Black_Bird wrote:Evolucionistët nuk kanë ndonjë përkrahje të fortë nga shkenca kur ata thonë se gjithçka ka “evoluar”. Në fakt, evolucionistët të cilët e mohojnë Zotin dhe mrekullitë e Tij, përballen me tri probleme të mëdha në univers.
Problemi 1
Nuk ka asnjë ligj shkencor që lejon diçka të evoluojë nga asgjëja. Nëse nuk ka pasur asgjë në univers nga të fillohet, është e qartë se asgjë nuk ka mundur të ndikojë që diçka të paraqitet.
Evolucionistët shpesh mundohen ta shmangin këtë problem duke arsyetuar se evolucioni nuk ka të bëjë me fillimin e jetës, por ai merret vetëm me atë se si ka përparuar jeta pasi që ajo është shfaqur. Por, nëse nuk mund të nxjerrni diçka nga asgjëja, është e kotë të mendohet se ekziston një hap tjetër. Përziej figurat në çfarëdo mënyre të duash, por pa Krijues nuk do të fitosh asgjë, gjithçka do të mbetet e vetmuar.
Problemi 2
Asnjë ligj shkencor nuk mund të llogaris që gjërat e pajetë të kthehen në jetë. Balta në kopshtin tuaj nuk kthehet në drunj dhe në lule. Ata vijnë prej farërave, shumimit apo shartimit nga një pemë në tjetrën.
Evolucionistët ateist kanë besuar gjatë se dikur në të kaluarën e largët jeta ka dalë nga substancat e pa jetë. Biologu britanez T.H. Huxley në vitin 1869 dhe fizikanti John Tyndall në vitin 1877 ishin promovuesit e hershëm të idesë se jeta mund të jetë gjeneruar nga elementet inorganike. Por, biologu nuk gjeti ndonjë ligj për ta mbështetur këtë ide, përkundër asaj se shumica ishin kundër. Vështrimi I pandryshueshëm është se gjallesat e gjalla mund të krijohen vetëm nga gjallesat tjera të gjalla. Jeta nuk do të mund të fillonte nëse Zoti dhe mrekullitë nuk do të merrnin pjesë.
Problemi 3
Nuk ka asnjë ligj shkencorë, i cili do t’i lejonte një lloji të krijesave të shndërrohej natyrshëm në një lloj krejtësisht tjetër. Për shembull, insektet nuk evoluojnë në një qenie shumë komplekse, jo insekt, për shkak se nuk kanë gjene ta bëjnë atë.
Teoria e evolucionit na mëson se gjallesat e formës së thjeshtë evoluojnë në gjallesa të formës më komplekse, sikurse peshqit, amfibët, zvarranikët, zogjtë dhe mamalët. Nuk ekziston asnjë ligj natyror që e lejon të ndodh një gjë e tillë. Gjëja më e mirë me të cilën mund të vijnë evolucionistët është të shpjegojnë se si ka mundësi të ndodh, ata thonë se ka ndodhur me anë të mutacioneve dhe zgjedhjes natyrore.
Por, mutacionet papërballueshëm shkatërrojnë informacionet gjenetike dhe prodhojnë krijesa më të hendikepuara sesa prindërit. Gjithashtu, edhe zgjedhja natyrale nuk jep diçka të madhe. Zgjedhja natyrale mund të shpjegojë përse molët me ngjyrë të bardhë në Angli janë pakësuar, ndërsa molët e zinj janë shumuar (përshkak se gjatë revolucionit industrial molët e bardhë në sipërfaqe të errët janë vërejtur më mirë nga zogjtë dhe ka pasur mundësi më të mëdha që zogjtë t’i hanë). Por, nuk mund të thuhet se molët janë shndërruar në krijesa efektive, krejtësisht tjera, në jo-molë krijesa. Thjesht, molët nuk kanë informacione gjenetike për të evoluar në një krijes tjetër që nuk është mol, pa marrë parasysh se sa kohë ju i jepni atyre.
Të gjitha faktet qëndrojnë në anën e atyre që besojnë se Zoti është Krijues i kësaj gjithësie.
Po muj me paramendu prej qfar web sajti o mar ky sen po nejse.
Problemi numer njo k'tu m'ka shti qaq shum me kesh, shum patetike. Kur per dikon Asgjeja osht kuptim i padefinum at'her veq lodhna tu spjegu ktu e tu diskutu, ka qen edhe tema n'rubriken Feja rreth Asgjejes dhe se a mundet Zoti me kriju Asgjejen. Por, ktu po mundohet mu pru n'kontestim 'shfaqja' e jetes. Ka shum teori qe pershkruajn kete, mes tjerash mendohet se edhe jeta e gjall nuk osht vendase, po qka osht ma kryesorja krejt gjallesat, ne tok e kom fjalen, e kan piknisjen prej pikave te para organike protozoar (protos- para, zoar- shtazor). Masnej kur Feja aq thjesht mundohet mos me e pranu rastesine sipas saj, e qe Bota e Jeta e Gjithqka-ja osht kriju me nje arsye, at'her lindin shum pytje qe meniher e rrxojn ket pikpamje, edhe ato me t'parten. Po sikur gjith kjo osht e arsyeshme, pse ndonje fuqimadhit e gjithkrijuesit ju paska dasht nji "loj" e till, kur ai ska kurfar "perfitimi"prej ksaj, edhe pse bash ai e ka zgjedh ket "stil" t'gjithqkajes, ashtu rastesisht apo? E ai vet a nuk osht i rastit, gjersa "nuk i lejon mendjes dhe arsyes se krijeses se tij me dit diqka ma shum rreth vet atij"? (e shummm pytje tjera)
Per problemin e dyt, veq e perfshiva edhe ne te parin. Qka osht qenesore, jeta e gjalle dhe e vdekur nuk kan kufinj mes veti qysh pe paraqitni ju. Maspari na si qenie jemi pjes dhe transformim i materies, makina biologjike. Gjithqka eshte ne evoluim, gjithqka osht ne levizje, koha osht numri i ngjarjeve.
Qysh i sheh feja gjallesat gigantike, dinosauret psh? masnej gjallesat si ura kaluese nga lloji ne lloj.? Kodi gjenetik osht universal per gjallesat e gjalla, edhe me thon< qysh e lexova ma nalt, se psh insekti "nuk ka gjene" per ndonje evoluim, sikurse koha mos ta zhdukte, kjo osht shum rond, shum dobt. Madje edhe viruset shfrytezojn kodin e njejt gjenetik, dhe mos te harroj me cek, se mutacionet kurrrr nuk jon vetem te keqija, po dallojn ne te mira dhe ato te cilat lojn pasoja jo te mira. qe psh sot me se 3/4 e bimeve ne tok jan multiploid.
masnej i ke permend molët, a ktu osht ba fjal per ni koh ashtu qesharake te shkurt, edhe fjala osht per kompatibilitetin ndaj hapsires, ambientit e jo per evoluim brenda llojit.