Është në dorën tënde të vendosësh!

Tema te ndryshme rreth Rock-ut
Post Reply
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by AC/DC »

Është në dorën tënde të vendosësh!

Për muzikën ROCK, thuhet se është muzikë e cila shtyen apo frymzon për të bër vepra negative dhe gjëra të tilla! Por sa është e vërtetë kjo gjë, të gjithë e dijmë se njëriu që në moshën 5 vjeçare arrij të kuptoj dhe të dalloj të mirën nga e keqja, tani nëse në një këngë ROCK thuhet "bëj vetvrasje" atëherë të takon ty të vendosësh, të bësh vetëvrasje apo të mos e dëgjosh më këngen! Pra ekzistojnë me mijëra këngë ROCK, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me rebelizëm, përkundrazi kanë të bëjnë me dashuri dhe lumturi, gjithashtu ka me mijëra këngë të lehta ROCK, që shpirti kënaqet kur i dëgjon, gjithashtu ka dhe me mijëra këngë të tjera ku miliona njerëz e gjejnë veten. Muzika ROCK nuk është aspak e lidhur me gjërat negative, por ata që bëjnë muzikën ROCK dhe shkruajnë tekstet, pra kjo varet nga ai/ajo që shkruan këngën, ne e dijmë shumë mirë që nuk jemi të njejtë të gjithë, e dijmë që ka shumë njerëz që mendojnë se Zoti ekziston, ashtu siç e dijmë se ka njerëz që besojnë se Zoti nuk ekziston, pra ti duhet të "dëgjosh" ata të cilëve u takon, pra nëse një këngë ROCK, të fton për të besuar në Satanën, atëherë ti mos e dëgjo nëse nuk je Satanist, por nëse një këngë të fton që të punosh gjatë gjithë jetës tënde në shërbim të Zotit tënd, atëherë të sugjëroj ta ndëgjosh atë, pra ti duhet të përcaktohesh. Në shumë këngë ROCK përmenden drogat dhe ndonjëherë dhe lavdërohen ato, por vendimi të takon ty që të përdorësh drogat apo jo! Por problemi është se njerëzit kanë krijuar përshtypjen që rock-erët dhe ata që dëgjojnë ROCK janë drogaxhinjë dhe njerëz të degjeneruar etj. Por sa është e vërtetë kjo ? Aspak, sepse ka me miliona njerëz në botë që ndëgjojnë ROCK por që nuk kanë përdorur asnjëherë drogë, siç dhe ka shumë përsona në botë që nuk kanë dëgjuar asnjëherë ROCK por e kanë përdorur drogën. Pra nuk është muzika ROCK ajo që të "detyron" (po them detyron) që të bësh diçka, çoftë e mirë apo e keqe, ajo aty që ti ke lexuar është thjesht një tekst dhe asgjë më tepër, të takon ty që ta praktikosh apo t'i dalësh kundër kategorikisht tekstit. Muzika ROCK është thjeshtë muzika më e mirë në botë, përsa i përket instrumenteve (që e bëjnë këtë Muzikë më shumë se çdo gjë tjetër) dhe në muzikën ROCK është i nevojshëm vokali, spoti dhe teksti, por të gjitha këto që i përmendëm i zgjedhin njerëzit që i luajnë s'i t'i bëjnë. Pra dikush vendos të të thotë: "Vrite nënën sot në mëngjes para se të zgjohet nga gjumi", ndërsa dikush tjetër të thotë: "Nesër para se gjithash, harro të gjitha planet që ke në mendje dhe shko direkt tek shtrati i nënës tënde dhe i puth këmbët dhe kërko mëshirë", pra njëri "rock-er" ka vendosur të shkruaj tekstin e parë tjetri ka vendosur të shkruaj tekstin e dytë, poashtu shoku yt ka vendosur të dëgjojë këngën e parë dhe e ka praktikuar atë se çfarë ka thënë rock-eri në këngë dhe e ka vrarë nënën, ndërsa ti e ke dëgjuar këngën e dytë dhe e ke praktikuar atë çfarë të ka thënë rock-eri në këngë, por shoku tjetër ka dëgjuar të dy këngët dhe nuk ka vepruar asnjërën dhe as tjetrën! Pra të takon ty të përcaktohesh se çfarë lloji të ROCK-ut do të dëgjosh.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by David Gilmour »

po e vertet njeri :) bile bile une s'ia ngoj kurr tekstet :P
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by Adagio »

gjithqka ka te bej me shijen muzikore...me veshin muzikor....po ka te bej edhe me fazen e pozerizmit....




But for my taste..
80s rule..
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by cowboy »

Teksti me lart qe e ke postu shum i mir koka dhe shum i kuptueshem sa qe gjithcka te koka e spjegume veq mos kofsh Openmind me e kuptu...shum interesant Rocki ose Metali kerkan s'e shtin me ngu me zor, po ata qe e ngojn me zor ata s'jan shpirthapur ndaj Rockit ose Metalit ata kurr s'e kuptojn thelbin qysh duhet por vetem e ngojn siperfaqesisht dhe mundohen me u ba sa ma ''Cool'' kishe me Metal. JOOOOOOOOO. Gabim i madh eshte ai qe mendon kshtu ose qe vepron ne dy menyrat ai bal eshte sa qe e humb kejt kohen tu u mundu me u ba dikushi me Metal. Ashtu Metali s'ngohet se vet n'vesh s'te hin me qefin ton se s'po e ngon me gjith zemer por vetem kishe une ngoj ''Rock''.

Metali eshte deshir e kjo deshira te ben gjithcka ty e mu se me deshir bon gjithcka nvaret a eshte mire apo keq prap se prap deshira eshte e atij personi se qysh do, na flasim rreth ati njeri por s'mujna me ja ndryshi deshiren se ai knaqet me qate sen...Alister Kroulli ka thane: Deshira eshte Ligji i yt. Shum e sakt kjo thenje nga ky Filozof Anglez.

Metali i ka te gjitha zhandret e mira, te gjitha qe jan ato zhandre bojn pjes me te gjitha gjerat qe na preukupojn neve ne cdo sekond dhe cdo dit te jetes tone. Metali eshte filozofi n'veti e para, e dyta ka t'bej me shum sene qe kan ndodh, ndodhin dhe do te ndodhin. Pra Metali eshte shum e vertet per ata qe e kuptojn, por dikush ka Nerva me ngu dikush s'ka por prap ai qe don me ngu edhe qe ka qef ai ndihet shum mire. Per Kosov s'po foli se s'ka shum njerz qe e ngojn kete zhander me t'mire qe ka ekzistu najsen por prap qata qe jan une ndihna shum mire, ma mir pak qe ngojn me zemer, se sa shum e qe jon Pozera.

Metali nuk thote bon Vetvrasje nuk thot vrite nanen e baben a vllaun a motren, ky o gabimi psikik i ati njeri qe mendon edhe ai eshte total mendjedobt qe mendon kshtu...Metali t'fokuson n'jete ne rrethin qe je dhe te ben me u ndi ma i lumtur si me tjert ashtu edhe me veten...po je me tjert bon llaf nen knaqesh fol per Metal dicka e kalon nje pjes...je vet e kap Gitaren ose lshon dicka Metal e then prap se prap knaqesi eshte...

Ata qe mendojn vrite mamen e baben ata jan mendjedobt, ose qe mendojn qe duhet me pi Drogen edhe ma gabim jan...Droga s'pihet vetem ne Rock, Metal por nvaret se si e ki rrethin e keq apo te mire. Ne qoftese mendon Metali t'priesh ai s'eshte kerkah me Rock, e leje ma me Metal.

Une perveti ngoj Metal ne veqanti Death dhe Black Metal por kurr s'i kam ra hala pishmon qe e ngoj edhe nuk ka me i ra. Metali eshte qe te bon ZOT n'Vetvete qe s'ki nevoj me u kan i preokopun prej fjalve boshe t'njerzimit. Bane ata qe ki qef qajo eshte knaqesi jote qe s'mundet me ta marr kurkush.

Ju pershendes me nje muzik edhe pse ai s'eshte ne kete bote t'pakten qendron ne Zemrat tona t'hapura qe e ngojm dhe qe e ndiejm thell ne zemrat tona i madhi Quorthon.

http://www.youtube.com/watch?v=p7Bl2_PVN6o

R.I.P
User avatar
laura rock
Posts: 599
Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
Location: n'Moon

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by laura rock »

fort pajtohna me cowboy-In:)
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by cowboy »

laura rock wrote:fort pajtohna me cowboy-In:)
Thnx Lao..t'pakten e japa ni mendim temin une qashtu qysh e mendoj...
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by V | a G r a »

Në Iran është e NDALUAR muzika ‘Rock’. Në Teheran 80 të rinj u arrestuan pasi policia i kapi në flagrancë ndërsa po luanin muzikë të kësaj rryme.

Burimi :
shqiplajme
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by Clavicula »

Ps mu s'ka asnji lloj bendi ose teksti qe mun me m'shty me vra dikon, e ma se paku veten pavarsisht se krejt kem probleme, krejt kem kriza e sene, po i kalojme se per qet pune jem n'ket dynja, me u ballafaqu me cdo send, po muzika nuk osht shkak per me ju qas nji fenomeni negativ, shkas mun me kan, se je je labil, je naiv, je negativ je mut. Thika nji sen shume i rrezikshem, sa njeri des prej saj ma e rrezikshme se rock muzika, po ka anet pozitive, psh, na zakonisht e perdorim me naj letu punet, presim buken, mishin (nese kem naj here per naj feste), kepe, speca e sene, edhe dikush pret gjin me to, parimisht nuk e shofim veq me sy te keq thiken po edhe me sy te mire, varet qysh e perdor, dikush e shtin n'bark te vetin edhe baj baj k'saj bote.

Cdo send shkon me kohe, seni elematare per jeten osht vetedisimi, tjerat mas, kur e ki vetedijesimin tjerat per k@ri te sillen, din cka don, edhe din cka i ofron vetes
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Është në dorën tënde të vendosësh!

Post by David Gilmour »

Cowboy kurr s'ki postu ma gjate :P veq mire fole :)
Post Reply