Piramidat

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Piramidat

Post by V | a G r a »

Pershendetje ...

Per sa kon kerku neper forum ket tem se kom pa po nese osht dikun ksaj dini qa i boni ...

Osht fjala per piramidat ! ...

Image

Pom intereson qysh osht bo ndertimi i tyre qysh ne kohen e lasht ku kom lexu me 1 artikush 1 piramid përmban 2.400.000 blloqe gurësh, të rëndë , qfar qellimesh kan kto piramida ... / qfar dobish ka pas njerzimi nga kto piramida ... etc etc
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Piramidat

Post by cowboy »

Interesant o me Piramidat Mrekullia e 7 e botes qe qe kan egzistu me Shekuj te tere...per ndertimin e ktyne eshte shum interesant qysh jan ndertu por sa eshte e sakt nuk e di, vetem e kam pa nje dokumentar mjaft interesant se s'i ka ardh deri te ndertimi i Piramidave...

Cdo Blloq qe e kan qit e kan rrit zallin e sahares permbi nje mur dhe tani kur i kan levrit Gurzit e mdhaj perfundi i kan shti druna e robt perpara e kan ngre me kanopa e kjo e ka ba shkakun me levrit gurzi prej nje vendi ne vendin tjeter e qeshtu ka ardh deri te Piramidat e mdhaja...

Fjala Piramid eshte shum e hershme me ato fjal si shqipe qe kan ardh prej Gjuhes Indoevropiane.

Piramid me perkthy ne shqip i bjen ''Per Mbret Mbi Dhe'' e qellimin Piramidat e kan pas se kur i kan ndertu e kan lan nje vend per Faraonet qe ti vurrosin kur t'vdesin dhe te jete vetem nje Perandori vetem nje Mbret qe do te sundoj per Shekuj, nje ashtu edhe ja kan arrit ne kohen e vet se s'ka pas ma t'fort sa kta...e kur i kan varros Faraonet (Fjala Faraon me kthy ne Gjuhe Shqiper del ''Fara e Jone'') i kan varros me simbolin e tyne kryesor AKER qe ka qen simbol i Jetes tani mbrenda Sarkofagit i kan dhan ushqim Mbretit qe te ushqehet gjate rruges se madhe per BOTEN TJETER. Edhe kur e kan varros Mbretin gjithmon durt jan kan lane si shej t'formes X qe mbahet ne ditet e sotme tek Masonet se Shenja X eshte si Mister kur kan dicka per mos me tregu gjithmon e kan me shenjen X psh: si te programet Porno qe jan me shenjen XXX, tani Planeti X i cili s'tregohet vetem Planeti X e qujn e shum shum sene tjera....

Ka edhe shum sene tjera per me fol se kan pas goxha Arkitektur t'fort, Medicin, Art, Besim etj etj...

Me ngu Grupin Nile qe bojn Death Metal goxha bojm muzik t'mir per Egjiptin e lashte ja vlen me i ngu...

Ajt me t'mira...
RinorZ
Posts: 124
Joined: Sat Aug 13, 2005 5:29 pm

Re: Piramidat

Post by RinorZ »

Piramidat e Gizes ne Egjipt, sot ne vehte bartin nje ndere misteret me te medhaja ne bote, jo vetem nga ana arkitekturore, por edhe nga ana sociale dhe shpirterore...

Piramidat ne ate kohe nuk ishin gje tjeter pos varreza per udheheqesit (Faraonet) e asaj kohe, si dhe klikes se tyre. Por para se te vijme ketu, duhet te theksojme se ne ate kohe kishte disa lloje ndertimesh te varrezave:

A. Varrezat ne shkemb
B. Mastaba, si forma e pare dhe me e thjeshte e varrit
C. Mastaba e shkallezuar, e cila paraqet ne te shumten e rasteve nje mbindertim te
mastabes se hershme (shpesh njihet edhe si piramida e shkallezuar)

D. Piramida e vertete (ajo e cila nuk ka shkalle)

A. Varrezat ne shkemb - Ajo c'eshte me rendesi tek ky lloj i varrezave eshte se hyrjet ne keto varreze ishin te fshehura per ti mbrojtur ato nga plaçkitesit dhe demtimet eventuale. Rradhitja e te gjitha kthinave (hapesirave) te keto varreza behet sipas aksit gjatesor, ku mbreteron aksialiteti i ndertimit ne pothuajse te gjithe ndertimet. Gjatesia e varrezave mund te arrije deri ne 150m. Varrezat kane nje hapesire katrore me siperfaqe te vogel qe sherbente si kapelle apo salle per pritje. Eshte me rendesi te theksohet se keto varreza nuk kane serdabe (kthine per sherbime tjera), dhe varri ndodhej ose nen kapelle ose ne fund te korridorit horizontal ose te pjerret (m'varesisht nga tereni).

Image
Varrezat ne shkemb ne Beni Hasan, Egjipt.


B. Mastaba - Perbehej prej dy pjeseve, pjeses se ndertuar mbi toke dhe asaj te
ndertuar nen toke. Pjesa mbi toke kishte forme te katerkendeshit kend te drejte dhe permbante nje kthine te vogel ne te cilen kryheshin ritet fetare, kurse prane saj ishin vendosura kthina tjera te quajtura serdabe. Ne serdabe do te vendosej statuja e te vdekurit kurse prane saj do te behej varrimi i statujave te cilat prezentonin anetaret tjere te familjes se mbretit, nepunesit e tij si dhe sherbetoret e tij.
Pjesa e ndertuar nen toke mund te arrinte thellesi edhe deri ne 30m, dhe ne te vendosej
sarkofagu me trupi e mumifikuar te faraonit. Deri te kjo kthine shkohej permes korridoreve te
ngushte dhe te pjerret te ndertuar nga guri. Shpesh ndodh te ndertohen korridore te tilla te
rrejshme, te cilet ndertoheshin per qellime mbrojtese te sarkofagut nga vjedhesit eventual.
Materiali i perdorur per ndertimin e mastabave do te jete qerpiqi dhe rrale here guri.

Image
Prerje e nje Mastabeje ne Sakkara, Egjipt.


C. Mastaba e shkallezuar - Mastaba e shkallezuar paraqet nje kategori me te persosur ne ndertimin e varrit se mastaba e llojit te lartepermendur. Eshte evidente se mastaba e shkallezuar eshte zhvilluar nga mastabat e hershme, dhe qe ne te vertete paraqet ndertim te disa mastabave njera mbi tjetren. Vendosja e mastabave njera mbi tjetren krijonte shkallet, te cilat njekohesisht do te kene sherbyer per te bartur materialet me te cilet behej ndertimi. Edhe mastaba e shkallezuar do te kete baze te katerkendeshit kende te drejte. Mastaba e pare e realizuar si e shkallezuar njihet mastaba ose Piramida e Zoserit.

Image
Piramida e Zoserit ne Sakkara, Egjipt.

Image
Piramida e shkallezuar e Snofrut ne Dashur - Kjo piramide
llogaritet te jete nje hallke lidhese ne evolucionin e piramidave te cilat do te llogariten si
ideale- piramidat ne Gize.



D. Piramida e vertete - Ne Gize ndodhen tre komplekse piramidash, ajo e Keopsit (Cheops), e Kefrenit (Chefren) dhe e Mikerinit (Mycherinos), te cilat jane te ndara njera nga tjetra.

Piramida e Keopsit - Eshte me e vjetra dhe me e madhja nga te tre piramidat ne Gize, e cila sot regjistron lartesi prej 137 m, por supozohet te kete qene edhe per 10m me e larte dhe brinje te bazes katrore prej 232m. Piramida e Keopsit eshte nje veper e vertete arti. Perrreth saj kane qene te ndertuara edhe tri piramida te vogla per familjaret e mbretit, nje mastabe per nenen e mbretit Heteferesin (Hetepheres), pastaj nje varreze te rregulluar mire per te varrosur personelin qe i kishte sherbyer mbretit. Ne mbrendi te piramides ndodhet dhoma ku do te vendoset faraoni i mumifikuar.

Piramida e Kefrenit - Kjo Piramide ka permasa ne baze prej 215m, me lartesi prej 143m, eshte piramida me mire e ruajtur, e njohur edhe per figuren e sfinskut (Sphinx), nje kafshe me trup te luanit dhe koke te mbretit, qe njeherit llogaritet te jete monumenti me i njohur ne bote. Prapa Sfinksut dhe ne afersi te piramides ishte vendosur nje oborr me 24 shtylla, qe simbolizojne levizjen e diellit gjate tere dites, dhe dy nisha aksiale ne lindje dhe ne perendim te cilat shenojne aksin rrugor.

Piramida e Mikerinit - Eshte me dimenzione te brinjes prej 108m dhe me lartesi prej 66m. Korridori hyres eshte i gjate rreth 26m per te arritur keshtu ne dhomen ku vendoset faraoni i mumifikuar. Me zmadhimin e piramides, me çrast eshte zmadhuar edhe kthina ku vendosej faraoni, ndertohet nje korridor tjeter, i cili ne fillim shkon 31m teposhte, per te vazhduar pastaj horizontalisht edhe 21m tjera, per te arritur keshtu deri te varri i faraonit. Pas demtimeve gjate vjedhjeve ne kete piramide, mumia e faraonit zhvendoset ne nje kthine tjeter, e cila eshte rreth 13m e larguar nga vendi i meparshem. Nga jashte kjo piramide do te mvishet me granit te kuqerremte.

Image
Pamje nga larte e kompleksit te Piramidave ne Gize, Egjipt.

Image
Prerje vertikale e Piramides se Keopsit, Gize (Egjipt)

Image
Piramida e Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit.

Image
Sfinsku - Nje kafshe me trup te luanit dhe koke te mbretit.


Se si behej ndertimi i piramidave, teknika dhe teknologjia e perdorur jane ende enigme, sepse
mungojne shkrimet te cilet do te vertetonin nje ndertim te tille. Supozohet qe bartja e gureve eshte bere me ane te rampave te pregaditura nga rera, pastaj egziston supozimi se guret priteshin ose gedhendshin nen kend te caktuar, transportoheshin permes Nilit nga largesi te medha dhe nga bregu i Nilit pastaj permes teknikave te ndryshme afroheshin deri tek piramidat. Fuqia njerezore do te duhej te kete qene ne numer shume te madh, Numri i
punetoreve zvogelohej atehere kur Nili bente vershime, dhe per ta cuar ate ne vendin e vet,
shumica e punetoreve ktheheshin ne vendlindje, ku me kruerjen e puneve, ata serish
ktheheshin te ndertojne piramidat.

Por duhet hequr dore nga mendimi se piramidat duhet shikuar si objekte te ndertuara me
punen e sklleverve. Hulumtuesit japin disa hipoteza rreth ndertimit te priamidave:

a). Katrori i perdorur si figure baze per piramidat paraqet token, pra materjen. Trekendeshi
mbi katrorin simbolizon principin qe zoteron, sundon, principin perfundimtar i cili nuk ka me
progres.


b). Shikuar nga lart, piramida simbolizon kater elementet themelore jetesore: token, ujin, ajrin dhe zjarrin.

c). Plutarku, nje mendimtar thekson se egjiptasit me piramidat e tyre prezentojne boten ne trajten me te bukur- permes trekendeshit marredheniet e brinjeve te se cilit jane 3:4:5. Dihet se keto proporcione kane sherbyer per proporcionimin e piramidave, dhe ne keto proporcione eshte bazuar edhe teprema e Pitagores.

Pra, si perfundim mund te themi se piramidat ne Gize ishin monumente te shpreses. Sot ata
impresionojne me madhesine e tyre, me precizitetin e ndertimit. Per mbreterit e Egjiptit dhe
per miliona njerez te cilet i njihnin si ndertime per zotin, piramidat do te jene forme e vetme
lidhese ne mes tyre dhe zoterve. Permes arkitektures piramidat reflektonin nje te vertete
kozmike, qe te kujton lindjen dhe perendimin e diellit. Per njerezit piramidat ishin deshmi se
universi kishte nje rregullsi, ku jeta dhe siguria e njerezve ishte vec e siguruar.
RinorZ
Posts: 124
Joined: Sat Aug 13, 2005 5:29 pm

Re: Piramidat

Post by RinorZ »

Nje supozim tjeter mbi ndertimin e gureve te ketyre Piramidave eshte edhe metoda kur "Guri kthehet te Guri"...

Kjo metode ka ardhur si rezultat e mos pranise se hapesirave shkembore afer vend ndertimit te komplekseve te Piramidave, me saktesishte afer qytetit te Gizes.
Duke u nisur nga ajo qe ne ate kohe teknologjia ndertuese dhe transportuese nuk ishte ne nivel te sodit, dhe se ata shkembinje si material ndertues mendohet se jane transferuar nga pjesa tjeter e lumit Nil, ku eshte nje largesi marra mendese, dhe me pas jane sjellur ne vend ndertim, gje qe sipas kohes dhe hapesires, kjo gje eshte e pa mundur. Atehere shumica e shkencetareve jane te mendimit se guret nuk jane bartur nga vende tjera, por ato jane prodhuar aty, dmth guri eshte prodhuar ne kantier, ne nje hapisire te rrethuar me rere, dhe pa prani te elementeve shkembore.

Ky proces fitohet kur CaCO3 (Gur gelqerore) behet Kalcinimi i tije ne temperature 950(grade)C - 1000(grade)C, dhe shenderrohet ne CaO (Gelqere e shuar). Me pas duke i shtuar H2O (uje) behet shuarja e gelqeres, dhe shenderrohet ne Ca(OH)2 (Gelqere e shuar)...Dhe krejte ne fund, perberjes se fundit te fituar i shtohet CO2, dmth behet karbonatimi, e qe ne fakt prape kthehet ne Gur, por me aftesi mbajtese me te forte.


Ky lloj ndertimi eshte zbatuar edhe gjate Periudhes Osmane, apo me saktesishte ne uren e Mostarit (Mostar, Bosnje).

Atehere, po qe se kjo sinteze eshte e vertete, del te kuptojme se ndertimi i Piramidave nuk ishte ac i nderlikuar. Por mos te harrojme se kjo eshte vetem nje sinteze, dhe se nuk duhet te merret si zgjedhje e ketij misteri...


:D
User avatar
Amon Ra.
Posts: 250
Joined: Wed Jan 06, 2010 2:11 am
Location: Kingdom of the Night

Re: Piramidat

Post by Amon Ra. »

Piramidat me nje fjale jon varrezat e Faraoneve ....Pasi qe ata kane besuar ne jeten pas vdekjes ne piramida kane futur trupin e faraoneve dhe te gjitha gjerat e vlefeshme qe kane poseduar ata...eshte edhe nje gje te cilen me sa pash nuk e keni cekur se ato piramida jane thuajse te gjitha te mbushura kane nje hapsire si koridor te gjate e cila verehet ne prerjen e piramidave ky koridor te dergon deri te vendi ku gjindet sarkofagu,mirpo thuhet se asnje njeri i cili ka provuar te hyje dhe te shkoj deri te hapsira ku gjendet sarkofagu nuk eshte kthyer me ...dhe mendoj se kjo ska te bej me asgje tjeter perveq se ai koridor eshte shume i ngushte dhe nga fobia nga terri ose nga hapsira e vogel njerzit vdesin..

Edhe diqka ne maje Piramidat kane qene te mveshura me ari...mirpo pasi qe njerzit jon aq lakmitar ndaj gjerave te arit i kane vjedhur ...dhe s'jon mo
Mirepo per Piramidat ende nuk munde te thuhet diqka definitive sepse ende jone ka bohen studime te ndryshme per to...
Post Reply