20 vitet e fundit edhe kritikat ndaj Enver Hoxhes

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Katil
Posts: 211
Joined: Thu Aug 28, 2008 8:00 pm

20 vitet e fundit edhe kritikat ndaj Enver Hoxhes

Post by Katil »

Enver Hoxha u kritikua këto 16 vite vetëm pse ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare(BAHSKIMIN KOMBETARE)

Nga fillimi i viteve 90-ta u punua, u folë dhe u shkrua antikombëtarisht nga shumë udhëheqës, intelektual, gazetarë, e sdm. historianë. Këto 16 vite antikombtarët u bënë kombtarë dhe anasjelltas. Këta zotërinjë iu vërsulen njeriut më të madh të kombit i të gjitha kohërave Enver Hoxhës, e njollosën, e zhvarrosën me bashkluftarët dhe bashkpuntorët e tij. Më e shëmtuara ishte kur shtatorja e tij iu rrëzua në Tiranë edhe me sllav, siç u deklarua sllavi në mënyrën më të poshtër, që e patëm parë e dëgjuar në atë kohë në mes TV, i cili tha e rrëzuam bustin dhe unë pshu.. në të. Fundi i vitit 99 në gazetën Koha jonë me njerëz të anketuar, E. Hoxha zë vendin e parë “personalitet i shekullit”, çdo ditë duke prirë me 500-600 pikë me shumë se tjerët. Edhe tash në gazetën Ndryshe po në Shqipëri fundviti 2006 prap E. Hoxha zë vendin e parë me anketim “Njeriu më i madh i kombit”. Siç ka shkruar njëri nga bashkëluftarët dhe bashkëpuntori i E. Hoxhës po të mos ishte E. H. nuk do të kishte Shqipëri. A. Demaqi pak para daljes nga burgu 24.02. 90 Veçerni list i Zagrebit, bot. në Alternativa 90 Lubljanë shkruan: Nga vendi më i prapambetur në Europë për 40 vjet Enveri arriti të krijoj një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar. Për E. Hoxhën kanë shkruar mirë edhe të huajtë si De Gol ish-president i Francës “ Asnjëri nuk e meriton më shumë se E. H. thënjen : Lavdia shkon te ai qe nuk e kërkon”. Jonë Hollyday libri Shqiptari dinak f.37. E. Hoxha është njeriu ndër dy burrat e shtetit bashkëkohës që De Goli i admironte më shumë. Për Enverin kanë shkruar Mao Ce Dun ish-kryetarii Kinës, etj. ish-udhëheqës të botës. Paul Millez-Francë shkruan: Aty gjeta njeriun që asnjëherë nuk ka ndryshuar, përjashtim ky i madh dhe i bukur. Poeti i famshëm francez Ai Lui Aragoni, Martin Moir Angli, Reginald Hibbert libri fitorja e hidhur LNÇ e Shqipërisë etj.

Ismail Kadare ishte komunisti dhe Enveristi më i madh në Shqipëri, si me vepra letrare ashtu edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Libri Kujtime për Enverin bot. Tiranë 1988 f. 365 – 373. Kadare shkruan : E. Hoxha ka qenë udhëheqës, burrë shteti, mendimtar, marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri. Kam patur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash te Kuvendit Popullor. Veqanërisht më ka mbetur në kujtesë takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tijë përf. cit. Tani Kadare është deklaruar se vetëm njëherë jam takuar me Enverin dhe Kadare është ai që e kritikon dhe e njollosë më së shumti Enverin si me veprat, shkrimet, dhe intervistat e tij. B. Mustafaj tash Min.i Jashtëm i Shqipërisënë librin e tijë Midis krimeve dhe mirazheve f. 127 shkruan për Kadarenë një nga poetët më të mirë shkroi një elegji ku pohonte se, për ti zgjatur jetën Enverit, do ti kishte dhënë vitet e jetës së vetë përf. cit. Ja elegjia:

Falëm Enver frymë që stë dhashë dot
Nga kjo frymë e gjallë e trupit tim
Zemrën të ta nxirrja jashtë e ta epja me mallëngjim
Falëm Enver frymë që stë dhash do
Falëm Enver që vargu mu rëndua
Shqipëria e jote po derdh lotë
Shqipërisë zemra iu coptua.

Ju Kadare në Francë 99 bashkë me P. Milon i nxitët delegacionin e Kosovës të nënshkruaj dhe të pajtohet me dok. famëkeq për Kosovën – Jo pavarsi. Ju ende mburreni me atë konferencë bashkë me udhëheqësit e Kosovës dhe të Shqipërisë. Fundi i vitit që shkoj ju ishit në Kosovë ku morët qmimin në letërsi nga disa si ju dhe disa mijëra euro në Mitrovicën e ndarë. Ju atje deklaruat: isha për herë të parë në Mitrovicë me 1972 atëherë vija nga Shqipëria e robëruar në Kosovën e pushtuar. Jo zoti Kadare më 1972 keni ardhur nga Shqipëria e lulëzuar në Kosovën dhe Mitrovicën e bashkuar e me Kushtetutë dhe deri në vitin 1981 nga Shqipëria kanë ardhë profesorë, ansamble, trupa teatrale, artistë etj. të cilët kanë qenë edhe në Kosovën lindore Preshevë dhe anasjelltas. Ju atëherë 1972 sigurisht keni qenë në Mitrovicën veriore pasi andej ka qenë qendra e qytetit dhe Fakulteti. Ju deklaruat se vetëm ti me kryeadministratorin jeni takuar. Kadare ju kërkoni ende dënim për ish-udhëheqësitë komunistë kinse kanë bërë krime. Jo Kadare mjaft ish – udhëheqës komunistë janë dënuar në vitet 90 – ta, në vend që të dënoheshi e të dënoheni ju S. Berisha etj. që e katandisët Shqipërinë.

Gjuha gegë e Migjen Kelmendit dhe e disave në Shqipëri Që autorët e vjetër shqiptarë kanë punuar për drejtshkrimin e gj. Shqipe. Por merita për një drejtshkrim të vetëm u takon Rilindasve, sdm. njësimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit 1908. Libri Historia e Shqipërisë II Tiranë 1984 f. 281 Abdyl Frashëri 1881 në Kuvendin e Jashtëzakonshëm kishte porositur: Le të mendojmë dhe le të punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshim midis toskëve dhe gegëve. Të jemi të gjithë shqiptarë dhe të formojmë një Shqipëri të bashkuar. perf. cit. Përpjekje të reja për njësimin e mëtejshëm e përfundimtar të drejtshkrimit u bënë pas çlirimit e sdm. në Kongresin e drejtshkrimit të gj. Shqipe 1972, ku morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, e Malit të zi dhe nga arbëreshët e Italisë. Libri Dardania Sacra 2 Prishtinë 2000 f. 432 Mehmet Halimi shkruan : Është krejt e qartë se dialektet dhe gj. letrare janë të lidhura ndërmjet veti si qumshti e maza, ato pa njëra-tjetren nuk mund të qëndrojnë, por ato njëra tjetrën e ndërplotësojnë, e ushqejnë dhe e pasurojnë vijimisht. Libri 2 Reagime i Mark Krasniqit Prishtinë 1995 f. 234 shkruan: Në prapavijat e thella qëndronë qëlllimi dhe përpjekja që shqiptarët tek ne të asimilohen, se shqiptarët e J. nuk janë një popull me ata në Shqipëri, por këta brenda kufirit Jugosllav janë, shqiptarë, kurse ata tej kufirit janë “albanez”. Duhet që gradualisht të ndërpritet çdo lidhje e kontakti midis tyre, bile edhe përmes televizionit. Kjo ka qenë politika dhe qëllimi i klikës së Rankoviçit dhe “udbashve” të tij, nga të cilët edhe tash shumë kanë quar krye dhe përpiqen që ta kthejnë prap atë politikë ndaj shqiptarve. Libri Radoshin Rajoviq Autonomia e Kosovës bot. Prishtinë 1987 f. 17 shkruan: Shprehja në serbo-kroatisht “shiptar” nga gjysma e viteve 60 –ta zëvendësohet në shprehjen serbokr. “Albanci” përf. cit. Zotëri M. Kelmendi e disa si ju, Sërbia na ka lejuar një kohë mbi 20 vite të quhemi shqiptarë të njëllojtë si në Shqipëri e kudo, kuptohet me meritën e E. Hoxhës. Baba juaj në fillim u kundërshtoi, tash thotë Migjeni është më i menqur se unë e din ai çka bënë. Në librin e fundit 4 të M. Krasniqit Mbështetje shkencore dhe përpjekje letrare f. 181. shkruan: Kështu në kohën e fundit Sërbia, Maqedonia dhe M. i Zi kanë filluar ti quajnë shqiptarët në J. “shiptari” kurse ata në Sh. “ albanci”. Kjo bëhet me qëllim që në Jugosllavi të krijohet një komb i ri “Shiptari”, i cili nuk ka lidhje me atë atje në Shqipëri perf. cit. Këtë rol e mori Nexhmedin Spahiu që e shpiku Kombin e ri “Kosovar”

Ndërrimi i Flamurit dhe i Himnit nga I. Rugova e LDK –ja Pos gjuhës e kombit u luajt edhe me flamurin tonë kombëtarë më i vjetëri në Europë. Gazeta Zëri i Prishtinës 25 nëntor 2000 shkruan: Në këtë flamur të Dardanisë Shqiponja futet në një rreth të artë, kur dihet se rrethi është jashtë rregullave heraldike të traditës dhe historisë iliro-shqiptare pastaj janë shumë të diskutueshme renditja e ngjyrave, kur dihet se e kaltërta e kombinuar me të kuqen dhe të arten janë ngjyra bazike bizantine “ hetohet ikja nga simboli i ashpër dhe shumë luftarak”. Libri Jaho Brahaj Flamuri i Kombit Shqiptar bot. Tiranë 2002 f. 92 shkruan: Flamuri është symbol për të cilin kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën miliona shqiptarë që nga viti 1443 e deri më sot. F. 117 . flamujt lokalë, krahinorë e të familjeve fisnike të para, në trojet shqiptare, janë përdorur deri në vitin 1913. Në luftën e Ishmit, në ndihmë të Shtetit Shqiptar, të gjitha krahinat e kryetarët e fiseve kishin vetëm flamurin kombëtarë. F. 175. Esati ngriti qeverinë e tijë më 1915 në Durrës. Esati nuk e njohu Qeverinë legjitime të Kuvendit të Vlorës, nuk njihte as flamurin kombtarë, që e shpalli kjo qeveri më 28 Nëntor në Vlorë. Në fillim të qershorit E. P. Toptani në Selinë e tij në Durrës, thirri disa përf. të diplomacive Europiane e ngriti flamurin ( e tradhtisë) të qeverisë së tij. Flamuri ishte “ fushë e kuqe dhe një yll i bardhë”. Me 22 qershor gazeta “ Populli” shkruante : Një Shqipëri e lirë kurrë nuk mundet me u ba me flamuj të huaj, si përgjigjet asnjë shenjës së shqiptarizmit perf. cit.

Falsifikimi i historisë shqiptare Qe 16 vite më objektivisht është shkruar për ne nga të huajt, bile edhe nga ata sllav, edhe nga disa ish-kolaboracionist shqiptarë sesa nga shumë historianë, intelektualë e gazetarë tanë. Nina Smirnova libri Histori e Shqipërisë përgjatë shek. XX bot. Tiranë 2004 f. 125 shkruan: Qëndresa e trupave qeveritare u thye dhe me 10 qershor forcat e armatosura të opozitës hynë në kryeqytet. Zogu dhe pasuesit e tij ia mbathën drejt Jugosllavisë me një çetë prej 500 vetësh. F. 130 Noli në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë 10 shtator 1924 u shpreh: “ Më mirë luftë, sesa kjo llomotitje e kotë për paqen, që ua shpifi të gjithëve?”. F. 135 11 dhjetor, çetat e Zogut së bashku me një pjesë të trupave jugosllave dhe bjellogardistve të ushtrisë së Vrangelit, kishin nisur betejën me trupat qeveritare në kufi. Në Shqipëri atë e mbështetën bajraktarët e veriut dhe të Kosovës: Isuf Elezi, Markë Gjoni, Aqif Lleshi, Muharrem Bajraktari, Ceno Kryeziu etj. F. 151 Jugosllavia e mori shpërblimin, në korrik 1925, në territoret e sajë u kalue manastiri i Shën Naumit, në brigjet e Liqenit të Ohrit dhe një pjesë e Vermoshit në kufirin me M. e Zi. F.188 Të nesërmit pas shtypjes së kryengritjes së Fierit u arrestuan rreth 900 njerëz. Të arrestuarit gjykoheshin me grupe prej 30-70. E para u shqyrtua çështja e 27 xhandarvëve, që fajësoheshin për vrasjen e gjeneralit Gilardit, 11 prej tyre u dënuan me pushkatim, i cili u krye menjeherë. Grupi tjeter prej 48 vetësh 4 prej tyre u dënuan me varje. Në grupin tjetër kundërshtarë të Zogut ishin senatorë, deputet, oficerë të lartë, nëpunës shumë prej tyre nuk kishin marrë pjesë në lëvizje 52 persona u dënuan me vdekje, me dhjetra tjerë morën dënime 3- 101 vjet. F. 273 Nga Balli 4 shkurt 44, më shumë se 300 veta u arrestuan në Tiranë. Xhandarët u derdhën nëpër shtëpi nxorën zvarrë njerëzit dhe i vranë. Mbi 80 kufoma mbetën të shtrirë rrugëve të Tiranës. F. 308 Bandat e Muharrem Bajraktarit Xhem Gostivarit etj. kalonin pa pengesa nëpër shtigjet malore nga Shqipëria në Jugosllavi e anasjalltas dhe kryenin akte terroriste kundër përf. të pushtetit. Libri Radoshin Rajoviq Autonomia e Kosovës bot. Rilindja Prishtinë 1987 f. 134 shkruan: Qeveria jugosllave për meritat e A. Zogut, u detyrua të hiqte dorë nga Marka Gjoni, udhëheqës i Mirditës, i cili me 1921 iku në Jugosllavi, kurse në verë po të atij viti, me ndihmën e qeverisë N. Pashiqit bëri kryengritje dhe formoi “ Republikën e Mirditës” në Veri të Shqipërisë. F. 135 Koloneli Muharrem Bajraktari ishte komandant i xhandërmërisë në qeverinë e A. Zogut 1924-1934, u arratisë nga mbreti Zog formoi aradhën me 1000 njerëz luftonte në malet e Shqipërisë së veriut kundra A. Zogut dhe u mund, 1935 dhe pastaj jetoi në Jugosllavi, e më vonë u kthye në Shqipëri. Gjatë LDB e formoi formacionin e vet ushtarak kundër LNÇSH. Pas luftës me një grup të arratisurish veproi një kohë në Shqipërinë e veriut, e pastaj u tërhoq në Greqi. Cena Bej Kryeziu ishte min. i p. të mbrendshme në qeverinë e A. Zogut deri më 1925, kur ra në konflikt me të dhe u emërua i deleguar i Shqipërisë në Beograd së shpejti si kundërshtar i A. Zogut, u vra më 1927 në Pragë. Gani Bej Kryeziu, vllau i C.B. Kryeziut, jetonte në Gjakovë, si emigrant, dhe tubonte elementet antizogist në Shqipëri. Gëzonte përkrahjen dhe ndihmen financiare të min. së p. të jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë. Gjatë LDB –së e formoi formacionin e vet ushtarak i ndihmuar financiarisht nga B. e Madhe, nga gjysma e vitit 44 u ngrit kundra LNÇSH –së . F. 205 Konstantin Pllavshiqi u jepte gjermanëve shënme të çmueshme të spijunazhit e bashkë me Xhafer Devën luajti rol te rëndësishëm me rastin e formimit të qeverisë së re shqiptare pas kapitullimit te Italisë. F. 241 Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva mbetën në pushtet së bashku deri në fund. Në mbarim të nëntorit 44 ata, nëpër Mitrovicë, Kraljevë e Zagreb shkuan në emigracion. F. 255 -6 Misionet ushtarake angleze ishin pranë Shtabit Kryesor të UNÇSH, pranë Shtabit Kryesor të B. Kombëtar, pranë Legalitetit të Abaz Kupit, te Muharrem Bajraktari, Gani-Bej Kryeziu etj. Libri Gabriel Partosh Bota që erdhi prej të ftohtit f. 198 shkruan: Një nga fiaskot e para të CIA-s qe perpjekja e saj e përbashkët me SIS-in britanik në vitet 1949 – 1953 për të nxitur një kryengritje në Shqipëri, duke dërguar grupe të armatosura emigrantësh antikomunist. Libri Mandelet e Shqipërisë bot. 1992 Tiranë aut. Agim Musta. F. 83 Kisha dëgjuar se disa shokë të mi kishin pushkatuar partizanë në Berat dhe në Korçë. Pra patjetër duhej të ikja: Me 2 nëntor 44 u nisa për në Shkodër. Atje ziente, shihje turli njerëzish të armatosur; ballistë, zogistë, mirditorë të Marka Gjonit, xhandarë me uniforma, dibranë të Halil Alisë, oficerë shqiptarë me automatikë, komunistë të dezertuar me Sadik Premten në krye, të dënuar me vdekje në mungesë nga P. Komuniste, çetnikë me mjekrra të zeza, bullgarë, kaukazllinjë e deri grekë të kuislingut Luras. Armë nga të gjitha arsenalet e botës ! Në kafenetë skishte vend ku uleshe e kudo dëgjohej : Shkodra nuk do të bjerë në duart e komunistëve ; 20 mijë të armatosur mund ta mbajnë atë derisa të bëhet zbarkimi i anglo-amerikanve që pritej dita ditës. Nga ana tjeter, edhe 10 mi ¬çetnikë jugosllavë me në krye Drazha Mihailoviqin, kishin bërë ofertën për të ardhur në shkodër. Tregtarët shkodranë ishin të gatshëm të ndihmonin me para dhe ushqime. Formoheshin komitete njëri pas tjetrit. Krerët mbanin mbledhje natë e ditë. Të gjithë qemë si në ethe. Edhe moti ishte kundër nesh. Kolonat gjermane tërhiqeshin drejt veriut. Brigadat e shumta partizane po mbyllnin darën e rrethimit përreth Shkodrës. Zbarkimi aleat spo dukej. Disa krerë po zhdukeshin pa lënë gjurmë. komitetet u shkrinë si kripa në ujë: O burra t’ ia mbathim! Një shumicë e madhe u drejtua nga Ulqini: ia hipën motobarkave të ulqinakëve dhe i ranë Adriatikut. Disa tjerë iu ngjitën malave, e disa tjerë iu dorëzuan partizanëve.
User avatar
Katil
Posts: 211
Joined: Thu Aug 28, 2008 8:00 pm

Re: 20 vitet e fundit edhe kritikat ndaj Enver Hoxhes

Post by Katil »

FAKT
Ps. kam qef mem fol do "kritik" qe jan ktu prezent ne ket forum.



me tmira Pronari :shmeki:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: 20 vitet e fundit edhe kritikat ndaj Enver Hoxhes

Post by Clavicula »

Qe njo :D
Une e kom lexu nji sen te nji autori tjeter, R. Megjuani, qe me lexu ti e do tjere, me pa se cfare sene shkrun per Enverin edhe kliken e tij, tu fillu pi ushtrise e seneve tjera ty t'hidhet menja qe per ni moment ki me ngatrru Shqipnine me Angline per ka kapaciteti ekonomik dhe ushtarak.


2:23 :shsmile:

ja vlen me kqyrt krejt,po qekjo 2:23, osh kapaki, kur ky tu q kqyr TVSH, ata e qesin Papen tu majt fjalim edhe kur i thir ne telefon :shsmile:

nimi prap, e lexoj bash mire se tash veq k'shtu kalimthi hina ;)
Post Reply