“Ngom” në Prizren

Lajme te pergjithshme rreth muzikes rock, faqes rocksonte etj.
Post Reply
User avatar
Mr.Exorcist
Administrator
Posts: 1820
Joined: Tue Feb 10, 2004 10:41 pm
Location: 029/
Contact:

“Ngom” në Prizren

Post by Mr.Exorcist »

Image
Në qytetin e Prizrenit vjen edhe një ngjarje kulturore. Tani jo kinematografi por muzikë. Nga data 24 deri më 26 qershor do të mbahet festivali i muzikës “Ngom”, me 50 orë muzikë, 26 bende muzikore dhe 10 DJ evropianë.
Qyteti i Prizrenit tashmë është duke u bërë ikonë e qendrës kulturore. Përpos Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest”, tani po i zgjeron rrënjët me ngjarje tjera kulturore. “Ngom” do të jetë festivali i radhës, por këtë herë i muzikës, i cili do të nxehë edhe më shumë verën në Prizren, krejt kjo para nisjes së “Dokufestit”, i themeluar dhe i menduar me qëllim të veçantë.

Organizatori i festivalit, njëherit, njëri nga koordinatorët e “Dokunight”, Robert Delhysa thotë që Prizreni si qytet i vjetër, multi-kulturor, viteve të fundit është duke e marrë epitetin e një qyteti turistik dhe kulturor me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe regjionin.

“Pozita gjeografike, qyteti i vjetër me objekte të veçanta të trashëgimisë kulturore dhe ngrohtësia e banorëve të tij, e bën vend ideal për krijimin e epiqendrës kulturore dhe turistike të Kosovës”, theksoi Robert Delhysa.

Sipas Delhysës, duke e ndarë këtë mendim dhe duke e parë nevojën për krijimin e ngjarjeve kulturore, të cilat do ta pasurojnë qytetin, është iniciuar organizata N’GO, e cila është e përbërë nga individë të cilët janë aktivë në jetën shoqërore dhe kulturore të Prizrenit dhe Kosovës. E projekti i parë, i cili do të realizohet nga N’GO, është festivali i muzikës dhe i aktivizimit “Ngom”, i cili do të nisë festën me 24 deri më 26 qershor të këtij viti. Në këto dy ditë, sa do të zgjasë festivali, do të ketë gjithsej 50 orë program muzikor, nga të gjitha zhanret e muzikës, e këta tinguj do të dëgjohen në tri skena të ndryshme: në Shatërvan, buzë lumit dhe në Marash, jashtë qytetit.

Delhysa konfirmon pjesëmarrjen e 25 bendeve dhe 10 Dj-ve, ndërsa disa prej emrave të cilët do të performojnë në tri qendrat e Prizrenit do të jenë: Sarkofuck (Sllovenia), Cirkus (Kroacia), The Raws (Turqia), Conquerin Lion (Maqedonia). Ndërsa nga Kosova: The Glasses, The Freelancers etj. Kurse nga DJ rajonal janë të konfirmuar: Senada Sevlic aka Dark Angel (Serbia), Vasko Netkovski (Maqedonia), Wish-ko (Maqedonia), Protonyz (Shqipëria) e nga Kosova janë: Totoni, Likatek, Vigan Grapci aka Wiggi etj.

Festivali do të bëhet tradicional, e me ketë aktivitet N’GO synon që Prizrenin ta vendos nëpër hartat turistike të rajonit, t’i japë Prizrenit program argëtues regjional dhe botëror, t’u mundësojë të rinjve të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore si dhe vetëdijesimin për ambientin dhe vlerat njerëzore.

Kjo ide është ndërtuar gjithashtu për të vendosur harmoninë ndërkufitare dhe solidaritetin në mes të të rinjve nga Ballkani Perëndimor. Duke qenë thelbësorë për këtë regjion, pasi që të rinjtë tregojnë interes të madh për bashkëpunim, pa marrë parasysh kufijtë shtetëror ose diferencat etnike që i ndajnë. Me këtë në mendje, projekti synon të ndërtojë bashkëpunim të qëndrueshëm regjional ndërmjet N’GO dhe partnerëve në Kosovë si dhe organizatave nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia etj.

E sipas Delhysës, qëllimi kryesor i këtij projekti është që të inkurajojë të rinjtë që të kontribuojnë në krijimin e kohezionit ndërkomunitar në Kosovë dhe rajon nëpërmjet përfshirjes së tyre në aktivitete të ndryshme.

“Pjesëmarrja e tyre në gjetjen e konsensusit në mesin e të rinjve kosovar për çështjet e lidhura me ardhmërinë e tyre, duke përfshirë aktivitete kulturore dhe dialog, aktivitete të përbashkëta (ndër-etnike) në mbështetje të përgjegjësisë shoqërore dhe kontributit të tyre në mbrojtjen dhe përkujdesjen e ambientit, ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Prizrenit dhe regjionit”, përfundoi Delhysa.

Ndërsa projekti gjithashtu ka gjetur përkrahje edhe nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, Ministria e Kulturës, si dhe fondacione dhe sponsorë komercialë.
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: “Ngom” në Prizren

Post by ToxicGirl »

OMG qfar lajm i mir flm, nje hap i madh perpara ... Urimeeee...
User avatar
Mr.Exorcist
Administrator
Posts: 1820
Joined: Tue Feb 10, 2004 10:41 pm
Location: 029/
Contact:

Re: “Ngom” në Prizren

Post by Mr.Exorcist »

update

Bendet
Në Shadërvan

Jericho / Bojken Lako (ALB) / 403 / Shpat Deda / Kthjellu/ Alban Nimani / Genc Salihu / Gipsy Groove / Kuarteti Pentagram / Offchestra / Eye / Ethnically Plugged /

Ne parking

The Freelancers / The Glasses / Conquering Lion (MKD) / Sarkofuck (SLO)/ Gillespie / Alley Sin (BGD)/ Bud Pets / Pinkmetal / Noise Seeds / Impurita (SRB) / The Frames / Me t'njofshëm / MadGod

Marash

Dj Wiggi / Deejaysaurus (Vaso/Wish.ko/Pass-N-G-R), (MKD) / Tolis Q (Quantized Music, GRC) / Toton (Laus music) / Sabb (SK Supreme, Audiomatique, Noir, Cr2)/ Dark Angel (SRB) / Jim Rivers (Intec, UK) / Likatek (Episode)

Ne Kej

Da Lil (ALB) / Roots Raid (ALB)/ Filip Motovunski (CRO) / Son of Beat & Japan (SRB)

per ma shum ngomfest.com
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: “Ngom” në Prizren

Post by David Gilmour »

ka me ja vlejt gjethqysh, gonna be there
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: “Ngom” në Prizren

Post by David Gilmour »

403 shum perfekt ke, Alley Sin ken shum extra, plus me u bo drras i pit edhe me ngu Conquering Lion WTF me mendu Bob Marley is back, shume perfekt ke prame
Last edited by David Gilmour on Sun Jun 26, 2011 10:34 pm, edited 1 time in total.
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: “Ngom” në Prizren

Post by darian »

kesh edhe un prom ne marash. kogja mire u bo qather ka sabahi ;)
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: “Ngom” në Prizren

Post by David Gilmour »

ahahahaha po po ish kan shum mir atje, s'di pse u pijta shume heret :P edhe sot ke shum mir DJ te lumi
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: “Ngom” në Prizren

Post by darian »

David Gilmour wrote:ahahahaha po po ish kan shum mir atje, s'di pse u pijta shume heret :P edhe sot ke shum mir DJ te lumi

mos je kon ti njoni me kmish te bardh ?
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: “Ngom” në Prizren

Post by David Gilmour »

jo bash, bardh e kalter u kan pse?
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: “Ngom” në Prizren

Post by darian »

eh mire.. se thash mos je kon ti qaj qe kesh ka ja zhagiti kryt per betonit. se ja nisi me me prek un niher kishe po habitet ai averi apet.. veq jo tkaltert ska pas ai sen. veq kmish tbardh! ;)
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: “Ngom” në Prizren

Post by adela »

darian wrote:eh mire.. se thash mos je kon ti qaj qe kesh ka ja zhagiti kryt per betonit. se ja nisi me me prek un niher kishe po habitet ai averi apet.. veq jo tkaltert ska pas ai sen. veq kmish tbardh! ;)
hahaahhaha pse mo? ai ishte shume i dashur. te gjitheve, pa dallim gjinie, vinte na perqafonte :D
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: “Ngom” në Prizren

Post by adela »

p.s. kam qene pjesemarrese prej 1 te nates deri ne 6 mengjes dhe ka qene shume shume shume shume mire (sidomos nga fundi)
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: “Ngom” në Prizren

Post by darian »

adela wrote:
darian wrote:eh mire.. se thash mos je kon ti qaj qe kesh ka ja zhagiti kryt per betonit. se ja nisi me me prek un niher kishe po habitet ai averi apet.. veq jo tkaltert ska pas ai sen. veq kmish tbardh! ;)
hahaahhaha pse mo? ai ishte shume i dashur. te gjitheve, pa dallim gjinie, vinte na perqafonte :D
jaaa me kon ai me e dasht dikon nuk na u kish gju ne qaf ashtu na si e ma mire tu u knaq aty.
teper mka bo nervoz! veq hajt masi krjet jem shiptar e spo bon me bo probleme ;p
Post Reply