Kurt Donald Cobain Histori e Shkurt dhe Letra e Fundit

User avatar
Cobain
Posts: 1059
Joined: Fri Nov 11, 2005 11:32 pm
Location: N'kabllovik

Kurt Donald Cobain Histori e Shkurt dhe Letra e Fundit

Post by Cobain »

Kurt Donald Cobain lindi me 20 shkurt te vitit 1967, ne Hoquiam ,nje qytet i vogel 140 kilometra larg nga Seattle . Mamaja e tij punonte si rrobaqepese per fustane mbremjesh ndersa i ati si mekanik makinash. Qe i vogel cobain e la qytetin e tij per te shkuar afer Aberdeen, nje qytet i depresuar dhe i vdekur. Ai ishte femije i lumtur, gjithnje i qeshur dhe i padurueshem. Por gjendja e tij u keqesua ne moshen 7-vjecare , kur prinderit iu divorcuan. Pas kesaj, Kurt Cobain e gjen veten si emigrant te kusherinjte e tij, derisa zgjodhi si shtepi pjesen e poshtme te nje ure. Gjenialiteti muzikor Cobainit adoleshent nuk fitoi shume miq ne shkolle te mesme, madje ai shpesh ishte “viktime”e shakave te tyre. Ne viti 1985 ,Aberdeen ishte nje qytet me shume se i vdekur , ndaj dhe Kurt largohet per ne Olympia. Aty, ai formoi nje sere grupesh deri ne viti 1986 kur u krijua NIRVANA. Ky grup qe nje marveshje midis cobain, kitaristit Kris Navoselic dhe patristic Dave Grohl. Shfaqjet e para te grupit u dhane ne festat e shkolles. Gjate vitit 1988 grupi filloi te luante ne lokalet perreth, derisa arrijne te publikojne kengen e tyre te pare “Love Buzz”. Menjehere pas kesaj kenge, ne 1989, NIRVANAT regjistrojne albumin e tyre te pare, “Bleach” , qe arriti te shiste 35 mije kopje. Pas “Bleach“, ata realizojne “NeverMind”, I cili permban edhe kengen “Smells Like Teen Spirit”, mjaf e pelqyer me pas. Gjate viteve ‘90, Cobain iu dorezua heroines. Ai thoshte se e perdorte per te qetesuar dhimbjet e ulceres se stomakut. Gjate turneve ai vashdonte te shkruante per veten e tij tekste dhe poezi personale. Ate e shqetesonte fakti se ajo qe shkruante interpretohej ne nje menyre krejt nurse nga ajo qe ne te vertete ai donte te thoshte. Ai u turbullua shume kur mori vesh se kenga e tij “Polly”, nje kenge shuem ironike dhe kunder perdhunimit, ishte kenduar nga dy burra, pasi kishin perdhunuar nje vajze te re. Na albumin e mepasshem, incesticide, ai u drejtohet fan save me fjalet “Nese ndonjeri nga ju nuk i pelqen homoseksualet grate dhe te zinjte, atehere na lini rehat!”. ai zbuloi se, pavaresisht nga milionat apo muzika e tij, ai kishte shume pak. Kurt ishte shume i shqetesuar per grupin, i cili admirohej nga fansat e gabuar. Ne Shkurt te 1992, Cobain shko ne Hawai dhe martohet me Courtney Love, e cila ishte shtatezene. Me vone, po ne kete vit, grupi realizon albumin Incesticide, ndersa Cobain shtrohet ne spital per t’u kuruar si perdorues heroine. Me pas lindi vajze tij, Frances Bean Cobain. Ajo u lind shendosh e mire fale perpjekjeve te mamase per te hequr dore nga veset e saj.



Letra e fundit e Kurt Kobein

Ma mirë m'u djegë me nji shpërthim sesa m'u shu ngadalë

Tu e përdorë fjalët e nji naivi që kishte me dashtë me qenë nji qaraman i zhburrnum fëminor, kjo letër ka me dalë tepër e thjeshtë për m'u kuptu. Të tanë paralajmërimet për rrjedhën e Pank Rokut përgjatë këtyre viteve, prej hymjes teme të parë, me thanë kështu, te angazhimi etik me pavarësinë e te pranimi i bashkësisë tuaj, dolën shumë të vërteta. Nuk e kam provu eksitimin tu'e ndigju muzikën sesa tu'e kriju atë, tu'e inçizu e tu'e shkru për shumë vjet. Ndihem pabesueshmërisht fajtor për këto gjana. Për shembull, kur isha në mbrapaskenë, e fikeshin dritat, e zhurma e turmës fillonte... nuk ma shkaktonte pasojën që i shkaktonte Fredi Mèrkurit, të cilit dukej se i pëlqente. Me ditë me shiju dashuninë e adhurimin e turmës esht diçka që e kam admiru e pasë zili. E vërteta esht se s'mundem me ju a hedhë, asnjerit prej jush. Nuk kishte me qenë e drejtë për ju e as për mu. Krimi ma i madh që mundem me mendu asht me mashtru njerëzit tu ja futë e tu e ba gjoja se jam qindpërqind i lumtur. Nganjëherë ndihem sikur më duhet nji shqelm i fortë bythëve para se me hypë në skenë. Kam tentu me të gjitha forcat me e pëlqy (dhe e kam ba, Zot, më beso e kam ba, por nuk asht e mjaftueshme.

E kam çmu faktin që unë, ne, kemi ndiku e zbavitë shumë njerëz.

Unë duhet me qenë nji nga ata narcizistë që i vlerësojnë gjerat kur nuk janë më. Jam shumë i ndijshëm. Kam nevojë me qenë lehtësisht i mpimë për me rigjetë entuziazmin që kam pasë qysh fëmi. Në tre udhëtimet tona të fundit kam pasë shumë vlerësime nga të gjithë njerëzit që kam njohë vetë apo si adhurues të muzikës tonë, por vazhdoj mos me ja arritë me zhdukë zhgënjimin, ndjenjën e fajit e njajtësimin që kam përballë të gjithëve. Ka diçka të mirë mbrenda të gjithëve ne, e mendoj se thjesht i kam deshtë tepër njerëzit. Aq shumë sa më bante mu ndi tepër i trishtueshëm. I trishtumi i vogël, i ndijshëm, i pakuptum, lindë në shenjën e peshqve, njeri i Zotit! Pse thjesht nuk dëfrehesh? Nuk e di!

Kam nji gru hyjnore që rrezaton dëshirë e emocion... e nji vajzë që më kujton tepër atë çka kam qenë. Plot e dashuni e ngazëllim, që u qesh terë njerëzve që takon sepse të gjithë janë të mirë e askush s'ka me i bë keq. E kjo më tmerron deri në pikën që mezi mundem me jetu. Nuk mundem me e duru mendimin që Frensis të bahet vetëshkatërruesi mjeran, rokeri i keq që unë jam ba. Kam kalu momente të bukura e jam mirënjohës, por qysh kur kam qenë shtatë vjeç, jam mbushë me urrejtje ndaj njerëzve... vetëm sepse duket kaq e thjeshtë për ta me vazhdu e me u njajtësu... Emocion! Vetëm sepse due dhe ndij tepër keqardhje për njerëzit, besoj. Faleminderit të tanëve nga pusi i stomakut tim të djegun e të përziem, për letrat tuja e interesimin tuaj në vjetët e kalum. Jam nji fëmi tepër i paqendrueshëm e tekanjoz! Nuk ndij ma pasion, e pra kini parasysh: Asht ma mirë m'u djegë me nji shpërthim se sa m'u shu ngadalë.

Paqe, dashuni, emocion.

Frensis e Kërtni, kam me u lutë për ju

Të lutem, vazhdo Kërtni...

për Frensis

për jetën e saj që ka me qenë shumë ma e lumtun pa mu...

Të Dua, Ju Dua!

Kurt Kobein

Kurt Cobain die at the age 27
Father Of Grunge Is Still Alive Here in my soul :)
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Post by Dënalisa Insane »

KUKu ti njeri koke FANATIK mas ti Cobain-Freak morre koke ba cnncnc hiq spo pritojshe me shenu pom vje diqysh shum shumm mir really respect mbesso


PS:Per Bob Dylanin mos fol kurr ma ashtu ok se dhe un e kam Idol e Idolin tan kerkush spo ta shan jaja bille as spo ta prek
User avatar
Born2sk8
Posts: 7269
Joined: Sat May 07, 2005 8:17 pm
Location: 40000
Contact:

Post by Born2sk8 »

shum good Job njeri hallall .....;) REspekt per punen
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Post by andromeda_rock »

oooooo durt te lumshin .hallall.!.
User avatar
skinhead
Posts: 5392
Joined: Sun Dec 26, 2004 5:37 pm
Location: Reich!
Contact:

Post by skinhead »

hihi a pi youth wekk e paske marr aaa ... sdi bre diqysh si babajt n qit rubrik.. s sheh tjeter sen veq lidhje me nergjivan
User avatar
Cobain
Posts: 1059
Joined: Fri Nov 11, 2005 11:32 pm
Location: N'kabllovik

Post by Cobain »

skinhead haha nergjivanet haha ok ok kurt qobani a ncncn nejse se kom marr pi youth-it kom lexu shum libra te tij e i di kshtu loqko ktu :)

Alice-ahaha ta ha zemren ty veq hajgare kom bo se sem takon me fol mu per at legjend veq hajgare u kon loqko san ofendim tamon puna Per Bob dylan me fol dishka keq kiss :)
User avatar
JaGuar
Posts: 1100
Joined: Fri Jun 04, 2004 9:24 pm
Location: C:\WINDOWS Ferizaji.exe

Post by JaGuar »

Hallal te koft :wink:
User avatar
JaGuar
Posts: 1100
Joined: Fri Jun 04, 2004 9:24 pm
Location: C:\WINDOWS Ferizaji.exe

Post by JaGuar »

Ish bashkshortja tij edhe vajza Image
User avatar
Metal_Master
Posts: 1842
Joined: Mon Apr 04, 2005 6:09 pm
Location: .Seventh Son of a Seventh Son.

Post by Metal_Master »

Hallall njeri bravoo serio e kom shum me ki pelqy bravo edhe njeher shum sen prekes a shum send i mir.



[ njeri edhe 1her pot falemnderoj per kit pun qe e ki bo thnx prej teje shum ]
User avatar
Cobain
Posts: 1059
Joined: Fri Nov 11, 2005 11:32 pm
Location: N'kabllovik

Post by Cobain »

ouuuuuuuuu qfar foto kqyre frensis si kurti khaaaa qfar thmije

Metal master shum valla sidomos letra e fundit :S
User avatar
Dënalisa Insane
Posts: 7381
Joined: Sun Oct 02, 2005 7:36 pm
Location: Berlin/Perzeren*

Post by Dënalisa Insane »

I hate Courtney Love........Fuck off Mother Fucker...aja i ka fajet krejt........
User avatar
Metal_Master
Posts: 1842
Joined: Mon Apr 04, 2005 6:09 pm
Location: .Seventh Son of a Seventh Son.

Post by Metal_Master »

dihet ajo pun alice.

Courtney sucks hell yeahhhhh.
Powerslave
Posts: 3290
Joined: Mon Apr 26, 2004 6:48 pm
Location: Mbreterine e Maskave

Post by Powerslave »

Qobani u kone djali i mire
User avatar
BurnOut
Posts: 7755
Joined: Thu Nov 25, 2004 8:18 pm
Location: 038

Post by BurnOut »

qajo foto po veqq ito letra jan kon 100 her qi i kena qit ktu ne forum ma heret veq mir osht mi msu te rit pak
User avatar
Cobain
Posts: 1059
Joined: Fri Nov 11, 2005 11:32 pm
Location: N'kabllovik

Post by Cobain »

Qobani :s shum po ma teshni me bre kur po thuni qoban
Post Reply