Vizita e Sulltan Reshatit ne Kosove me 1911

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Vizita e Sulltan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by TALEBANI »

Ligjërata historike në Kosovë që u bën thirrje muslimanëve për bashkim

Image
Stacioni i Prishtinës i zbukuruar në prag të vizitës së Sultan Reshatit (Mehmetit të V-të) në Kosovë më 16 Qershor 1911


Po u japim një përmbledhje të thjeshtësuar nga osmanishtja të Ligjëratës së mbajtur nga dijetari i nderuar I Islamit, Haxhi Ismail Hakki Efendiu para namazit të xhumasë, në të cilën ndër mijëra besimtarët e tjerë ishte i pranishëm edhe kalifi Osman, Mehmed Reshati.

Ismail Hakki Efendiu e filloi ligjëratën e tij duke lexuar ajetin nga sureja Huxhurat që i urdhëron besimtarët për vëllazëri dhe paqe në rast të prishjes së marrëdhënieve të tyre dhe pastaj duke kaluar në komentimin e ajetit ai tha:

Image
Falja e namazit të Xhumasë në Fushë Kosovë në prani të 100 mijë vetave me ardhjen e Sultan Reshatit

Nuk ka dyshim se lidhjet e vëllazërisë që gjenden në shoqëritë Islame në pajtim me urdhërat Kur’anore do të qëndrojnë të forta deri në ditën e Kijametit. Të gjithë muslimanët janë të obliguar në mbrojtjen e këtij parimi nga pikëpamja e fesë. Nuk dyshojmë aspak në atë se pa marrë parasysh fjalëve të pabaza të përhapura nga armiqtë, vëllezërit tanë shqiptarë do t’i mbeten besnikw kwtij kuptimi.

Populli autokton shqiptar, që nga e kaluara me ndjenja të larta dhe me një solidaritet të plotë i ka shërbyer fesë Islame, pozitës së Hilafetit dhe famës e autoritetit të shtetit duke shënuar kështu një ndër faqet më të ndritshme të historisë Islame. Ata njihen botërisht për sakrificat e tyre me shpirt e me mall që i bënë në kohërat më të vështira e në sprovat më të mëdha për përparimin e fesë dhe të shtetit.

Shqiptarët e nderuar nuk ishin në një shkallë më të ulët se shoqëritë tjera Islame në aspektin e shkencës dhe të diturisë. Ashtu siç u zhvilluan në mesin e tyre vezirë të devotshëm dhe me veti më të larta se shokët e tyre, komandantë që në fushëbeteja me sukses e shpien përpara ushtrinë Osmane, po ashtu nga mesi I tyre dolën shumë dijetarë dhe njerëz të udhëzuar, të ditur të cilëve u merrej mendimi dhe shumë të tjerë të cilët meritojnë lëvdata. Është e vërtetë e pamohueshme se vëllezërit shqiptarë të ditur me të cilët krenohemi në qarqet shkencore, shkrimtarët dhe komandantët që e zbukurojnë ushtrinë tonë janë duke e gjallëruar dhe lartësuar famën e Perandorisë Osmane.

Vëllezër të nderuar! Nuk ekziston asnjë ndasi apo pabarazi ndërmjet jush dhe popullit turk në udhëheqjen e shtetit, sigurinë e vendit dhe në të gjitha çështjet sociale dhe ekonomike. Të dy shoqëritë, me ndihmën e All-llahut, janë në lidhje dhe në harmoni si mishi me thonjtë. Këto parime nuk përmbajnë dyshim dhe janë e vertëtë e qartë. Jemi anëtarë të një feje që na bën të gatshëm për të dhënë jetën tonë për mbrojtjen e vëllazërisë sonë. Nuk kemi qëllim tjetër pos shërbimit të mirë ndaj fesë sonë të shenjtë dhe atdheut tonë dhe në këtë drejtim nëse ka nevojë edhe do të japim shpirtin.

Image
Sultan Reshati në prani të qindra mijëra shqiptarëve të tubuar me ardhjen e tij në Kosovë në qershor të vitit 1911

Mirëpo më duhet ta them me keqardhje se në mesin tonë ka të tillë që guxojnë t'i shmangen idealeve tona të larta, që me injorancë na shpiejnë në situata jo të mira, të cilat nuk përputhen me fenë dhe Sheriatin tonë. Këto të këqia dhe teprime janë lëvizje të kota si mos zbatimi i ligjeve të shtetit dhe mos bindja ndaj drejtësisë së tij, të cilat pa dyshim se nuk janë të drejta. I dërguari ynë duke iu përgjigjur pyetjes së shoqëruesve të tij tha "Feja është këshillë" duke e shpjeguar atë si këshillë me ihlas, duke iu larguar tradhëtisë dhe duke i vënë në vend amanetet ndaj Pejgamberit, udhëheqësit të Muslimanëve dhe të gjithë vëllezërve të fesë. Shpëtimi i vërtetë i fesë Islame gjendet në zbatimin e këtyre parimeve të njëpasnjëshme duke iu shmangur kaosit.

Ajeti Kur'anor "O ju që besuat! Mos e tradhëtoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij" e udhëzon këtë të vërtetë në drejtimin e duhur. Kundërshtimi dhe rebelimi pa arsye ndaj urdhërave të drejta të udhëheqësve është rebelim ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Bindja ndaj të gjithë këtyre është obligim individual. Ajeti "Bindjuni All-llahut, të dërguarit të Tij dhe udhëheqësve nga ju" është mjaft i qartë.

Një ndër veprat e këqia dhe teprimet është edhe vrasja e njeriut. Sipas një hadithi, njerëzimi është ndërtesa e All-llahut dhe i mallkuar është ai që e rënon këtë ndërtesë. Dënimi për këtë krim shumëfishohet nëse i vrari është nga populli dhe feja e njëjtë e të vrarit. Ky ajet është shpallur për vrasësit që janë në këtë gjendje: "Kush e vran me qëllim dhe pa të drejtë një besimtar, ai do të jetë në Xhehennem përgjithmonë". Ky ajet dëshmon se ata kurrë nuk do të shpëtojnë nga zjarri i Xhehennemit. Me përjashtim të mohimit dhe idhujtarisë, nuk ekziston ndonjë kërcënim më i madh hyjnor se në këtë rast. Për këtë arsye ky ajet e tmerron injorantin dhe i bën të dridhen nga frika ata që e dinë madhështinë e All-llahut.

Në një hadith tjetër thuhet "Nëse dy muslimanë përdoren armë ndaj njëri-tjetrit, edhe vrasësi edhe i vrari janë në zjarr". E pyetën "O i dërguari i All-llahut, po e kuptojmë për vrasësin. Por pse të dënohet edhe i vrari?" Resulullahu u përgjigj: "Sepse edhe ai ishte aktivizuar për vrasjen e shokut dhe të vëllait të tij nga feja".
Një ndër mëkatet tjera të mëdha është edhe dezertimi nga ushtria dhe mos zbatimi i detyrës së xhihadit. Po ashtu në një hadith thuhet se ky krim është një ndër mëkatet më të shëmtuara dhe më të mëdha. Një ndër sjelljet e këqia e të dëmshme që mundësojnë dobësimin bile edhe rënien e Islamit dhe të shtetit është prishja e marrëdhënieve të muslimanëve nëpërmjet fitneve. Kjo gjendje, Zoti na ruajtë, përdoret gjithmonë nga armiqtë tanë për të lëkundur fuqinë e Islamit që buron nga bashkimi ynë. Përderisa muslimanët janë të bashkuar dhe u përmbahen dispozitave të vëllazërisë fetare ndërmjet vete, i tërë guximi i armiqve thehet. U prishen të gjitha llogaritë që i kanë bërë.
Në kohën e shtypjes dhe pengesave, duke u rritur ndasitë dhe mendimet e këqia ndërmjet muslimanëve dita-ditës afrohej rreziku i shpartallimit dhe i ndarjes. Siç e dimë të gjithë në vitet e fundit dhe posaçërisht në muajt e fundit të asaj periudhe ishim në buzë të greminës. Ishim në prag të rënies. Po jepej vendimi për ndarjen e gjithë këtyre vendeve të bukura, për ndarjen e tokave të bekuara të Rumelisë që e sollën dhe e ngritën Perandorinë Osmane në nivelin e një shteti të madh. E falënderojmë Zotin, me ndihmën e Tij, shpëtuam nga ky rrezik dhe nga këto fatkeqësi të mëdha, duke shpallur sistemin parlamentar dhe parimet e reformimit. Ne arritëm lirinë dhe përparimin e përhershëm kur Zoti na dhuroi këtë kalif me nam. Tash duke nxjerrur mësim nga këto situata të këqia që i kemi parë dhe përjetuar dhe duke u kushtuar kujdes vërejtjeve, të mos kthehemi në gjendjen e mëparshme. T'i përmbahemi të vërtetave të fesë sonë, parimeve themelore të sheriatit tonë të ndritur që kanë të bëjnë me njerëzimin e shoqëritë, vendimeve që e formësojnë civilizmin tonë. T'i përmbushim obligimet tona fetare. T'i përmbahemi të vërtetës dhe drejtësisë. Të kalojmë mirë me çdokend. Të mos bijmë pre e fjalëve të tradhëtarëve. T'i lëmë armiqtë që na kanë rrethuar dhe pjesërisht kanë hyrë në mesin tonë dhe të mos merremi me njëri-tjetrin. Të përpiqemi në shtimin e kombit tonë. Të mos e zvogëlojmë popullsinë tonë duke masakruar njëri-tjetrin. Duke u bazuar në rregullat e fesë sonë dhe në vendimet e udhëheqësit tonë, të sillemi mirë me kombet tjera dhe me të gjitha shoqëritë e Perandorisë Osmane. Kjo tokë e bukur e Rumelisë u kurorëzua me ardhjen e mbretit përkrahës të sistemit parlamentar. Le ta dijmë vlerën e tij nderuese që na jep hare, gëzim dhe ndriçim. Namazi i xhumasë që falet sot së bashku me Padishahun e nderuar, i falur nga i tërë ummeti, është një namaz që nuk ka të ngjashëm në historinë Islame.
Gjatë periudhave të shtypjes, edhe mbledhjet e mrekullueshme fetare ishin të ndaluara. Me këtë rast del në pah qartazi se reforma u hapi rrugën mbledhjeve të tilla të mëdha e madhështore dhe se "Dijaneti" e "Hyrijeti" janë dy urdhëra të mëdha e të pavdekshme.
Ta kujtojmë atë ditë kur u pranua lutja e sinqertë "O Zot, bëje fitimtar popullin tim dhe më mundëso mua të bie dëshmor" e Sulltan Muratit; atë ditë që për shkak të rënies së tij dëshmor ishte ditë zie, kurse për shkak të fitores ishte ditë feste. Siç ishte ajo ditë e paharruar në historinë Islame, edhe ky namaz i Xhumasë në të cilin nuk ka dyshim se marrin pjesë të gjithë shpirtërat e dëshmorëve do të mbetet deri në pafundësi në kujtesën e Ummetit.
Last edited by TALEBANI on Sat May 24, 2008 1:06 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Master
Posts: 604
Joined: Thu Sep 20, 2007 2:12 pm
Location: Lunatic Asylum

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Master »

.
Last edited by Master on Fri May 23, 2008 6:04 pm, edited 1 time in total.
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by andromeda_rock »

Ahhhahaha marre bre bre do qesi tipash me hanger buk ne Kosovë .!.
User avatar
Che !!!
Moderator
Posts: 5109
Joined: Tue Aug 02, 2005 10:43 pm
Location: West Of Somewher

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Che !!! »

jom kon qetu live ju pat prish tipit zerimi o pat qart :mrgreen:
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by V | a G r a »

no coment :|
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by andromeda_rock »

Che !!! wrote:jom kon qetu live ju pat prish tipit zerimi o pat qart :mrgreen:
Zerimin e kohes e ka pas me Bluetooth .!.
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by andromeda_rock »

V | a G r a wrote:no coment :|
Jo walla koment se krejt jon rrena te kullume .!.
Helloween
Posts: 13
Joined: Wed May 10, 2006 2:23 pm

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Helloween »

andromeda_rock wrote:
V | a G r a wrote:no coment :|
Jo walla koment se krejt jon rrena te kullume .!.

Ti a je Budall?..veq pytje kshtu prej meje...a je homosapiens? ose i vetmi njeri(edhe shum do mas teje) qe smerr vesh?...ti a je ty pa edhe fotot a jo? a duhet me ti zmadhu a qka o puna jote? a ke nevoj per ndihme shoku jem qikjo pom duhet :D?...ky osht ni Realitet qe o kon n'Trojet tona ti ndash mohoje ndash Pohoje kujt is han per at pun..po bile kur tosht me foto e me Argumente mshefe diqysh nvete se po del njeri Buda... e per tmiren tone e kom..papa
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Clavicula »

Vëllezër të nderuar! Nuk ekziston asnjë ndasi apo pabarazi ndërmjet jush dhe popullit turk në udhëheqjen e shtetit, sigurinë e vendit dhe në të gjitha çështjet sociale dhe ekonomike. Të dy shoqëritë, me ndihmën e All-llahut, janë në lidhje dhe në harmoni si mishi me thonjtë. Këto parime nuk përmbajnë dyshim dhe janë e vertëtë e qartë. Jemi anëtarë të një feje që na bën të gatshëm për të dhënë jetën tonë për mbrojtjen e vëllazërisë sonë. Nuk kemi qëllim tjetër pos shërbimit të mirë ndaj fesë sonë të shenjtë dhe atdheut tonë dhe në këtë drejtim nëse ka nevojë edhe do të japim shpirtin.
Njana prej arsyeve pse Sulltani ka vendos me vizitu Kosoven n'at vakt osht se Kosova u ba nji pike e ndishme me per ta, ku fillun shume kryengtitje.

Nuk pe kuptoj per vfare barazie e ka fjalen Sulltani?
Na jemi deshmitare qe kur filloi Lufta e I Ballkanike, turqit iken si muta edhe i lan shqiptaret vet para Aleances Ballkanike.
Sullntani ka kerku besnikri ndaj fese (P. Osmane ashiqare).
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Clavicula »

Helloween wrote:
andromeda_rock wrote:
V | a G r a wrote:no coment :|
Jo walla koment se krejt jon rrena te kullume .!.

Ti a je Budall?..veq pytje kshtu prej meje...a je homosapiens? ose i vetmi njeri(edhe shum do mas teje) qe smerr vesh?...ti a je ty pa edhe fotot a jo? a duhet me ti zmadhu a qka o puna jote? a ke nevoj per ndihme shoku jem qikjo pom duhet :D?...ky osht ni Realitet qe o kon n'Trojet tona ti ndash mohoje ndash Pohoje kujt is han per at pun..po bile kur tosht me foto e me Argumente mshefe diqysh nvete se po del njeri Buda... e per tmiren tone e kom..papa
Ti a je GJENI?
Helloween
Posts: 13
Joined: Wed May 10, 2006 2:23 pm

Re: Fjalimi i Sultan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Helloween »

Clavicula wrote:Ti a je GJENI?

Jo Ti a JE ?...(sje e di)
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Vizita e Sulltan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by Clavicula »

Dmth skoke 8)
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Vizita e Sulltan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by cory taylor »

e bravo bre, kjo deshmon qe mu per keto gjana kosova ju nda trungut te Shipnis ... nga "evropa lavire" ...
User avatar
BurnOut
Posts: 7755
Joined: Thu Nov 25, 2004 8:18 pm
Location: 038

Re: Vizita e Sulltan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by BurnOut »

"Bashkim vllazeror" me turq ? WTF :o


po de qishtu neve gjith nau ka ngul raki sa qe kur u shku njo pi politikanve ton n'turqi ja ka bo aj kryemistri turk na jena kusheri :D qe me at fjal na ka bo turq veq aj qe o budall se kupton ...


Sulltani vition kosoven me 1911 , qaj tip qe gyshi e stergjyshi i ti na kan pre knej , na dalem e presem ... qiky o fakt i jo arsimimit t'shqiptarve n'at koh , mos ditja e shkrim leximit edhe besimi i plot i noj hoxhes a nojsen qe ka ligjeru ktu e na ka bo vllazen me turq e sene .


Marre o kjo :)
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Vizita e Sulltan Reshatit ne Kosove me 1911

Post by andromeda_rock »

Une per foto nuk dhash asnje argument po per hiperbollizimin e ngjarjes qe e ka ba autori i temes , kjo pernimend ashte e tepert kur na kemi luft 500 vjet me ta edhe ktu del dikush sot thot kesi fjalsh miradije per Perandorin Osmane edhe per Sulltana qe kan qnjerzu vajza shqiptare kan pre njerz e kan djeg krahina te tona ,neper kesi lloj propagandesh gjethmon flasin diqka qe ka lidhje me fenë gjoja me i bashku muslimant qfar marrie .Mire e tha Bornout qe populli analfabet mbi 90% qe edhe kur nuk ju ka hanger buka ka shku aman hoxh se s`po me hahet buka banem naj send se populli jan si bagtia kah ju jep shkojn ,Helloween shuj ma mire .!.
Post Reply