Azem Galica

Diskutime rreth Filmave dhe TV serialeve

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Azem Galica

Post by bett »

filmin se kom pa po thon shum i "fort" :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:



hej n baz tralier po shihet qfar filmi
qa duhet more mi ba kti fenomeni si halil budakova
na pshurri krejt qat krijmtari artistike qe e kem pas :(:(
Last edited by bett on Sun Feb 06, 2011 2:48 am, edited 1 time in total.
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Azem Galica

Post by Therion »

plus 35 mije euro buxhet, edhe filmi fiton oskar, sipas fjalve t'pa arritshmit.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Azem Galica

Post by V | a G r a »

Image

Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Ministria e Kulturës duhet ta ndalojnë filmin “Azem Galica” të regjisorit Halil Budakova, për arsye se nuk paraqet realitetin e luftës së Azem Galicës. Këtë kërkesë e kanë bërë të enjten në Mitrovicë familjarë të shokëve më të ngushtë të Azem Galicës - Osman Haliti, Fazli Barani, Bajram Tërrnavci, Emin Lati dhe Shaban Mangjolli.

Nëpërmjet një reagimi, ata kanë thënë se filmi mbi Azem Bejtë Galicën ka krijuar një konfuzion te popullata, duke mos paraqitur bashkëluftëtarët e tij. Ata thonë se në këtë film paraqitet që është rrethuar vetëm fshati Galicë, ndërsa e vërteta është se janë rrethuar tri fshatra Galicë, Lubavec dhe Mikushnicë. Në këtë luftë janë vrarë gjashtë bashkëluftëtarë të Azem Galicës dhe rreth 75 luftëtarë të tjerë.

“Gjatë dhënies së premierës, ishim ne familjarët e kaçakëve tejet të zhgënjyer duke pyetur se ku mbetën bashkëluftëtaret e Azemit dhe Shotës dhe ku mbeti historia”, thuhet në reagim.

Ata, po ashtu, pyeten pse ishte fshirë nga shiriti takimi që Azemi mban me disa kaçakë dhe thërret për mobilizim te gjithë t’i bashkohen. Sipas tyre në këtë film u harruan kaçakët me emër dhe mbiemër që luftuan dhe ishin besnik të Azemit deri në ditën kur ai u vra. Ata përmendin edhe Halit Bajramin nga Lubaveci, pastaj pararojën dhe njeriun më besnik, Shaban Mangjolli dhe të tjerë, të cilët nuk janë përfshirë fare në film.

Familjarë të shokëve më të ngushtë të Azemit thanë se në ketë film është dashur të prezantohet edhe Ahmet Delija, Fazli Barani, Emin Lati (Mehaj) nga Prekazi, Xhemë e Bajram Tërnavci, bashkëluftëtarët e mëdhenj të luftës, Bajram Meha, Hazir Rama nga Vitaku, Zenel Suhagërllaku e Lutë Gllanasella, si dhe shumë kaçakë tjerë.

“Historia nuk mund të shkruhet duke eliminuar shokët dhe kaçakët më të ngushtë të Luftës Çlirimtare, sepse dhanë jetën së bashku me Azemin, duke i qenë besnik deri në ditën e fundit. Nuk mund të marrë rolet që i kanë pasur ata dikush tjetër, me çka kemi qenë të irrituar pa masë”, janë shprehur ata.

“Ne mendojmë se ky film nuk i përshtatet kohës as veprës së madhe të luftës së Azem Bejtë Galicës. Në film del krejt e kundërta, ku fare nuk përmenden gjërat që janë zhvilluar në Luftën e Kaçakëve. Për ata që nuk e njohin historinë, ky do të jetë një film i pranuar nga fëmijët, kurse për ata që dinë pak dhe kanë lexuar për këto luftëra, kurrë nuk do të jetë i pranuar ky film që fshin një histori të tërë nga faqja e dheut”.

Burimi :
Express
Post Reply