john lennon

Post Reply
User avatar
starshey
Posts: 467
Joined: Tue Jan 02, 2007 6:05 pm
Contact:

john lennon

Post by starshey »

po me vjen qudi qe nuk paska qel kush topik.... :?

guitar-isti edhe vokali i ThE BEatleS grupit ma te suksesshem ne 60`s
ne 70`s ja ka fillu sollo karijeren me sukses te madh.
ma shkurt o kon gjeni :wink:
lennoni u kon edhe world peace aktivist :wink:




<object width="445" height="364"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/njG7p6CSbCU&hl ... ram><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/njG7p6CSbCU&hl ... 0&border=1" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="445" height="364"></embed></object>[/youtube]

As soon as you're born they make you feel small
By giving you no time instead of it all
Till the pain is so big you feel nothing at all

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

They hurt you at home and they hit you at school
They hate you if you're clever and they despise a fool
Till you're so fucking crazy you can't follow their rules

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

When they've tortured and scared you for twenty odd years
Then they expect you to pick a career
When you can't really function you're so full of fear

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

Keep you doped with religion and sex and TV
And you think you're so clever and class less and free
But you're still fucking peasants as far as I can see

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

There's room at the top they are telling you still
But first you must learn how to smile as you kill
If you want to be like the folks on the hill

A working class hero is something to be
A working class hero is something to be

If you want to be a hero well just follow me
If you want to be a hero well just follow me

R.I.P. :|
Last edited by starshey on Thu Oct 08, 2009 1:25 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: john lennon

Post by Bittersweet »

ani pse po qel tem` pra ..
User avatar
starshey
Posts: 467
Joined: Tue Jan 02, 2007 6:05 pm
Contact:

Re: john lennon

Post by starshey »

OMFG?! pseeeeee?! :?
User avatar
Bittersweet
Posts: 1738
Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
Location: Écailles de Lune

Re: john lennon

Post by Bittersweet »

starshey wrote:qka me thon per to krejt e din kush osht edhe qka u kon

:|
User avatar
starshey
Posts: 467
Joined: Tue Jan 02, 2007 6:05 pm
Contact:

Re: john lennon

Post by starshey »

Bittersweet wrote:
starshey wrote:qka me thon per to krejt e din kush osht edhe qka u kon

:|
ok mfal, qe e editova pak per ty :mrgreen:
kush din ma shum lirisht tshkruja ;)
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: john lennon

Post by AC/DC »

DISA FJALE RRETH JOHN LENNON

Në vend të hyrjes
Një personazh tepër i rëndësishëm që i mungon botës së sotme muzikore. Muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme, muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar. Edhe pse trupi i tij është larguar nga kjo jetë, kjo gjë nuk ka ndodhur me krijimtarinë dhe imazhin që ka lënë pas. I vlerësuar për veçantinë që solli në muzikë, i vlerësuar për emancipimin që solli me notat e tij, duke u bërë pjesë e pandarë e jetës së njeriut të thjeshtë.Nëse Lennon do të jetonte në ditët e sotme, sigurisht që fonotekës muzikore në mbarë botën nuk do t’i mungonin perla të përafërta me “Imagine”, që është vlerësuar si kënga e shekullit nga shumica e sondazheve të realizuara gjatë mijëvjeçarit të ri. Por, këto vite e kanë ndjerë mungesën e tij, mungesën e një artisti me ide të qarta për të ardhmen, mungesën e njeriut të devotshëm dhe të kujdesshëm edhe për problemet e njerëzve të thjeshtë. Një artist i tillë, që gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij muzikore ka mbështetur paqen dhe qetësinë njerëzore, nuk e meritonte një vrasje të tillë.

Fëmijëria
John Winston Lennon ka lindur në 9 tetor 1940 në Liverpul. Prindërit Julia Stanley dhe Alfred Lennon, që ishin martuar dy vjet më parë, ndahen në prill të vitit 1942, por pas tre vitesh Alfred rikthehet për të marrë djalin dhe për t’u transferuar në Zelandën e Re. Dëshira e John, ishte të qëndronte me nënën e tij, e cila u larguar përgjithmonë nga jeta në moshë të re, për shkak të një aksidenti rrugor. Kështu ai u rrit në një ambient ku i mungonte dashuria prindërore, gjë që ndikoi shumë në krijimin e karakterit të tij, ndër të tjera për të kjo ishte një pyetje që e mundonte për përgjigjen gjatë gjithë jetës së tij. Adoleshencën e kalon pranë teze Mimit. Edukimi i mësuar nga tezja, ishte veçanërisht i rreptë, ndërsa djali ishte i etur për liri dhe eksperienca të reja. Në moshën shtatë vjeçare, John filloi të realizonte vizatimet e tij të para dhe i përmblodhi ato në një ditar fotografik ku kishte edhe figura të ndryshme. Disa nga këto vizatime mund të gjenden tek kopertina dhe në brendësi të albumit “Walls And Bridges”. Në shkollë “me shokët e mi argëtohesha duke vjedhur ndonjë mollë, më pas hipnim në tren dhe udhëtonim nëpër rrugët e Liverpulit. Prindërit e fëmijëve të tjerë nuk më shihnin me sy të mirë, thoshin se fëmijët e tyre do të bënin mirë të mos shoqëroheshin me mua”. Në moshën 10 vjeçare, John filloi t’i kërkonte tezes një sqarim në lidhje me prindërit, ndër të tjera ndjehej më i lidhur me Julian sesa me Fredin. Në 1952 John regjistrohet tek Quarry Bank High School, në atë vit, ka shpjeguar vet John “isha agresiv sepse dëshiroja të bëhesha i njohur, doja të quhesha ‘kapo’. Të gjithë duhet të ndiqnin urdhrat e mia, të qeshnin kur bëja ndonjë shaka dhe të komandoja”. Me kalimin e kohës, John filloi të afrohej më tepër me bashkëshortin e Mimit, George, por për fat të keq në vitin 1953, ky i fundit vdes nga një hemoragji. “Kjo ngjarje më tronditi shumë, por shkova në dhomë dhe fillova të qeshja si një i çmendur. Më pas më vinte turp nga kjo sjellje”. Nëna Julia është ndoshta personi, që më tepër se kushdo tjetër e ka shtyrë kitaristin e famshëm të bëhej një rebel dhe të mësonte notat e para tek një mandolinë, ja përse fillimisht stili i John i përafrohej më tepër mandolinës, sesa kitarës.

Fillimet e karrierës muzikore
Duke u rritur John filloi të ndiqte me vëmendje të veçantë muzikantët e famshëm të asaj kohe: Elvis Presley, rok& rollin në përgjithësi. Në mars të 1957 themelon grupin, që në fillim e quajti ‘The Black Jacks’; në shfaqjen e tyre të parë në publik, që ishte në 9 qershor 1957, emri kishte ndryshuar në Quarry Men (që vinte nga emri i shkollës). Në 9 korrik në vazhdën e një koncerti, që u mbajt në Woolton, muzika e tyre bëri për vete një spektator me emrin Paul McCartney, që në fund të koncertit i kërkon John të luante në kitarë “Be Bop A Lula” e “Twenty Flight Rock”. John u çudit për faktin se ai djalë, jo vetëm luante mirë notat, por edhe sepse i njihte për mrekulli tekstet e atyre këngëve. Kështu u themelua dyshja Lennon-McCartney dhe në fillimet e saj ajo aventurë muzikore u quajt Beatles. Quarry Man, tani edhe me George Harrison, regjistrojnë “That’ll Be The Day” dhe “In Spite Of All The Danger”, dy këngë që janë shfaqur edhe në publikimin zyrtar të “Anthology 1″. John kompozon edhe këngën e tij të parë “Hello Little Girl”. Në dhjetor të të njëjtit vit John takohet dhe dashurohet me Cynthia Powell në Liverpul Art College, shkollën e tij të re. Në vitin 1959 Quarry Men ndërrojnë emrin e tyre në Silver Beatles dhe bëhen grupi më i pëlqyer i Casbah Club di Liverpool, drejtuar nga nëna e bateristit të ri Pete Best. Në gusht të vitit 1960 interpretojnë në Reeperbahn të Amburgo me Stu Sutcliffe, rreth tetë orë në ditë. Për të mbajtur atë ritëm, John fillon të marrë ilaçe amfetamine që kamerierët e lokalit ia siguronin pa ndonjë problem. Në janar të vitit 1961 realizojnë koncertin e tyre të parë në Cavern Club në Liverpul. John, ndër të tjera shkruan biografinë e Beatles për Mersey Beat, një gazetë lokale muzikore në të cilën shkruante dhe histori dhe poezi të ndryshme. Në datën 10 prill 1962, Stu, që kishte qëndruar në Hamburg, vdes nga hemorragjia cerebrale dhe në të njëjtën javë Beatles rikthehen në Star Club të Hamburgut, për koncertet e fundit gjermane të atij viti. Në 23 gusht Cynthia dhe John martohen në Mt. Pleasant Register Office të Liverpul. Ndërsa në datën 8 prill të vitit 1963 Cynthia sjell në jetë Sefton General Hospital të Liverpul, John Charles Julian Lennon. Brian Epstein i fsheh fansave si lindjen e fëmijës, ashtu edhe martesën. Në vitin 1964 publikohet libri i parë i John Lennon: “In His Own Write” i cili u bë për pak kohë best-seller. Ndërsa në vitin 1965 del në treg libri i tij i dytë: “A Spaniard In The Works”, por duhet cilësuar se kjo është edhe periudha e fillimit të drogës së rëndë. Në një intervistë, vet John zbulon se ‘eksperienca ime e parë me këtë ka lidhje me dentistin tim, një mik i George, në 1965. Ndodheshim unë, Cynthia, George dhe Patty në një mbrëmje, ai më hodhi substancë në kafen time, ose diçka të tillë. Më pas kemi shkuar në njërën prej diskotekave më të famshme në Londër, kanë ndodhur gjëra të pabesueshme. Bërtisnim si të çmendur. Për një muaj rresht zëri im ishte i stonuar që nga ajo natë”. Në nëntor të vitit 1966 John takohet për herë të parë me Yoko Ono, e cila do t’i ndryshonte tërësisht jetën. Nga vet deklarimet e John thuhet se “ishte një gjetje në Londër; John Dunbar, bashkëshorti i Marianne Faithfull, kishte një galeri ari të quajtur Indica, ku unë shkoja shpesh gjatë pushimeve të punës për të parë veprat e artistëve të njohur ose të rinj. Kisha dëgjuar se një artiste e re do të shfaqte diçka me thasë të zinj. Shkova mbrëmjen e parë kur u inaugurua piktura dhe kam mbetur i çuditur nga ajo që kam parë. Ndër të tjera ishte edhe një mollë në shitje me vlerën e 200 sterlinave, dhe unë mendova se kjo ishte një ide gjeniale. Nuk kisha idenë në lidhje me këtë art, por më tërhoqi shumë mendimi, të paguash 200 sterlina për të asistuar në një dekompozim të një molle. Yoko nuk e dinte që unë isha kur u prezantua. Ajo drejtohet nga unë dhe më dhuron një kartolinë me mbishkrimin ‘breathe’ (merr frymë). Yoko ishte për mua diçka shokuese. Ishte një grua që kërkonte të drejtat e saj që në fillim. Në vazhdimësi më thoshte ‘ti nuk duhet të bësh këtë. Ti duhet të këmbëngulësh tek muzika’. Nuk i referohesha më Paul dhe George, por makinës së muzikës së biznesit në përgjithësi. Kjo ishte një liri e madhe për mua, nuk duhet të isha më një Beatle, një hero, por thjesht vetvetja”. Në18 tetor 1968. John dhe Yoko arrestohen për posedim dhe përdorim kanabis, por lirohen pas gjobës që paguan. Në 8 nëntor, John divorcohet nga Cynthia. John dhe Yoko martohen në Gibilterra në 23 mars 1969 dhe fillon për ta një jetë e re. Nuk ishte e rastësishme martesa e John me Yoko Ono. Lennon ishte shumë pranë mendimit të tij oriental. Për bashkëshorten e tij thoshte se për të ishte Don Zhuan. Mendimi, filozofia si dhe shpirti oriental i kishin ofruar frymëzime për shumë nga tekstet e tij. John proteston kundër përfshirjes angleze në masakrën e Biafra dhe mbështetjes të qeverisë Amerikane për luftën e Vietnamit. Në prill të vitit 1970, John krijon polemika të rënda me ish mikun e tij Paul. Në një nga deklaratat e tij shprehet se “Unë nuk besoj tek Beatles, unë besoj vetëm tek vetja ime, tek Yoko dhe tek vetja ime, tani jam John, dhe kështu të dashur miq duhet të ecni vetëm përpara, ëndrra përfundoi “. Në punën pasuese “Imagine”, John shfaqet haptazi kundër Paul McCartney me tekstin tepër të ashpër të “How Do You Sleep?”: “Muzika që ti realizon është ‘muzak’ (muzikë jo e arrirë) për veshët e mi, madje duhej të kishe mësuar diçka të re gjatë këtyre viteve”. Në prill të vitit 1973 John dhe Yoko transferohen në një apartament në Dakota. Në të njëjtën periudhë John kishte probleme të rënda me qeverinë federale për njohjen e shtetësisë amerikane, ndër të tjera kontrollohej nga agjentët e CIA-s për angazhimin e tij politik. Në gjysmën e dytë të të njëjtit vit, John dhe Yoko ndahen. John transferohet për momentin në Los Angeles dhe krijon një lidhje me May Pang sekretaren e Yoko. Ndarja shfaqet pas një viti kur të dy kanë qenë së bashku në koncertin e Elton John në Madison Square Garden, 28 nëntor 1974, ku John ishte i ftuari special i tij. Pas një periudhe kohe ata u bashkuan sërish. Një tjetër etapë e rëndësishme e jetës së John është e lidhur me lindjen e djalit të dytë. Rastësisht përkon ditëlindja e tij e 35-të me lindjen e Sean Taro Ono Lennon në datën 9 tetor 1975. Tepër i lumtur John ka pranuar “Mendoj se jam më lart sesa Empire State Building”. Me mbërritjen e pjesëtarit të ri në familje, John kalon pesë vite pranë fëmijës së dytë. Në intervistën e fundit që kishte dhënë në 8 dhjetor 1980, John ka deklaruar se, kishe pak kohë që kishte festuar 40 vjetorin, dhe qëllimi i tij ishte rikthimi tek muzika me kohë të plotë. Në fakt, kishte marrë me qira një studio regjistrimi në New York “Hit Factory”. Që nga ai moment kur ka marrë nga qeveria federal mirënjohjen zyrtare të banorit amerikan, gjendej në një periudhë jetësore tepër të qetë. Për Lennon, fakti i kalimit të 40 viteve ishte fillimi i një jete të dytë. Nuk ka qenë dakord me ata që kanë transformuar kultin artistik si Sid Vicious, James Dean, Jim Morrison apo Jimi Hendrix. Për John jeta duhej jetuar plotësisht, kishte një respekt të veçantë për ata që ‘ende kishin kurajën t’i mbijetonin imazhit të tyre publik, siç kishin bërë Greta Garbo dhe Gloria Swanson”. Kishte regjistruar shumë materiale, që në vitin 1975, moment në të cilin i ishte përkushtuar me devotshmëri familjes së tij. Shumë nga këto krijime, pas vdekjes tragjike, ndodhen ende në fazën embrionale, edhe pse disa materiale janë në versionin përfundimtar, ku një pjesë e tyre është dhënë albumit “Double Fantasy”. Një rol të vlefshëm dhe të rëndësishëm në këtë rast ka luajtur edhe Yoko Ono duke zgjedhur për të jetuar momentet më të bukura të martesës, duke evituar diskriminimin që do të dëmtonte imazhin e muzikantit. Meritë tjetër shkon për Yoko edhe për faktin se i kishte dhuruar momente domethënëse duke organizuar festa të shumta. Ndër të tjera janë për t’u kujtuar “John Lennon Tribute” të realizuar në Liverpul me pjesëmarrjen e muzikantëve të shumtë dhe shfaqjen e “Let’s Have A Dream”, ku ishin ekspozuar vizatime të shumta si dhe instrumente që John ishte njohur me projektimin e disa filmave eksperimental si “Two Virgins”, “Fly”, “Apotheosis” dhe të tjerë. Në të vërtetë ka pasur një lloj afrimiteti midis John dhe Paul gjatë viteve të fundit, por më tepër se çdo gjë tjetër bëhej fjalë për telefonata dhe takime tepër të rralla. Kjo të çonte në mendimin e një mbledhje të grupit, koncerti i fundit për bamirësi.

Lamtumira nga Beatles
Braktisja nga ana e McCartney është shkak i një detyrimi të madh, si nga fansat ashtu edhe nga vet Beatles, që nga momenti që McCartmey këmbënguli tek dëshira e tij për të publikuar albumin e vet si solist, pikërisht pak ditë pasi kishte dal kënga tepër e pëlqyer “Let it be”. Ndër të tjera pjesëtarët e tjerë të grupit nuk kishin shumë për të konfliktuar, tashmë ishte e padiskutueshme që Beatles nuk ekzistonin më, edhe pse lëvizja e Paul e bëri që të mendonte, që ishte i vetmi përgjegjës për vdekjen e grupit. Në 1970 çdo pjesëtar i kuartetit Beatles realizon një album solistik. Paul McCartney do të vlerësoj idenë për të krijuar një grup, ndërsa John Lennon vazhdon punën me bashkëshorten e tij Yoko Ono. Kështu në këtë periudhë Lennon realizoi një album të tijin me regjistrime në studio, që e titulloi “Plastic Ono Band” dhe me titullin anonim, të cilin e ndjek “Imagine”, disku i tij si këngëtar solist me një sukses të plot, sidomos për këngën e njëjtë, e cila u bë e famshme për idenë e saj të një “bote perfekte”. Albumi si solist me sukses tepër të madh “Sometime in New York City”, ishte komplet ndryshe nga albumi i mëparshëm ‘Imagine’, për rrjedhën e tij të qartë politike. Në vitin 1975 Lennon vendos t’i dedikohet vetëm jetës së tij private, duke u kthyer në skenë vetëm në vitin 1980, me “Double Fantasy”, një album i cili i ishte dedikuar i tëri lidhjes së tij me Yoko Ono.

Data fatale 8 dhjetor
Një muaj pas daljes së albumit, natën e 8 dhjetorit 1980, Lennon u gjet i vdekur përballë apartamentit të tij në New York, në ambientin e rezidencës së Dakota House, i vrarë nga fansi i çmendur 16 vjeçar Mark Chapman, i cili pak më parë i kishte kërkuar Lennon t’i hidhte një autograf në diskun e tij të sapopublikuar dhe më pas e qëllon me pesë plumba, pa asnjë motiv të qartë. Për ironi të fatit pikërisht një ndër artistët, që në pjesën më të madhe të jetës së tyre kanë mbështetur paqen në historinë e muzikës, përjeton vdekjen e dhunshme. Në mars të vitit 2002, qyteti i tij i lindjes, Liverpul, ka vendosur ta nderojë duke i vënë aeroportit emrin e tij (Liverpul John Lennon Airport) në hapësirën e të cilit shfaqet portreti i Lennon si dhe fraza “Above us only sky” e marrë nga kënga ‘Imagine’. Vrasësi Mark Chapman ishte adhurues i flaktë Lennon. Me kalimin e viteve lidhur me shpjegimin për gjestin që kreu, Mark u shpreh se vendimin për vrasjen e muzikantit e kishte marrë nën shtytjen e një ‘zëri’ të brendshëm, ku më konkretisht është shprehur me fjalët “Asgjë dhe askush nuk do të më ndalonte’. Madje ai arrin deri në atë pikë sa shprehet publikisht se ‘nëse Lennon do të ishte gjallë, do të më kishte falur’. Edhe pse vitet që kanë kaluar nga ajo natë, janë të shumta, bashkëshortja Yoko Ono nuk e ka hequr nga kujtesa e saj natën më të errët dhe më të ftohtë të jetës së saj. Ajo ruan të freskët momentet para se Lennon të ikte përgjithmonë, i cili kishte kërkuar të kthehej në shtëpi për të parë djalin (Sean) përpara se ta zinte gjumi. Yoko pas kaq vitesh i është rikthyer asaj nate dhe ka përshkuar me pak fjalë vrasjen e papritur ku ndër të tjera ka shtuar se “pas të shtënave nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga Lennon”. Edhe pse trupit të tij i është dhënë lamtumira, ku në këtë ditë autoriteteve u është dashur të merrnin masa për ndalimin e pafund të turmave të njerëzve, ai është kthyer në hero të klasës punëtore, në promovuesin e protestës së shoqërisë së asaj kohe, në simbolin e paqes./rockshqip.com
Post Reply