Historia e Bullgarve

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Historia e Bullgarve

Post by SOPRANO »

The Bulgars (also Bolgars, Bulghars, or Proto-Bulgarians) were a Turkic people,who migrated into Europe from Central Asia and Mongolia. From the 4th century the Bulgars conquered the steppe north-west of the Caspian Sea.... http://en.wikipedia.org/wiki/Bulgars


mir osht me dit historin e kojshive :)
User avatar
CRADLE OF FILTH
Posts: 333
Joined: Sun Feb 08, 2009 10:47 pm
Location: FERIZAJLI DERI NE PIKE TE FUNDIT
Contact:

Re: Historia e Bullgarve

Post by CRADLE OF FILTH »

Nuk e ke edhe keq, por me se miri eshte me e dite historine tone para se me e mesu te huajen si thua ti> :?: :?: :shmeki:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Historia e Bullgarve

Post by Clavicula »

shih gjeniu, duhesh me dite cka te rrethon e kon e ki kojshi
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Re: Historia e Bullgarve

Post by MaNgupja_nR1 »

krejt magjup jon, edhe bugart edhe makedont
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Historia e Bullgarve

Post by 6POUNDER »

MaNgupja_nR1 wrote:krejt magjup jon, edhe bugart edhe makedont
(Y) mpueq
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Historia e Bullgarve

Post by AciDiuS »

Clavicula wrote:shih gjeniu, duhesh me dite cka te rrethon e kon e ki kojshi
ahahaaha ... Amo esEEnca eshtë t'ja kundershoj mendimin :shpata: :lol: ...
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Historia e Bullgarve

Post by Ulurima »

SOPRANO,

per sa i perket prejardhjes, bullgart jon mongolt e pare n'Ballkan...fis turk qe jon nis n'drejtim t'Ballkanit nen udheheqjen e Asparakut, bara me Hunet, edhe qe ma vone jon sllavizu edhe orthodoksizu...pra vin prej territorit t'Mongolise, ama osht edhe ni teori qe kta i lidh edhe me Persine si vendbanim tyne t'perkoheshem...feja e tyne e pare u kon TENGRIANIZMI...etimologjikisht prej Zotit "TANGRA", fe kjo qe osht ni miks i animizmit, shamanizmit edhe totemizmit...

ma vone n'vitin 859 mos gabofsha vjen sllavizimi edhe orthodoksizimi i bullgareve n'kohen e Borisit I...si rezultat i depertimit t'tyne, inkurzioneve t'huneve, sulmeve t'sllavo-avareve, t'paleologeve edhe kantakuzeneve, arabeve, Bizanti ka qene shume i dobesum, realisht ka pas provinence kontrolli veq mbi Konstaninopojen...(anipse ma vone Leo Asuriani apet e kthen pak n’jete)…Bullgart nja 300-400 vjet jon kon ni Perandori kogja e madhe, sidomos n'kohen e Simeonit...jon shtri prej Molldavie deri n'Oher, prej Rumanie e Dobruxhe e deri n'Selanik...

anipse shpeshhere Bizanti ka arrit mi kthy territoret e veta, bullgart prap e kane majt n’kome t’veta shtetin…ama mas depertimit t'osmaneve n'Ballkan kta e hupin pavaresine e tyne (n'vitin 1371 mposhten serbo-bullgaret Vukashini edhe Uglesha tek Marica), masnej perfundimisht n'Betejen e Kosoves n'vitin 1389 bjen edhe Bullgaria krejt si shtet...anipse para Betejes Shishmani III ka qene ai qe e ka fillu karten e pare t'VAZALITETIT ndaj sulltanit n'Ballkan...pra tu u kon here vazal here kunder sulltanit (si Skenderbeu ma vone), ka kqyr nashta i dhez qajo politike, po si ka dhez...

kjo forme ju ka dhez veq Principtave t'Rumanise edhe t'Molladavise qe gjate krejt eksistences t'tyne sjon kon teresisht pjese e Perandorise po veq VAZALE...mas ramjes n'Betejen e Kosoves, Bajaziti I e merr krejt Bullgarine, e ma vone Bullgaria bohet veq terren luftimesh edhe inkurzionesh kunder osmaneve pa naj rezistence t'bullgareve vendas... Bajaziti s'arrin me i zgjeru pushtimet e ma tutjeshme se kapet prej Timurlengut (inkurzionist tatar n'territorin osman, i cili n'vitin 1402 n'Betejen e Angores e kap Bajazitin I e fut si ROB n'Kafaz edhe e len me dek qaty mrena si t'çmendun)...masnej pason periudha e shkurt e Mehmetit I Çelebiut qe sundon veq 8 vjet deri n'ardhjen e Muratit II i cili n'vitin 1444 n'Betejen e Varnes, e merr edhe qytetin ei fundit t'Bullgarise Varnen pra...

masnej deri n'kohen e Rilindjeve Kombetare n'Ballkan bullgart jesin njo 400 vjet ner osman...Vasil Levki osht ai i pari qe ja nis konsoldimit kombetar t'bullgareve amo pas sukses t'madh politik, po veq kulturor, gjuhesor...sepse per Bullgarine europianet jon kon t'pa-interesum...veq Rusia u kon deri diku e interesume, edhe ato jo deri deri n'shekullin XVIII & XIX...kur Ekatarina I edhe Pjetri i Madh i Rusise nuk fillojne me shfaq ambicije ekspanduse n'drejtim t'Ballkanit...s'pari n'vitin 1774 sipas Paqes t'Kyçyk Kaingjarxhit shihen tendencat e depertimit t'Rusise n'Ballkan...mirepo qe nuk bohen drejt kah Bullgaria po anej kah Deti i Zi edhe knej kah Molldavia, Besarabia e Rumania...i njejte sen perseritet n'vitin 1856 (Lufta e Krimese), ama Franca edhe Anglia (s'bashku me Austro-Hungarine), e pengojne Rusine me depertu n'Ballkan, sepse skane qene t'interesume me leju Rusine me u zgjeru shume...(Napoleoni ma vone thote : "Konstaniopojen ruseve ? Jo kurre ! Osht KRYEQYTET I BOTES !").

n'vitin 1878-ten n'kohen e Krizes t'Trete Lindore, Ignjatevi masi qe arrin me mposht rezistencen 6 mujore t'Osman Pashes n'Bullgari arrin n'Vigjile t'Stambollit, edhe kercnohet me marrje t'Stambollit qka e detyron Sulltan AbdylHamitin e II-te me kerku armepushim edhe me pranu Shen Stefanin me 3 mars 1878, i cili simas diktateve t'Rusise e parasheh krijimin e ni Bullgarie t'Madhe (pothujse sa Perandori kur u kon), me shtrirje deri n'Oher, si shtet satelit i Rusise n'Ballkan, me dalje n'Marmara, Detin e Zi edhe Mesdhe...prap europianet reagojne edhe thirret Kongresi i Berlinit...me 13 qershor 1878 edhe vendos mu zhbo Bullgaria e Madhe e cila zvogelohet per 3 here…krijohet Principata Autonome e Bullgarise Veriore me protektor ni princ gjerman…kurse Maqedonia, Rumelia Lindore edhe ajo Perendomire…i mbesin sulltanit…i cili ma vone here e lun karten e centralizimi here ato t’decentralizimit n’kto territore…

Kongresi i Berlinit u thirr mas shumti me instistimin e Austro-Hungarise e cila kas interesa n’Ballkan, po simbolika i ka met Bismarkut t’Gjermanise…Gjermania realisht ska pas interesa n’Ballkan deri vone kur u maru austrada Stamboll-Bagdad…a Austro-Hungaria ka pas interesa si te kapsh prej Bosnjes, Novi Pazarit, Adriatikut, Shipnise, Kosoves (Vilajeteve Shqiptare), Gjerdapit e deri n’Mesdhe (kujto hekurudhen : Prijepole-Mitrovice-Selanik t’marume qysh n’kohen e Sulltanit AbdylAzizit, qe jau lejon austro-hungerezve kit dnertim)…anipse kane eksistu dy Marrveshje t’Austro-Hungarise : njo me Rusine (1878 – ku n’kembim t’neutralitetit t’Austro-Hungarise, ndaj luftes t'Rusise me osmant, Rusia e pranon kontrollin edhe pushtimin e Bosnjes prej Austro-Hungarise) perkatesisht me Serbine (1881 ku Serbia n’kohe t’Obrenoviqve hek dore prej Bosnjes tu jau lon austro-hungarezve, n’kembim t’zgjerimit drejt jugut) si Rusia si Serbia e teprojne me pushtime e zgjerime edhe per qato nihere u thirr Blerini per me nal Rusine masnej edhe me Serbine Austro-Hungaria sillet a ndryshe...

dobesimi i vazhdushem i Perandorise Osmane bon qe Austro-Hungaria me pushtu Bosnjen n'vitin 1908 e po t'njejtin vite me fitu paveresine edhe Bullgaria territorialisht e bashkume do vjet ma heret nen udhehqjen e Bratinaut...kjo su pa me sy t'mire me Serbise edhe Greqise t'cilat kane pas ambicje n'Maqedoni...sidomos mas Revolucionit t'1903-tes n'Serbi ku vrahet Aleksander Obrenovicqi prej organizates "Bosna e Re" t' Dragutin Dimitrojeviç APISIT edhe vjen n'pushtet Petar Karagjorgjeviçi...t'cilt s'bashku me Jorgon I t'Greçise kqyrin me i ekstrapolu praktikisht Naçertanine edhe Megali Idene...

bullgart gjate krejt periudhes 1900-1912 jon kon n'konflikt me shkije e me grek per s ai perket kontrollit n'Maqedoni...edhe per sa i perket pavaresise fetare t'Kishes Orthodokse Bullgare prej asaj greke (apo "Ekzarkia" qysh i thojne ata auto-qefalise kishtare)...sa qe ka pas perafrime ehe me çeta shqiptare edhe iniciativa t'perbashketa me u bo bashke bullgart me shqipar...sidomos Mihajl Grameno, Themistokili Germenji (bullgar kah nona), dy vllaznit Topulli edhe Hasan Prishtina kane pas kontakte me bullgar...Hasan Prishtina bile u kon shume afer marrveshjes me Pavllovin e bullgareve per me nda Shkupin pergjys bullgart me shqiptar ama Lufta e Pare Ballkanike i ndryshon rrjedhat, ku nen ndikimin e Rusise, bullgart bohen me shkije e me greke...

para fillimit t'Luftes t'Pare Ballkanike bullgareve i'u osht premtu Maqedonia, po prap osht dite qe skane me jau jep shkijet edhe greket per arsye se Stefan Stambullovi edhe Ivan Stambolinski me vakt sja kane kooptu Maqedonine Bullgarise megjithese VMRO-ja edhe Kryengritja e Ilindenit jon bo per bashkim t'Maqedonise me Bullgarine, ndaq qe ky ekscentrizem ka qu n'favor t'sgkijeve edhe grekeve...

osht interesant qe per me i bo bashke delgacionin serb edhe bullgar, rust i kane shti shkijet me ni tren edhe bullgart n'anen tjeter me ni tren tjeter (pa e dite asnjona pale ku po i qojne), edhe njoni tren osht nis prej Serbie e tjetri prej Bullgarie per me u taku ne ni stacion t'perbashket hekurudhor n'Pirot, se ndryshe kerqysh skane mujt me i bo bashke, po megjithate ma n'fund Rusia nen urdhnin e carit Nikollaj Romanov i detyron edhe n'mars t'1912-tes nenshkruhet Aleanca n'mes Serbise edhe Bullgarise per me i ra trashegimise osmane n'Ballkan...

fillon Lufta e Pare Ballkanike, osmanet hupin edhe e lshojn Ballkanin, del qysh u prit...Serbia edhe Greçia pushtojne ma shume toka n'Maqedoni se sa qe u kon e percaktume me marreveshje...me qka bullgaret s'pajtohen edhe ja kersasin Luftes t'Dyte Ballkanike, tu e sulmu qeten e Kosta Zivojinoviç Peçancit n'Bregalnice...me qka edhe fillon lufta n'mes shkijeve edhe bullgareve, mirepo kunder bullgareve qohen edhe greket, edhe malazezt edhe rumunt e vile edhe turqit e shfryztojne situaten e qohen...turqit (e rrimarrin Edirnen)... bullgart kapitullojne, detyrohen mi shlu nja 20% e ma shume t'pushtimeve qe i kane fitu n'Luften e Pare Ballkanike...dy Dobruxhat jau merr Rumania, Kavallen edhe Selanikun Greçia edhe Serbia 70-75 % t'Maqedonise...

avazi i armiqesise n'mes ktyne vazhdon edhe n'Luften e Pare Boterore ku bullgart jon n'anen e Bllokut Qendror (Gjermanise & Austro-Hungarise), kunder shkijeve, grekeve edhe rumuneve edhe mas humbjes t'luftes mre Traktatin e Neullit n'Versaje apet hupin n'terriror...

n'mes t'dy Luftarave Boterore osht periudha e Kralevines t'Borisit III, ku apet bohen pregaditje me u bashku me gjermant qe mu hakmerr n'Ballkan kunder shkijeve, grekeve edhe rumunve... njejte ngjan edhe n'Luften e Dyte Boterore, bullagrt jon aleat i Hitlerit edhe apet psojne...

masluftes, prej 1945-tes e knej mbesin nen proviniencen e Kominternes Komuniste, ama jo me verzion t'rond t'komunizmit qfare e ka pas Shipnia e Enverit, apo Rumania e Qaushevskut, po me SISTEM SOCIALIST qfare e ka pas Jugosllavia e Tites...anipse partia n'pushtet osht qujt PARTIA KOMUNISTE, sistemi n'esence u kon socialist, qka edhe ka ndiku qe mas transformeve qe bohen n'Europen Lindore partise me ju ndrru emni n'PARTI SOCIALISTE...n'periudhen e Zelju Zeljevit...

ktu duhet me potencu faktin qe pikerisht Transformimet n'Europen Lindore kane fillu prej Bullgarise, e masnej jon qkep anej kah Rusia nen ndikimin e Gerbaqovit...maspari (edhe para ramjes t'Murit t'Berlinit, perkatesisht n'vitin 1988), jon has nderskamcat e para Bullgari-Turqi per sa i perket pakices turke n'Bullgari, edhe qikjo e ka implicu ndryshimin n'krejt Europen Lindore...pra qitu u kon leva apo origjina e ramjes t'komunizmit n'Europen Lindore...

n'90-tat e knej e deri kah 2008-ta (sidomos nen udheheqjen e Gerogi Parvanonit), ka pas prap perafrime t'Bullgarise me Jelstsinin perkatesisht Putinin, mirepo megjithate e pane qe e ardhmja e tyne osht kah Perendimi e jo kah Lindja, edhe vendosen me u kthy kah Europa, me qka ju bashkangjiten edhe BE-se n'vitin 2007 bara me Rumanine...(e cila hala osht nen ndikimin rus)
Post Reply