Uke Rugova ne LDK !?

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by FARIS »

Acidius te kisha propozu me kqyr filmin e Gandit e me kqyr a ju ka afru hiq Rugova gandit, Vet ky Isa Mulaj e pat permend qe nuk mundet me u krahasu Rugova me Gandin se Gandi i ka pas 500.000 njerez aktiv ne male.

Adem Jashari pacifist? Ncuk nuk e besoj nuk ka qene hera e pare qe serbia e ka sulmu adem jasharin por edhe para 1998.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by AciDiuS »

FARIS wrote:Acidius te kisha propozu me kqyr filmin e Gandit e me kqyr a ju ka afru hiq Rugova gandit, Vet ky Isa Mulaj e pat permend qe nuk mundet me u krahasu Rugova me Gandin se Gandi i ka pas 500.000 njerez aktiv ne male.

Adem Jashari pacifist? Ncuk nuk e besoj nuk ka qene hera e pare qe serbia e ka sulmu adem jasharin por edhe para 1998.

Vetmbrojtja nuk dmth lufte dashes lufta ne vetmbrotje definitivisht osht e shejt nese ademi i ka rrok armt nuk dmth qe ai nuk e ka dasht paqen , kurr nuk besoj se Ademi Osht dal me luftu pse i ka urrejt shkiet , shumm besoj qe Ademi Ka dal me luftu pse e ka dasht popullin e vet shumm . Osht ni foto dikun 93-ten doket Ademi me Rugoven ne ni mledhje ne shqipri , osht edhe ni tjeter foto e kulles te jasharajve ku aty ka qendru fotografia e Skenderbeut Isa Boletinit edhe Ibrahim Rugoves . Rugova osht kon plocisht i njoftum per levizjet e Adem Jasharit , Adnan Merovci osht kon i ngarkumi i ti mu mer me qeshtjen ushtarake , bujar bukoshi jau nguli nuk i dha paret e 3% per mi shti ne lufte ...
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by FARIS »

Nc gsabim e ki krejt, foto te rugoves te kulla e jasharve ska, per ate foto qe po komentohet shpesh a nuk eshte hiq e besueshme qe nje grup qe ka qendru ne Shqiperi qe kan kerku takim me te ne lidhje me aktivitetet luftarek qe kish mujt ky grup me ba?


Sa i perket paqes normal qe gjithkush e don paqen edhe krejt normale qe Ademi ka luftu po shume prej neve e kemi dashte paqen po e kena dashte edhe status quo nen serbi veq a kemi me hanger e me pi edhe kemi pranu gjithcka. E sa per Bujar Bukoshin nuk u kan problemi te 3% po te nje fature e telefonit mijera marka qe Bukoshi nuk pat pranu me pagu ne fillim e mandej edhe mandej dergimi i parave e sa per mi shti ne lufte ku te kush? te Farku apo UCK_JA?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by AciDiuS »

Ka Ka edhe mir bile , egziston fotografija e arkivin e gazetes Zeri mos gabofsha vet me sy te mit e kom pa , tri foto ren ne mur Skenderbeu , Isa Boletini , Ibrahim Rugova . Qysh po menon qe nuk osht e besushme ajo foto osht konferenc per shtyp e mledhjes ne shqipni qe e kan bo ne 93-ten ... E bukoshi paret i ka nal so meransi a per Farkun a per UCK-n meransi osht qe nfund krejt jon kon nen amblemen e UCK-s ata djem qe kan luftu bashkarisht per idealet e njejta skan bo ksi dallime , eh kta SHIK-u qe i ka perzi punt , luftart njerzit e vullnetit te mire skan faj ....

Veq osht Zhduk ajo fotografi prej SHIK-ut edhe "miqve" nderkombtar se ajo fotografi permban bashkim e unitet , sen qe sju pershtatet me ato perqaj e sundo .




Luftetaret e Koshares, të Brigadës 138 "Agim Ramadani"
Kemi pasur bindjen e plotë që me forcen, kurajon dhe qëndrimin burrërorë të Presidentit tonë të dashur do të jemi dëshmitarë të vulosjes së idealit të tij të nisur, trasuar me guxim, mençuri dhe me sfida nga më të ndryshmet, vulosjen bashkarisht të Pavarësisë së Kosovës. Jemi krenar dhe përherë jemi krenuar edhe ne fushëbetejat e luftës, me Emrin e Presidentit Rugova, Politiken e tij, vizionin dhe filozofinë e tij, e cila na ka dhënë moral dhe për ne ka qenë udhërrëfim për suksese në beteja. Qëndrimi burrëror i këtij Burri të Pavdekshëm e të madh të Kombit shqiptar, këtij prijësi të madh, këtij pinjolli të derës së madhe dhe bujare të Rrustë Sadrisë, krahinës kryengritëse të Rugovës, këtij prijetari të Kosovës, të Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, na obligon të gjithë ne që amanetin e tij ta jetësojmë. Ashtu siç ditëm bashkarisht ta bëjmë luftën do t'ia arrijmë edhe finalizimit të punës maratonë dhe të përjetshme të Presidentit, njohjen e shtetit të Pavarur të Kosovës, të ndërtuar në bazë të parimeve dhe principeve të filozofisë institucionaliste të trasuar nga vet President Rugova, Luftëtari më i Madh për ndërtimin e Institucioneve të Kosovës si shtet.
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by FARIS »

E kush e vrau Tahir Zemen e Ahmet Krasniqin? Pse Adnan Merovci ju largua Rugoves pas luftes?
User avatar
MadeInKaradak
Posts: 1652
Joined: Thu Sep 07, 2006 3:57 pm
Location: Leading You Toward Hell
Contact:

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by MadeInKaradak »

Pse u vra Fehmi Agani? Pse Rugova nuk i ofroi strehim ne shtepine e tij? Pse u vrane kokat me eminente te LDK-se gjate luftes dhe pas luftes? Pse ende sot nuk zbardhen fatet e tyre kur dihen shume mire rrethanat se per cka jane vrare dhe kush ka mund me qene dorasi i tyre?
Keto nuk jane pa shpjegime por per me ditur zanafillen e tyre atehere duhet me trokitur ne dyert e anetareve te kryesise se LDK-se.
Tek ne tash ne Ballkan POLITIKA eshte biznis-rreth mafioz (perfitim personal te pushtetareve) qe me ane te pushtetit pasurohen dhe askush nuk guxon me bere pyetje se nga keta e beren kete pasuri (nuk besoj se me nje rroge kryetari, kryeministri, parlamentari etj) dhe pastaj te fillohet pastrimi ne rradhet e tyre pra te behet ne reformim rrenjesor ne tere partit shqiptare.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by AciDiuS »

FARIS wrote:E kush e vrau Tahir Zemen e Ahmet Krasniqin? Pse Adnan Merovci ju largua Rugoves pas luftes?

E kush i vrajti de ?!?! SHiku po kush tjeter ! Adnani e ka than qe osht largu per arsye personale , adnani osht kon edhe trup roja e Rugoves ai e ka kallxu mir edhe rembimin e rugoves gjat bombardimeve te 99-tes ...
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by FARIS »

Sdi a shiku a jo veq ktyunehere kogja ja gjujshin ramushit nuk i ka pas ne qejf ramushi njerzit prej strellcit
User avatar
MadeInKaradak
Posts: 1652
Joined: Thu Sep 07, 2006 3:57 pm
Location: Leading You Toward Hell
Contact:

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by MadeInKaradak »

AciDiuS wrote:
FARIS wrote:E kush e vrau Tahir Zemen e Ahmet Krasniqin? Pse Adnan Merovci ju largua Rugoves pas luftes?

E kush i vrajti de ?!?! SHiku po kush tjeter ! Adnani e ka than qe osht largu per arsye personale , adnani osht kon edhe trup roja e Rugoves ai e ka kallxu mir edhe rembimin e rugoves gjat bombardimeve te 99-tes ...
Hahah SHIK-u normal per ata Rugovistat, ata te cilet kane quar koke ke kunder Rugoves kane perfunduar si eshte me se keqi. Adnan Merovci poqese i ke degjuar intervistat e tij shume hapur ka thene Rugova e pat humbur rrugen ne oborr dhe per ate arsye Adnani eshte larguar nga ai.
Krahasoje mezashin qe e pat dhene Rugova ne Beograd me Milloshevic-in per ndalimin e bombardimit te NATO-s (tregoi se sa cfare patrioti ka qene ai dhe se e ka dashur kauzen e KS) si shembull merre Albin Kurtin ne gjyq kur tha se nuk e njeh gjyqin e nje shteti okupator dhe atij mund ti gjykoj vetem nje gjyq kosovar.
Te dyte kane qene ne te njejten pozite bile Kurtin kane mundur edhe ta vrasin sepse ka qene ne burg kurse Rugova ka jetuar si mbret dhe me truproje te S.A.J
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by AciDiuS »

FARIS wrote:Sdi a shiku a jo veq ktyunehere kogja ja gjujshin ramushit nuk i ka pas ne qejf ramushi njerzit prej strellcit

Mas luftes PDK-ja e ka pas planin Ibrahim Rugoven me shpall tradhtar te kombit e LDK-n si serbofila ramushi nqit rast ka hjek dore prej PDK-s ne Radio mitrovice e ka thon kit sen na me 3 muj lufte sun ja hupun Rugoves 10 vjet merita tpa mohushme ...


Madeinkaradak .... Mos ia fut kot pa ata njerz qe gjat luftes edhe kta mas luftes iu kan vra Rugova osht met indalid mos te harojm me e cek se krejt kto 10 vjet nuk jon veq merita e Rugoves shumica e atyne qe kan pas merita ne kit proces jon dek , mas fundi edhe ai vet . Amo le krejt mos e vazhdo kit muhabet ...
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by [CORNHOLIO] »

Lista Rugova
User avatar
Aria
Posts: 1092
Joined: Wed Jan 09, 2008 6:03 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by Aria »

Ukë Rugova u bo si ajo gjethja qe e qon era ka t'don!

Ksaj i thojne: pjelle e flliqt.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by psy »

kom thon edhe ma heret e vetmja e mire e PDK-se, osht prostituimi i LDK-se qe 4 vjet e diqka. Veq qit t'mire e ka PDK-ja. Edhe kontribun n'ndarjen e asaj partie katolikocentrike, edhe e dominun n'koalicion, edhe i vidhen vota e s'pat kush qka bon, edhe e qun buze zhdukjes LDD-ne, edhe tash kane me lu qaty me shpirtin e shitun t'Uke Mafijash Rugoves. Me pas ndikim sen jo, pos klysh i Hashimit. Pezhorativisht i gzohna ktij suksesi t'PDK-se, edhe ishalla sa ma shpejt nij qe ju ka harru emni asaj partije. Memli Krasniqi veq ja filloj de-katolikocentrizimin e Kosoves. Pa u harru emni i LDK-se, ska perparim n'Kosove.
User avatar
Froese
Posts: 88
Joined: Wed Jan 27, 2010 11:14 pm

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by Froese »

Sidoqofte, ato jon figura t'vendit edhe s'hiqen n'at menyre.
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Uke Rugova ne LDK !?

Post by hp11 »

Uka, djali i Rugovës

Në Kosovë kemi parë transfere e trafikime të deputetëve nga një parti në tjetrën. Por, Rugova i Ri ia ka arritur t’ua kalojë të gjithëve. Morali, nderi familjar, dinjiteti, devotshmëria, besnikëria? Çfarë janë këto?! Uka ia ka dalë të shpikë edhe një nënkategori politike për të cilën do të kompleksohej edhe vetë Platoni. Quhet: prostitu-politika!



BABË E BIR sigurisht se ia kanë dalë të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të Kosovës. Rugova i Vjetri ka mbetur në piedestal të të madhërishmëve si i pari i alternativës politike të Kosovës për t’u shkëputur nga Serbia, duke u vënë në krye të lëvizjes së atëhershme që simbolizohej me LDK-në, duke ngulur këmbë në rezistencën me çdo kusht ndaj regjimit të Beogradit e duke qenë president i Kosovës për katër mandate etj. etj. Edhe Rugova i Riu u përkujdes këto ditë që të mbetet në histori. Por, fatkeqësisht – në anën e errët të saj.

UKË I. RUGOVA të martën e mbylli qarkun e plotë politik. Ia doli ta bëjë këtë për një afat rekord prej më pak se gjashtë muaj jetë politike dhe u përkujdes që artit të së mundshmes t’ia shtojë edhe një nënkategori, për të cilën edhe vetë Platoni do t’ia merrte lakmi. Por të shkojmë me radhë.
Kur në verën e vonë i ra në të se e kishte formulën se si të bëhej dikush – natyrisht, duke pasur si vlerë të vetme në CV emrin e babait – rrugën më të lehtë e pa me anë të inkuadrimit të drejtpërdrejtë në politikë. Mirëpo, llogaritë i kishte të çuditshme, thënë së buti.
Së pari, shkoi edhe u bë bashkë me kundërshtarin më të madh të Rugovës së Vjetër brenda partisë, Bujar Bukoshin. Dihet botërisht se Rugova i Vjetër dhe Bukoshi nuk kanë qenë në marrëdhënie fort miqësore që nga mesi i viteve ’90. As Konferenca e Rambouillet-së, ku këta të dy u takuan për herë të parë pas 5 vjetësh, nuk ndikoi që të zvogëlohej hendeku mes tyre, e kjo nuk ndodhi as pas riorganizimit të LDK-së pas luftës. Përkundrazi, Bukoshi formoi parti të veten me qëllim që ta dobësonte Rugovën e LDK-në. Por në zgjedhjet në të cilat mori pjesë PReK-u, jo vetëm që nuk e kaloi pragun si parti, por mori më pak vota se p.sh. kandidati i pavarur për deputet Fuad Ramiqi. Në këtë kohë, Bukoshi vazhdoi të kritikonte me gjuhën më të ashpër Rugovën e Vjetër, duke e akuzuar edhe vetë djalin e tij Ukën si të lidhur me “grupe kriminale e mafioze që kontrollojnë Presidencën” (sic!). Gjuhë më e ashpër lidhur me familjen Rugova nuk mbahet mend të jetë përdorur as nga kundërshtarët më të vrazhdë politikë të LDK-së në atë kohë, PDK-së.
Dhe kur u kujtua se, megjithatë, mbase do të duhej përshëndetur bashkimin e Ukës me Bukoshin në emër të ndonjë iluminizmi largpamës, se duhet harruar lajthitjet e mëritë e vjetra dhe se vetëm me bashkim arrihet fuqia kapërcimin e keqkuptimeve të vjetra – ndodhi e kundërta. Uka e Bukoshi
hynë në luftë të pakompromis me sharje të shumta kundër udhëheqjes së LDK-së, në krye me Sejdiun, vetëm për të kuptuar shpejt se s’kanë gjasa ta marrin partinë nga brenda, pasi që – ashtu siç ndodh zakonisht me ligjet e natyrës me frutet që s’mbërrijnë të piqen e bien në tokë –
partia i abortoi.
Në krye të LDK-së u zgjodh Isa Mustafa, por sërish, Uka me të tijtë, deshën të katapultoheshin në pozita partiake, pavarësisht se nuk kishin marrë pjesë në Kuvendin e rregullt Zgjedhor. Të mbetur duarthatë, me dy skenarë të dështuar në duar, Uka niset drejt aventurës së radhës. Bashkë me atë që e quajti “Lista Dr. Ibrahim Rugova”, në minutat e fundit u renditën në listën zgjedhore të AAK-së, e cila u tregua ekstremisht zemërgjerë, duke ia dhënë Ukës edhe numrin 2 në listë, që në fakt nënkuptonte të parin, në mungesë të liderit Ramush Haradinaj. Siç u pa, “Lista” e Ukës nuk i solli ndonjë dobi AAK-së, por i mjaftoi vetë Rugovës së Ri që të përvidhej si deputet në Kuvendin e Kosovës, në vend të ndonjë anëtari të pafajshëm të AAK-së. Natyrisht se pritej: ashtu siç tradhtoi edhe më herët, Uka nuk ngurroi të tradhtojë edhe partinë që iu gjend në kohën më të vështirë dhe nuk e la në rrugë. Pavarësisht se AAK-ja vendosi të mos bëjë koalicion me PDK-në, Uka që ishte nisur me çdo kusht drejt kolltukut, ndonëse me një votë të vetme, “u shit” te PDK-ja. E këtu duhet ndalur pak më tepër. Pa dashur të gjykoj tash nëse ka qenë veprim i drejtë ose jo, ka qenë pikërisht Ibrahim Rugova, i cili për gjallje të tij nuk e la assesi Hashim Thaçin që ta realizonte aspiratën e
tij jetësore – të bëhej kryeministër i Kosovës. Të gjithë i kujtojnë zgjedhjet nacionale të vitit 2001 dhe negociatat rreth tremuajshe për t’ia mbushur mendjen Rugovës së Vjetër për ta pranuar Thaçin si kryetar të qeverisë – mirëpo qëndrimi ishte stoik. Kompromisin u detyrua ta bënte Thaçi – Bajram Rexhepin kryeministër.
Tash, pesë vjet pas ndarjes nga jeta të Rugovës së Vjetër, pikërisht Rugova i Ri iu vu në ndihmë atij që nuk u bë kryeministër për shkak të babait të tij. Bile të kishte ndonjë votë më tepër, por një votë të vetme dhe të marrë në mënyrë klandestine nëpërmjet të listës së një partie tjetër, ia çoi Thaçit, që në mënyrë ironike i bie – ta ndihmojë atë të arrijë diçka për të cilën babai i tij kishte qenë kundër.
E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, satelitët e Ukës së Ri nga “Lista” po bëjnë përpjekje titanike për ta shkëputur edhe ndonjë deputet nga LDK-ja, partia të cilën e themeloi babai Rugova i Vjetër, e për t’ia çuar në megjen e rivalit të vjetër, Thaçit e PDK-së.
Dikush këtu mund të shtojë: Mirë që s’ka qenë ndonjë parti e minoriteteve mandatare për formimin e qeverisë se rrezik që Rugova i Ri të ndërronte edhe etninë!

DORËN NË ZEMËR, nuk është se nuk kemi parë në Kosovë transfere e trafikime të deputetëve nga një parti në tjetrën. Por, Rugova i Ri ia ka arritur t’ua kalojë të gjithëve. Morali, nderi familjar, dinjiteti, devotshmëria,
besnikëria? Çfarë janë këto!
E, sigurisht, s’do t’ju mbetem borxh në shpjegimin e nënkategorisë politike që e ka shpikur Ukë Rugova, ajo quhet: prostitu-politika.
Përveç ndonjë familjari të tij, Rugova i Ri do ta bënte edhe Platonin e urtë të rrotullohet në varr.
Sa larg mund të të çojë – lakmia?

Adriatik Kelmendi
Post Reply