Elina Duni

Post Reply
User avatar
joy drivision
Posts: 380
Joined: Sun Oct 19, 2008 2:22 pm

Elina Duni

Post by joy drivision »

Elina Duni, vajza e shkrimtares Besa Myftiu dhe e regjizorit Spiro Duni, lindi ne Tirane ne vitin 1981.
Ajo ngjitet per here te pare ne skene ne moshen pese vjeçare, dhe fillon studimin e violines.
Gjate viteve 1986-1991 ajo kendon ne Radio Televizion ashtu si dhe ne Festivalet e Femijeve.

Ne vitin 1991, shperngulet ne Gjeneve te Zvicres, bashke me mamane e saj ; ajo studion pianon klasike ne Konservatorin e Gjeneves dhe vazhdon studimet e muzikes ne shkollen e mesme artistike «De Saussure» ku zbulon jazz-in.

Ne vitin 2000, mbasi merr Diplomen e Matures ne degen artistike dhe te gjuheve te huaja, Elina ben pjese ne nje risi projektesh te ndryshme:
Midis viti 2000 dhe 2004, ajo luan ne filmin «Yllka» (Shqiperi-Zvicer 2002), ku bashkepunon edhe per muziken e filmit.
Bashke me pianistin Gent Rushi, ajo jep koncerte te ndryshme ne Shqiperi (CD «Live in Tirana») dhe luan ne shfaqjen «Tre farca nga Tchehov» te Spiro Dunit.
Bashke me José Louis «Sarten» Asaresi, Elina krijon grupin «Extrangers in the Noise» (CD «Harpatic», Empiriko) – ku tingujt elektronike perzihen me absurditetin e jetes – dhe me pas niset per ne New York per t’u ballafaquar me vetmine e qyteteve te medha.
Mbas rikthimit ne Zvicer, ajo luan ne shfaqjen «La Preuve du Contraire» me regji te Fredy Porras, Gjeneve.
Ne vitin 2004, fillon bashkepunimin me grupin prishtinas «Retrovizorja»
(CD: Lakuriq (2004), I Kalter (2009))

Gjate viteve 2004-2008, Elina Duni studion ne Shkollen e Larte te Arteve ne Bern (HKB) ne degen jazz per kanto, kompozicion dhe pedagogji.
Ne vitin 2005 ajo krijon grupin Elina Duni Quartet me Colin Vallon ne piano, Patrice Moret ne kontrabas dhe Norbert Pfammatter ne bateri. Muzika qe ata interpretojne bashkon tingujt e ballkanit me jazz-in.
Ne 2007-ten fiton bursen «Friedl Wald».

Ne vitin 2008, kuarteti publikon albumin e pare «Baresha» (Meta Records) i cili pritet shume mire nga shtypi zvicerian dhe gjerman ; grupi luan koncerte te shumta ne Gjermani dhe Zvicer.
Elina merr çmimin «Coup de Coeur» nga kantoni i Bernit dhe bursen « Best-Berufseinstieg » nga Shkolla e Larte e Arteve e Bernit, luan dhe bashkepunon per kompozimin e muzikes se shfaqjes te teatrit «Engel» me regji te Christian Probst, Bern, bashke me Colin Vallon dhe Rico Baumann.

Gjate vitit 2009 ajo zgjidhet nga Festivali «Swiss Diagonales Jazz» per te luajtur ne projektin
« SDJ Mentoring Project» me pianistin e famshem norvegjez Bugge Wesseltoft neper gjithe Zvicren.
Elina Duni Quartet merr çmimin nga Pro Helvetia «Inkurajimi Prioritar i Jazz-it 2010-2012».

Ne 2010-ten del albumi i dyte «Lume Lume» (Meta Records) ; shtypi gjerman, zvicerian, austriak dhe francez e pret me shume entuziasem dhe kuarteti fillon turnete neper gjithe Evropen.

Ne vitin 2011 kompozitori dhe pianisti i famshem francez André Manoukian fton Elina Dunin ne albumin e tij «Melanchology» (Universal).

Ne shtator te vitit 2012 del ne treg albumi i trete «Matane Malit», nje homazh per Shqiperine, i cili publikohet tek nje nga shtepite diskografike me te famshme te jazz-it ne bote: ECM/Universal.
Grupi fiton çmimin Jazz Pott ne Essen, Gjermani.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Elina Duni

Post by Clavicula »

E ardhmja e saj osht dit prej se ka bashkepunu me Retrovizoren.
User avatar
joy drivision
Posts: 380
Joined: Sun Oct 19, 2008 2:22 pm

Re: Elina Duni

Post by joy drivision »

hahah jo veq qe ka bashkpunu me retron se pa kto sun kish mujt retro me bo ndoshta qekaq sene tmira po kjo e talentume daj krejt jon ka e pelqejn.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Elina Duni

Post by Clavicula »

Normal, amo bashkpunim ti qysh dush thuj :) edhe e di qe i ka dhan kuptim bendit edhe nashte mos me kan kjo bendi kish me u dok ma ndrysh, une e njof si mysafire te bendit e jo si antare e regullt
User avatar
joy drivision
Posts: 380
Joined: Sun Oct 19, 2008 2:22 pm

Re: Elina Duni

Post by joy drivision »

po si mysafire osht heheh nejse menimet dikun qaty afer i kem :P se veq na 2t po folim qetu e hajt hahahh
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: Elina Duni

Post by Varekai »

herspace
http://www.myspace.com/elinaduni

ekskluzivisht:A


po zhanri i saj osht diku rreth jazz/eksperimental/ballkanik. . .
Pak si n'fore t'Aziza Mustafes e ktyne, veq prap Elina Duni shum osht speciale.

Ish kon mire me majt kjo ndoj koncert n'Kosove bashk me Kapsamunat ::mrapsht::
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Elina Duni

Post by AC/DC »

U editu posti I par' shkaku me u shfryt'zu si biografi rreth kangtares n'fjal'.

Muzika k'saj krijese o identifikimi I jazzit n'trojet Shqiptare. E mira o qe o shtytje edhe per tjer't sidomos per femrat n'ket' lloj' t'muzikes.
Post Reply