Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Epitaph
Posts: 41
Joined: Sun Feb 14, 2010 7:22 pm
Location: Point of View

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by Epitaph »

amo FARIS hece thuj qe ske Vetevendosja 'SEBEPI' qe u myt Arbeni...qashtu osht qysh po thu ti, ku e ka deken e ka, amo veprimet e Vetevendosjes tu e pas parasysh faktin qe NUK OSHT ARRIT kurgjo...jon kon sebep per vrasje...se me kon qe Arbeni u kon n'VV, apo me kon qe qat dite osht arrit diqka, hajde thot njeri pati reciprocitet edhe ra per ni interes t'caktum...ama n'kit rast Arbeni as nuk u kon n'VV, e as VV-ja ska arrit kurgjo kshtu qe ai njeri i shku bigajrikah sherri i interpretimeve t'kota t'ati demagogut t'smute...
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by FARIS »

Thojne pleqt vdekja pa nje sebep nuk vjen, po une ne kete rast ma shume e kisha akuzu njesitin rumun ne kuader te Unmikut qe kan vepru ne kete menyre. Gabimi i Albinit eshte qe gjithmone ka kundershtu po kur nuk ka sjelle alternative, ajo cka me ka pengu te ai eshte se shume here e ka kundershtu Unmikun si Organizate po vet babai i tij ka qene koleg i imi ( Profesor Zaim Kurti) Po du me thane qe u ushqy ndoshta prej pareve te Unmikut.

Une per mu nderlidh me Rugoven e me krejt, kush do qe vjen ne Pushtet bukur veshtire e ka me punu kunder interesave te perendimoreve e sidomos te amerikaneve.

Na edhe pse punojna me nderkombtar kur dalim p.sh me dreku apo darku dikund gjithmone vrapojme me pagu e nderkombtaret kan bukur paga te medhaja po qysh thojne "ethet nuk ti japin" e po tu me i thane gjithe ky shpenzim qe ka ba Amerika dhe Nato ato nuk kan me shku kotazi ato kemi me i kthy dikur. Me rrezimin e Causheskut FMN-ja e futi ne borgj Rumanine tash per shkak te borgjeve te medha pernedimi luan si do me Rumanine.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by bg82 »

FARIS wrote:Une per mu nderlidh me Rugoven e me krejt, kush do qe vjen ne Pushtet bukur veshtire e ka me punu kunder interesave te perendimoreve e sidomos te amerikaneve.
Faris, e dim qe je kogja nifar anti-perendimori, ama mos kqyr me shfrytezu rastin ne qdo postim me shpreh ate, se nuk pi pershtatet qikjo temes.

a shume interes amerikan po te doket nese secilit shqiptar te sterrunte e kurr t'pa ngit kqyrin me marr pushtetin per interesa personale edhe mos mi dhon llogari njerzve qe ja ka dhon voten...

ka me na ik koha neve shqiptave tu i fajsu amerikant e arabt qe spo na ndihomojne e spo na lojne me ndertu shtet, edhe vone ka me na ra ndermend qe na vet fajet i kishim pas.

pse ti psh si ni person qe te pengojne parregullsite politike, shoqerore etj., pse shkon hala e merresh me qiftin rugoves njeri qe ka vdek edhe ma rrezik prej tij nuk ki... e nuk shkon mu marr me njerez qe momentalisht jon aktiv ne udheheqjen e popullit, e qe kan mundesi me i dhon kahje tjeter te ardhmes tane.
a jeni ma shume i brengosun per ni te ardhme t'jujen, apo me ja mat kanarin sa litra raki e sa paqeta ne dite i ka pi rugova...


Sa i perket lidhje me temen, nese Albini u kon shkaktar i vdekjes se Arbenit, ateher kjo mjafton me ndiku ne ndergjegjen e Albinit, edhe nese osht populli i meqem le te distancohet prej veprimtarise te Albinit nese veq koka i domshem, edhe ne kete menyre Albini met veq histori.
Ama nuk osht ne rregull me akuzu njerin edhe mu gjyku per dicka qe nuk ka pike faji...

faj kan polict e UNMIK-ut se e kan vra njerin e pafajshem, e nuk e di pse nuk po ngritet akuze ndaj UNMIK-ut, shteti i kosoves ka te drejte me qu ne gjyq kete pune, apo nashta burrshtetasit tone tuten qe kjo ju ndikon negativisht ne karieren politike.
t'dhifsha shtetin, qe so ne gjendje me mbrojt popullin e vet.
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by hp11 »

John Lennon wrote:sot e nenshkruva peticionin,per hater tflamurit :P
Bravo bac! :lol:
FARIS
Posts: 1084
Joined: Tue May 31, 2005 9:35 pm

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by FARIS »

Faris, e dim qe je kogja nifar anti-perendimori, ama mos kqyr me shfrytezu rastin ne qdo postim me shpreh ate, se nuk pi pershtatet qikjo temes.

a shume interes amerikan po te doket nese secilit shqiptar te sterrunte e kurr t'pa ngit kqyrin me marr pushtetin per interesa personale edhe mos mi dhon llogari njerzve qe ja ka dhon voten...

BG82. Jo ska lidhje Rugova qe ka vdek, miti i tij po vazhdon edhe me koalicionin e LDK-LDD.Kjo eshte njejte si me nje njeri qe nuk pajtohet me vdekjen e nje te afermi dhe ende jeton me te kaluaren. Une pse e permenda Rugoven bash lidhet me teme dhe qysh nuk eshte interes amerikan kur edhe zgjedhje lokale po nderhyn Ambasadori Dell, hej keto jane zgjedhje lokale e jo parlamentare cka po don perzierje ma te madhe. Ky automatikisht po te kallzon cka duhet me ba KQZ-ja edhe qe po vjen te rivotimi edhe ne Gjilan, a nuk eshte qekjo perzierje e brendshme?

ka me na ik koha neve shqiptave tu i fajsu amerikant e arabt qe spo na ndihomojne e spo na lojne me ndertu shtet, edhe vone ka me na ra ndermend qe na vet fajet i kishim pas.
Nuk eshte puna a na ndihmojne apo jo por problemi eshte qe na kemi pranu me u liru nga serbia me ndihmen e Natos tash ka edhe kushtezime per qeta BG82 e permnda qe prej Rugoves e te knej kush te vjen ne Pushtet ka me qene i detyrum me punu qysh ti thojne nderkombtaret, ti a po mendon qe ne vitin 1999 njerzit si Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj ta kishin pranu kete flamur qe e kemi sot me 6 ylla? asnjehere po qeshtu vjen kjo gradualisht njehere te shtijne me lidh inati mes partive e dikur per me qene PDK-ja ne pushtet duhesh me ba qysh te thojne. Pse p.sh nuk u ba referendum qe populli me vendos me vote te lire e demokratike se a jemi per kete flamur apo jo, plus edhe himnin pa tekst? A po mendon qe teksti i himnit ka me permbajt najsen patriotike shqiptare kur te del ( nashta po i bjen si mu lavdu per shume sene po Qazim Mengjiqin e kemi nip bash kam me pyet per tekst cka dojne me ba) tekstin kan me ta qit dicka si me fol per male e fushat e Kosoves. Problemi te Albini eshte qe ai vazhdimisht po i tregon gabimet e qeverisjes deri sot ama ai nuk ka dhane rruge alternative per zgjidhjen e problemeve.
pse ti psh si ni person qe te pengojne parregullsite politike, shoqerore etj., pse shkon hala e merresh me qiftin rugoves njeri qe ka vdek edhe ma rrezik prej tij nuk ki... e nuk shkon mu marr me njerez qe momentalisht jon aktiv ne udheheqjen e popullit, e qe kan mundesi me i dhon kahje tjeter te ardhmes tane.
A nuk je tu e verejt qe ende po vuajme prej pasojave edhe pse i vdekur te Rugoves? Me vdekjen e tij u prish LDK-ja filluan percarjet, shumica nuk dolen ne zgjedhje, ata qe ishin pro LDK me rastin e rrahjes mes zyrtareve te saj u larguan dhe nuk dolen fare ne zgjedhje, na tash kemi rrezik per njerze qe therrasin qe djali i dij me u ba president i partise. A eshte LDK-ja Rugoviane apo e popullit a jemi monarki apo kemi zgjedhje te lira?
a jeni ma shume i brengosun per ni te ardhme t'jujen, apo me ja mat kanarin sa litra raki e sa paqeta ne dite i ka pi rugova...
Bg82 tash ti ke dal prej teme krejt, po flet nashta per temen me acidiusin e tash e fute edhe kete ceshtje ketu, ne asnje rast skam fol per raki dhe cigare ato jane gjana qe e kan demtu shendetin e tij personal, per kete u dashte me u brengos familja e tij dhe ata qe e kan percjelle ne cdo hap. Mos dil krejt prej teme
Sa i perket lidhje me temen, nese Albini u kon shkaktar i vdekjes se Arbenit, ateher kjo mjafton me ndiku ne ndergjegjen e Albinit, edhe nese osht populli i meqem le te distancohet prej veprimtarise te Albinit nese veq koka i domshem, edhe ne kete menyre Albini met veq histori.Ama nuk osht ne rregull me akuzu njerin edhe mu gjyku per dicka qe nuk ka pike faji...
Nuk u kan faji i Albinit ne kete rast. Vetvendosja nuk ka qene e armatosur nese vetvendosja ka kercenuar sigurine, qofte me gur e gjesende tjera atehere jane masat qe merren, topthat e ujit, gaz lotsjelles, kerbacet etj por jo plumba gome. Unmiku nuk e ka paralajmeru Albinin qe nese dilni kemi me perdor plumba gome ashtu qe intesifikohet edhe rreziku keshtu qe Albini nuk mundet me u fajesu per nje gje te tille. Kemi pas edhe demonstrata te viti 1981 e ato 1989-1990 e kemi dit me kend po perballemi po nuk mund te themi se fajtor eshte iniciatori i ketyre demonstratave kur kan mujt me u paramendu pasojat ndersa sa i perket Unmikut apo Rumuneve kjo ka qene kunder rregullave te policise. Pra fajtor eshte policia.
faj kan polict e UNMIK-ut se e kan vra njerin e pafajshem, e nuk e di pse nuk po ngritet akuze ndaj UNMIK-ut, shteti i kosoves ka te drejte me qu ne gjyq kete pune, apo nashta burrshtetasit tone tuten qe kjo ju ndikon negativisht ne karieren politike.t'dhifsha shtetin, qe so ne gjendje me mbrojt popullin e vet.
Eh po normal qe smunesh se je i detyrum me vepru qysh te thojne te hujt, me nis me kqyr cka ka premtu thaqi para flamurit. Jo nuk ka me u carmatos UCK-ja jo spranojme bisedime me serbine, jo spranojme me shku ne rambuje, jo spranojme me ndryshu flamurin, jo veq bashkim kombtar, jo spranojme me u prish Shiku etj etj e sot krejt i kan pranu sa per LDK-ne ato jane kan te ditne, keshtu qe krejt keto jane te planifikume.
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by Voodoo Child »

Clavicula wrote:Vec me kon teper lladik se ashiqare po shifet qe procesi kunder Albinit o si rezultat i sinjaleve qe Albini e ka ndermen me hi pak n'politike, po edhe bash tek e fundit Albini edhe organizata qe perfaqson bashk me Kohen Ditore jon shoqeria e vetme civile ne Kosove, zeri i vetem antiputin n'Kosove, se ata qe kritikojshin ma heret e sene, do jon bo ambasadora, dove ju priten kablla e sene.

Kush se din, para do kohe policia e kosoves e blejti ni cisterne per demostrus edhe nji makine tjeter jo vec mi pase amo e kan dite qe kjo ka me pas pasoja.

Thjesht a ka me pas pasoja ky proces gjyqsor ne Kosove?
Po, po pajtona me ty plotesisht. Po jo ne ato qe Albini o pjese e shoqris civile edhe pse ndukje o i till. Qeto peticione kunder procesit gjygjsor ndaj tij pe konfirmojne qe ni numer i madh i popullit ndoshta osht ne krah te tij, edhe qe ni numer i madh i popullit osht kunder procesit politik qe per momentin osht nkosove, kunder te cilit Albini o kon gjithmone. (shumefish ma i madh ka me kon numri i nenshkrusve te peticionit se i votuesve te Hashim Thacit. edhe pse ndoshta so diqka me randsi per dikon)
Po shume dyshoj, jo dyshoj po jom i bindun qe nqs Vetvendosja kalon ne vija politike, so qare pa kon pjese e qesaj skene politike. Edhe bohet pjese e qasaj qe e kan kundershtu vet. Tu e pas parasysh qe organizimi politik ne Kosove ska kurfar mundsie me kon i pavarur, edhe me vepru me "vullnet te popullit" dmth vetvendosja bohet e njejt me ni parti politike.
Mka dal pej hujit definitivisht me qet sen. I ka tradhtu shume idealista
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by AciDiuS »

Pihhh ska sen pi ksaj pune , edhe ky osht veq pijun i tyne ky proces nuk soth kurgjo hiq 100% une qitu po jau hjeku gajlen albini ska mu denu ka mu liru ne "munges te fakteve" ... Albini veq tu prit mi ardhe reni me hi ner dardhe . Pse albin kurti nuk qohet ne ni protest per mirqenjen e qytetarit edhe mi mledh 500 mi a 1 milion para qeveris .

Edhe une pa eulexin hiq e kisha fajsu albinin me naj 10-20 vjet burg . Protestat e vetvendosjes njihen qe gjith pregaditen me skenare , ni kusheri i jemi ne mitro i ka honger 3 muj burg kur i rxun kerret e eulexit veq e ka zbatu urdhnin e vetvendosjes , ne video shum mir shihet albini ne ren te par me protestusit tu bo turr me hi n'qeveri .......
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Albini n'politike? Per qato u rihap procesi gjyqsor?

Post by hp11 »

hp11 wrote:s'ka me pas pasoja se prap kan me lshu...hajt ti se kta e din ma mire...
kan menu niher qe kerkush s'bon zo po kur e pan qe qeshtu u qun krejt...tash i ran pishman niher e shtynen gjykimin...tash e mbyllin krejt ose del i pafajshem...
qy qka paskna thon :mrgreen: ...fort di me t'ja fut kaniher si Nostradamusi ghaghagha
Post Reply