Kula Shaker!

Post Reply
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Kula Shaker!

Post by Pandemonis »

Kula Shaker, nje bend i ka rrojt ne fund te viteve 80-ta, jane nga Britania, kendojne muzike te stilit Brit-Pop (ska te bej me Britni Spears :lol:) me elemente te Pchyodelic Rock edhe me elemente te muzikes Indiane (indiski)
nje kombinim shume interesant e qe mundesh me perfshi ne stilin Alternative


si ka ardh deri te emri....rastesisht takohet ky bend me nje person ga USA i cili quhej Jürgen Krishnas e qe veten e ka qujt Kula Sekhara (emer artistik) i cili thoshte se ka jetu bashk me John Lennon. ky i fundit tregonhte per ate Kula Sekhara qe ka qene nje princ i shekullit 9 e qe ai eshte marr me muziken, spiritualitetin (religjionin) edhe Textet. nga aty erdhi deri te emri Kula Shaker qe me pare quje "the Keys" pershkak se njeri nga grupi kinse paska tregu per fuqine magjike te shkronjes "K"

me 1996 nxorren albumin e titullum "K" qe veq ne UK u shit ne me shume se 1 milion kopje...pastaj pas nje fjalimi qe mbajti Crispian Mills ku tha se do kishte deshire te montonte "Swastikas" (kjo eshte nje shenje qe duhet si shenja e hitlerit por ka prejardhje indiane edhe supozohet se eshte 14 000 vite e vjeter por te njejtat shenja jane gjete edhe ne suedi) u konsideruan si nazista....edhe suksesi i tyre uu keqesua...por prap kenduan me Deep Purple kengen HUSH dhe erdhen prap ne rangliste.

grup perbehet per momentin nga:

Crispian Mills: Solo, Gitare
Alonza Bevan: Solo Bass
Paul Winterhart: Baterist
Harry Broadbent: Sintisyzer (nga 2004)

kenget e tyre qe me pelejne jane:

Hey Dude
Tattva
Govinda
Mystical Machine Gun
S.O.S.
Out On The Highway
Strangefolk
Die For Love
Hurricane Season
Fool That I Am
Dance in Your Shadow
Shower Your Love
Song Of Love/Narayana etj....

qe kini me shtu noj sen...veq urdhnoni!
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Kula Shaker!

Post by Clavicula »

Bend i mire, ma se shumti me pelqen kanga Tattva, normal edhe sene tjere te Kula Shker.

Hallall per temen Pandemonis.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Kula Shaker!

Post by The Green »

Si gjithe, Anglia çerdhe e muzikes.

Kula Shaker...perfekt tamon kshtu perfekt.

Hey Dude..ma then, Tattva, Hush, Start All Over... etj etj.
Ni sen qe ma then kejt o, qe e perdorin Wah-in.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Kula Shaker!

Post by Pandemonis »

Image


ky eshte ai simboli qe ka dasht me prezentu Crispian Mills t'dhezun ne konzert e qe eshte qujt pastaj si nazist.

ne fakt eshte simbol me qe eshte gjet ne suedi, egjipt indi e qe quhet si "harku i diellit" apo edhe si "harku i jetes" e qe ska te bej asgje me nazizem
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Kula Shaker!

Post by The Green »

Hahaha,cfare senii.
S'paskan pas faj qe kane menu qashtu..shume ngjashem me t'nazistave.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Kula Shaker!

Post by Clavicula »

Pandemonis,
Ky simboli gjindet edhe te iliret! Qe simbolizon rrezet e diellit, me lexu Aleksander Stipcevic ka shume per ket simbol. Po per qat karakteri e ka morr edhe Hitleri edhe ka paralajmru se po lind dicka e re.
Post Reply