr dimer i tmerrshum ( extrem i ftoft ) ...

Opinioni juaj rreth stines së dimrit ...
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Adagio »

me ble tesha t alpinizmit :P
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by rock_boy18 »

me rendsi kemi ble dru ...!
:mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
User avatar
Gu3r||@
Posts: 806
Joined: Tue Aug 10, 2010 11:25 pm

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Gu3r||@ »

pijm anti-friz mos mu ngri :P
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Amon Ra. »

Joooo
Po dashka me porosit tesha prej Rusisë..:P
User avatar
Vagenta
Posts: 2397
Joined: Fri Apr 13, 2007 4:44 pm
Location: Italia

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Vagenta »

Mua dimri nuk me pelqen hiq keshtuqe ...m'mbetet veq te shpresoj qe kjo deklarate e meteorologeve ruse eshte nje hamendje...
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Amon Ra. »

Ishalla veq hamendjee :)
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Ambassador »

Ftofja Globale.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Clavicula »

une drut i kom ble, k'shtu qe mire o puna, veq a ka bore
User avatar
Aria
Posts: 1092
Joined: Wed Jan 09, 2008 6:03 pm

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by Aria »

S'po ka perspektiv dimri me ta qu mallin e pranveres, un jom pregadit per dimer veq ardht si vera!
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by cowboy »

Super pra qe te koka ftoht sivjet :D
User avatar
GzI3mOsS
Posts: 1085
Joined: Thu Nov 20, 2008 7:21 pm
Location: United colours of Prishtinë

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by GzI3mOsS »

a mi besu termokosit , a me rezervu far plini me koh :P
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by [CORNHOLIO] »

:(
User avatar
DemoniCa
Posts: 1313
Joined: Wed Dec 05, 2007 11:15 pm
Location: Kingdom of Loss

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by DemoniCa »

Heu qe koka shkru me ju pizat shporetit e mos me jau shkoq qajave...ishalla bjen bore si BURRAT bile qe as n'pune mos me mujt me shku :P
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Re: Na pret dimri më i ftohtë në 1 000 vjetët e fundit

Post by MaNgupja_nR1 »

Kishin dal metorologet n'tjeter hesap.
Post Reply