A osht ka i hup vlera artit??

Diskutime mbi artin ne pergjithsi. Piktura, Skulptura, Fotografia, Teatri, Opera, Baleti etj.

Moderator: AciDiuS

User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Post by Hosefinë »

Voodoo Child wrote:
Hosefinë wrote:Po,boj piktura,fotografi etj. per hobby veq sa per TRIP,se studioj kejt tjeter SEN...a kshtu per naj tnjofshem ose per shpi tem,per shoqni...blla blla BOJ,me knaq Veten. :)
Qati seni qe ti e bon me knaq veten un i thom art.. a nese tThot dikush boma ni pejsazh aty qiti do pem bla bla bla. edhe un te paguj 1321312 OJRO.... ai so art. biznis.. qeky sen ja hup vleren qati arit qe e bon ti se tipi sbon art po biznis
Qofse Puna jem,ose piktura jem i PELQEN dikujt un nina shum mire edhe motivona,e lemo me ma bo pot jap pare mem bo PIKTUR..e kisha nij veten tprivilegjume,SI SHEMBULL qofse 1 klient beson te puna jem edhe vjen e mlyp 1 piktur me ja bo, qe i kish shku STILIT TEM..shum mkish ardh MIR besom,se ai po don me pas nmuri qat piktur me kqyr QDO dit..thjesht mu kish bo QEFI.Normal qe ato ngjyra ato pelhura duhesh mi ble me PARE..kshtuqe paret dika duhesh mi nxerr,edhe kisha bo qef edhe kisha fitu aty ktu naj perqindje WHY NOT:)...tash sdomethon qe un e boj kejt per PARE ose qe ja hupi vleften ARTIT TEM.
Edhe Leonardo DaVinci ne 1478 o pagu me bo ni alterpiece per kishzen e ST.Bernardit.,ka bo biznis jarani ktyneher :P .
E kejt atyne piktorve tmir moti qe po thu, ju kan kalb naper tavana pikturat...ku pe din ti qe ata skan pas PRETEKs mi shit ato punime....po noshta kerkujt si kan pelqy sja kan dit vleren,se edhe ata garant kishin pas QEF me dal pej fukarallekit.

Amo Voodoo pernime nice njeri,po menoj ti "STICK TO YOUR OPINION"...pse jo,kejt njerst sdomethon me menu NISOJ.....na pos LLAF po bojm :P....!

Ajde met mira.
-Krenarja
User avatar
Saraswati
Posts: 940
Joined: Wed Aug 29, 2007 1:40 pm
Location: Gjilan

Post by Saraswati »

e pra artisti krijon diqka prej vetes
besoj se ma ne fund ram dakord ;)

be nice
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Post by Voodoo Child »

Saraswati wrote:e pra artisti krijon diqka prej vetes
besoj se ma ne fund ram dakord ;)

be nice

Diqka tmir pej vetes, se qashtu ndihet, shprehja e botes tBrendshme edhe qitja e saj me an te disa mnyrav!
dsaul
Posts: 1649
Joined: Tue Jan 17, 2006 12:17 pm
Location: GothicLand

Post by dsaul »

Art nuk osht edhe qka kom pa un ..mi Kombinu ngjyrat e Piktures me ngjyra tdhomes ..me kauq ,tepih ..mobilje n'pergjisi :| .

PO shqiptatrt qaq din me vlersu Artin ...koht e fundit si n'trup t'njerit si neper shpija u bo Fashion me kombinu ngjyra :lol: ....shum sen qesharak ama egziston .
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Post by bg82 »

nese arti nuk kish me pas vleresim, ateher as art nuk kish me pas.
un psh masi e qmoj shume artin edhe psikologjine e artit, per mu nuk i hup vlefta kurr, se qdo sen qe ka te boj me artin i mire apo i keq per mu osht interesant.
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Post by Voodoo Child »

shum mKeni keqkuptu ! perpos disave... un e di qe krejt menoni qe artit si hup vlera... un e kom spjegu aty qysh e kom menu, nashta jom shpre gabim nTitull... normal qe ni vepre artistike kurr si hup vlefta... me dhjetra shekuj me kalu qajo jet e njejt. Mirpo kom menu do sene npergjithsi qe jon ka ndodhin me artin , edhe mnyra e let qysh njerzt e kapin artin osht ka e qet ni hije tzez mbi art.... simas do postimev pak me logjiku del qe gjithqka osht art. mirpo sosht. Arti osht sen i veqant edhe senet e veqanta jon seneet qe sun i bon gjithkush. senet qe bohen ose shpesh ose rrall mirpo nuk perseriten,
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Post by Dënalisa Insane »

Sun mujm me than qe eshte ka i hup Vlera amo tash kemi mri ne nje Koh ku Arti i mahershem ka dal qysh me than shkurt e shqip pi "Mode" shume pak Njerz ka qe hala e vlersojn Artin e vjeter, tash ka dal Arti Modern dhe ky per mendimin tem mundet me qen gjithseshka nje sen i thjesht qe para sdissa vjete ska pas kurfar vlere kurrefar kuptimi nditve tsodt mundet Njeri me Interpretu nje Roman per nje Art modern. Vlera e artit kurre ska me humb sepse dhe Muzika eshte nje lloje e Artit....thjesht sma merr mendja , mu perveti jo se vet mirrna me Art dhe plot njerz i njoh qe motivohen nga Arti... inspirimin e gjen tek Arti....
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Post by Voodoo Child »

vepres artistike si hup vlera . i hup artit , se un sshkoj me vizitu ni ekspozit kur e di qe ka qit turrli qyri punime aty.
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Post by Hosefinë »

Voodoo Child wrote:vepres artistike si hup vlera . i hup artit , se un sshkoj me vizitu ni ekspozit kur e di qe ka qit turrli qyri punime aty.

Jojo Meriton un kategorikisht s'Pajtona me ty,ne asni menyr (eahehehhe mAre gjAli ages)
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

Voodoo Child wrote:vepres artistike si hup vlera . i hup artit , se un sshkoj me vizitu ni ekspozit kur e di qe ka qit turrli qyri punime aty.

ahahaha vepres jo e Arit po , e kush o Arti qa o arti Vepra aver ...... opet smun thu qe i hup arit vlera aver e kom cek edhe ne tjera postime nkit topik ka Vepra tvlefshme dhe tpavlefshme :D...... mi hup artit vlera mo as ni veper ska vler :D
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Post by Varekai »

formula per mbijetesë: Origjinaliteti+/-senet tjera
e me kto deshta me thon se sa t'ka origjinalitet, ka vlera.
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Post by Voodoo Child »

AciDiuS wrote:
Voodoo Child wrote:vepres artistike si hup vlera . i hup artit , se un sshkoj me vizitu ni ekspozit kur e di qe ka qit turrli qyri punime aty.

ahahaha vepres jo e Arit po , e kush o Arti qa o arti Vepra aver ...... opet smun thu qe i hup arit vlera aver e kom cek edhe ne tjera postime nkit topik ka Vepra tvlefshme dhe tpavlefshme :D...... mi hup artit vlera mo as ni veper ska vler :D
spo di qysh me ta spjegu.

Vepra

edhe arti Npergjithsi..... Shum vepra e bojn artin npergjitshi, a pe kupton tasht?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Post by AciDiuS »

qe e treta her qe pot thom qite i veper qitu edhe thuj qikjo so art per qita per qita per qita :D
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Post by Voodoo Child »

A i thu ti art .... me ni ekspozit e merr ni dele apo dhi ja qet do bari me honger edhe ja rrethon at venin me lule a qka po di . Kjo sot pej ni "artisti modern" nvendin ton , qe kurr su marr me realizem quhet art ant vertet ai sen ska kriju perpos rrethojes qe krijohet pej qdokujt.. nese gjithqka niset mu qujt art ather kurgjo ska me kon art.
Un spot kuptoj pse po insiton me qit qat sen. kallxoma arsyen mandej pa prob kisha mujt met qit najse/
Last edited by Voodoo Child on Tue Oct 02, 2007 6:39 pm, edited 1 time in total.
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Post by Voodoo Child »

sot nbot arti pamor osht i nderthurur pak me shkenc gjegjsisht me gjeometri. nTvertet o kon gjith mirpo ngjyrat e thezta qe perdoren sot nuanca e hijes kontrastet. krejt kto e bojn mat dallushem. krejt okej.

Un jom ka foli per artista nvendin ton qe e lshojn mjekren i rritin flokt e zylyfet (mos tpreket kerkush) edhe e kapin lapsin skan ideja skan sen kopjojn najsen Nnet e shohin ni pun moderne edhe mendojn qe osht e let me bo i hy asaj pune me ni arsye ,mu bo "artist" edhe punimi i shitet njerzve gjegjsisth popullit. nmesin e popullit ka njerz qe smarrin vesh nart edhe i vyn ni punim. kontaktojn me "artistin" ai e shet punimin me ni qmim tni vepre artistike. kur tshkon nshpi ai thot e kom ble ni piktur a qka po di edhe automatikisht ai sen krahasohet me ni veper qe ka 123123 fish ma shum vlera.... un per qet sen e pata fjalen ee ti logjiko qka thash e lyp met qit punime mandej.
Post Reply