Duhani - helmi vdekjeprurës

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Post by SOPRANO »

ni pjes e trunit ka nevoj per nikotin...
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

SOPRANO wrote:ni pjes e trunit ka nevoj per nikotin...


Nese ka mundesi cila o ajo pjes :?:
User avatar
berati_rock
Posts: 1469
Joined: Sun Apr 02, 2006 6:57 pm

Post by berati_rock »

Pirja e duhanit ne KAQAK///nuk eshte e ndalush me veq aty
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

berati_rock wrote:Pirja e duhanit ne KAQAK///nuk eshte e ndalush me veq aty


Kaqaki nuk o e ndalushme :o :!: :?:


A ke argument per kete ?
User avatar
Nani22
Posts: 74
Joined: Sun Oct 29, 2006 11:27 am
Location: kret kapak
Contact:

Post by Nani22 »

barvo njeri hallall
Massive Attack
Posts: 762
Joined: Wed Aug 18, 2004 1:00 am
Location: in limbo

Post by Massive Attack »

Bujar me gjith rrespektin per mundin tand qe po e shfrytezon, po hargjon energji edhe kalori vetem per qellimet qe t'u kan vendos perpara, po qmoj gjithqka qe po ban per t'i ba t'vetdijshem njerzt per ate se qka po na pret. Une jam besimtar po smuj me thane qe jam fetar, po e ceki kta prej faktit se po du me fol ne nivelin neutral edhe ne nivelin qe eshte me afer mendjes se shumices. Une Besoj ne Fjalen edhe ne Ekzistencen e Zotit, S'kam Dyshim aty, mirepo, tu e pase parasysh qe je ne nje mes "si delja ne turmen e ujqve" edhe gjuha edhe qasja jote e spjegimit t fenomeneve duhet me ndryshu. Nese une nisi tash me te spjegu qe perveq dameve t shumta qe i shkakton duhani, me ti cek edhe anen pozitive se qysh nikotina e shpejton nivelin e perqueshmerise se impulsit nervor ne tru, procesin qysh nikotina ndikon ne ket dukuri, qysh ajo eshte pjes perberse e neurotransmiterve te caktun, nuk do te thot kjo qe edhe bash ka ndikime negative. Gjithqka qe ka te beje me ate se qka eshte mire e qka eshte keq i perket filozofise religjioze, edhe e kunderta gjithqka qe ka te beje me ate se sa ne mund ti afrohemi t vertetes, shpjegimit te fenomeneve t'natyres, idete analitike i perket shkences. Po vendi ku na po debatojna nuk eshte ni vend ku mundemi na me i shty forcat tona shkencore me i vu ne pah anet pozitive edhe negative (nderit dhe moralit ose edhe perkatsine qensore qe ia drejtojme Krijuest) te veprimtarise sone. Eshte vend ku diskutohet muzika. Muzika masi qe veq ra fjala, e di qe botkuptimi yt, edhe casja jote e lifestylit nuk e sheh si pozitive, po qka ki me ba qe shumica jane te tille ktu, edhe gjithqka qe thu ti, ki me pasqyru negativisht.
Nejse Bujar vllaqko mos e merr qe po t kundervihem ne nje ose tjeter mnyre, po vetem po du me diskutu per vetdijsimin tand ne lidhje me natyren e njerzve t cilve ju predikon filozofi religjioze (ose nashta caku i veprimtarise tande eshte pikerisht ky)

Ps: E zgjata shume po rralle po me bjen me postu, e po me merr malli me diskutu me dikan sene t meqme.

Signature:
Korab Krasniqi
User avatar
mitrocity_girl
Posts: 1943
Joined: Sat Jul 16, 2005 11:56 pm
Location: Eris

Post by mitrocity_girl »

Bujar mire ke qel temen. Edhe une jam per me dhon informata qe duhani eshte shkatrues. Po masi ki vendos me hap temen te shkenca po du me lidh postimin tem me postimin e Massive Atack, edhe pse nuk kan lidhje me njona tj.

Mire ish kon mi cek edhe ato anet "pozitive"(po foli ne thojza sepse nvertet kto nuk jan pozitive) te duhanit. Pse po thom kshtu? Sepse njeri ne menyre shkencerore duhet mi hulumtu tonat. Ato anet positive duhen mu cek kur eshte fjala te duhani sepse kto e bojn njerin mu bo i nvarun nga ky helem.

Anet e duhanit qe jan posotive te duhangjit, jan ato qe substancet ne cigare ndikojn ne receptoret e substancave ne tru. Nje substance qe i kemi natyral ne tru dhe qe na bojn me ni veten tlumtur, energjik dhe pa dhimbje, eshte dopamini. E ne cigare ka substance qe e emitojn dopaminin e tj substance natyrale ne organism.

Kshtu qe mire eshte me shkrujt edhe kto sende qe me ja bo lexuesit me vetdije qe kto sende "pozitive" te cigares jan ato qe e mashtrojn per mu bo i nvarun.
User avatar
berati_rock
Posts: 1469
Joined: Sun Apr 02, 2006 6:57 pm

Post by berati_rock »

masi sma lejon as feja as trupi u desht me lon
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

Massive Attack wrote:Bujar me gjith rrespektin per mundin tand qe po e shfrytezon, po hargjon energji edhe kalori vetem per qellimet qe t'u kan vendos perpara, po qmoj gjithqka qe po ban per t'i ba t'vetdijshem njerzt per ate se qka po na pret. Une jam besimtar po smuj me thane qe jam fetar, po e ceki kta prej faktit se po du me fol ne nivelin neutral edhe ne nivelin qe eshte me afer mendjes se shumices. Une Besoj ne Fjalen edhe ne Ekzistencen e Zotit, S'kam Dyshim aty, mirepo, tu e pase parasysh qe je ne nje mes "si delja ne turmen e ujqve" edhe gjuha edhe qasja jote e spjegimit t fenomeneve duhet me ndryshu. Nese une nisi tash me te spjegu qe perveq dameve t shumta qe i shkakton duhani, me ti cek edhe anen pozitive se qysh nikotina e shpejton nivelin e perqueshmerise se impulsit nervor ne tru, procesin qysh nikotina ndikon ne ket dukuri, qysh ajo eshte pjes perberse e neurotransmiterve te caktun, nuk do te thot kjo qe edhe bash ka ndikime negative. Gjithqka qe ka te beje me ate se qka eshte mire e qka eshte keq i perket filozofise religjioze, edhe e kunderta gjithqka qe ka te beje me ate se sa ne mund ti afrohemi t vertetes, shpjegimit te fenomeneve t'natyres, idete analitike i perket shkences. Po vendi ku na po debatojna nuk eshte ni vend ku mundemi na me i shty forcat tona shkencore me i vu ne pah anet pozitive edhe negative (nderit dhe moralit ose edhe perkatsine qensore qe ia drejtojme Krijuest) te veprimtarise sone. Eshte vend ku diskutohet muzika. Muzika masi qe veq ra fjala, e di qe botkuptimi yt, edhe casja jote e lifestylit nuk e sheh si pozitive, po qka ki me ba qe shumica jane te tille ktu, edhe gjithqka qe thu ti, ki me pasqyru negativisht.
Nejse Bujar vllaqko mos e merr qe po t kundervihem ne nje ose tjeter mnyre, po vetem po du me diskutu per vetdijsimin tand ne lidhje me natyren e njerzve t cilve ju predikon filozofi religjioze (ose nashta caku i veprimtarise tande eshte pikerisht ky)

Ps: E zgjata shume po rralle po me bjen me postu, e po me merr malli me diskutu me dikan sene t meqme.

Signature:
Korab Krasniqi


FLM per keshillat tua.

E di une qe ky eshte Forum Muzikor por ma merr mendja qe duhet dikush te her pas here ti keshilloj edhe tu perkujtoj ndonje gje qe eshte dem per ta ose tu tregoj qe kjo eshte mire per kete pra tu perkujtoj.

Veq ketu pak dashta me te than se ndoshta duhet me ia ndrru termin ku thave " filozofise religjioze " se ne fen Islame nuk ka filozofi. Aty ku thuhet fjala e Allahut dhe e Pejgamberit nuk o filozofi por aty jan argumente te qarta per ata qe kan mend.


Tung TUSUZALI :D
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

mitrocity_girl wrote:Bujar mire ke qel temen. Edhe une jam per me dhon informata qe duhani eshte shkatrues. Po masi ki vendos me hap temen te shkenca po du me lidh postimin tem me postimin e Massive Atack, edhe pse nuk kan lidhje me njona tj.

Mire ish kon mi cek edhe ato anet "pozitive"(po foli ne thojza sepse nvertet kto nuk jan pozitive) te duhanit. Pse po thom kshtu? Sepse njeri ne menyre shkencerore duhet mi hulumtu tonat. Ato anet positive duhen mu cek kur eshte fjala te duhani sepse kto e bojn njerin mu bo i nvarun nga ky helem.

Anet e duhanit qe jan posotive te duhangjit, jan ato qe substancet ne cigare ndikojn ne receptoret e substancave ne tru. Nje substance qe i kemi natyral ne tru dhe qe na bojn me ni veten tlumtur, energjik dhe pa dhimbje, eshte dopamini. E ne cigare ka substance qe e emitojn dopaminin e tj substance natyrale ne organism.

Kshtu qe mire eshte me shkrujt edhe kto sende qe me ja bo lexuesit me vetdije qe kto sende "pozitive" te cigares jan ato qe e mashtrojn per mu bo i nvarun.


Jo hu cekni anet Pozitive kurse une do ti ceki vetem anet NEGATIVE.
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

GRATË E DUHANXHINJËVE TË SËMURA NGA KANCERI I MUSHKËRIVE JANË DYFISH MË SHUMË SE GRATË TJERA


Në një studim të gjërë, të cilin e bëri Qendra Kombëtare për Studim të Kancerit në Tokio të Japonisë duke përfshirë 142.857 (njëqind e dyzet e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë) femra, disa prej tyre janë bashkëshorte të burrave duhanxhinjë, e disa të tjera janë bashëshorte të burrave joduhanxhinjë.
Nga studimi, të cilin e publikoi revista "El va'j el islamij" (Vetëdija Islame) në numrin 463 të muajit Rebiul Evvel 1425 (Prill-Maj 2004), del qartë se rreziku nga kanceri i mushkërive shtohet dyfish më shumë në gratë bashkëshorte të duhanxhinjëve se sa në gratë bashkëshorte të joduhanxhinjëve.
Janë bërë edhe pesë studime tjera të ndryshme, të cilat poashtu janë bërë në Japoni, me qëllim të njohjes së raportit mes efektit negativ të pirjes së duhanit dhe të sëmurjes nga kanceri i mushkërive. Tre nga pesë studimet, rezultatet e tyre përputhen plotësisht me studimin e gjerë të bërë nga Qendra Kombëtare për Studim të Kancerit në Tokio.
Në hulumtimin e bërë nga Instituti Kombëtar për Studime dhe Shkenca Ekologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me raportin e efektit negativ të pirjes së duhanit dhe rrezikut nga kanceri, të cilin e botoi e njëjta revistë në të njëjtin numër, u konkludua si vijon:
Rritet përqindja e rrezikut nga kanceri në tru 2,3 %, kanceri në gjak 2,4 %, ndërsa te gratë rritet përqindja e rrezikut nga kanceri i gjoksit 3,3 %, kanceri i zverkut 3,4 %, kurse rreziku i llojeve të mbetura në vende të ndryshme të trupit rritet për 1,5 %.


Marrë nga: http://www.islammemo.cc
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

MOLLA, ARMIK I DUHANIT


Molla rritet pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera minerale, të nevojshme për trupin e njeriut. Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh.

Molla konsumohet si frut i gjallë ose në gjendje të konservuar. Do të ishte shumë mirë, nëse çdo mëngjes do të hahej esull një kokërr mollë, qoftë natyrale apo e konservuar. Por duhet pasur parasysh një gjë: Molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Në të kundërt, ajo do të bëhet shkak për dhimbje të stomakut dhe të mëlçisë. Ajo duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit. Zakonisht, këshillohet të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë. Në rast se do të hahen më shumë, në organizëm do të grumbullohen sasira të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime.
Molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën. Zoti, për të ruajtur frutin nga jashtë, e ka veshur atë me një cipë të përbërë nga lëndë të ndryshme kimike. Në rast se molla do të hahet e qëruar, do të humbasë një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese. Sasia e vitaminës C, në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Pra vitaminën C që mund ta marrim duke ngrënë një mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë rreth 6 mollë të qëruara. Njeriu që përdor mollën, duhet ta dijë patjetër këtë gjë. Heqja e cipës së mollës vjen si pasojë e nevojës që ajo të jetë e pastër. Por kjo mund të arrihet duke e larë me kujdes.
Në përgjithësi, ata që pinë duhan nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë ndaj mollës, dhe kjo për faktin se mukoza e zorrëve të tyre acarohet si pasojë e aciditetit të mollës. Zakonisht, mbas ngrënies së një molle, pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares, mbështetur në këtë fakt, është e mundur të braktiset pirja e duhanit, nëpërmjet “kurës së mollës”. Por për të arritur këtë, duhet njëkohëshisht edhe një vullnet i fortë.
Si duhet zbatuar kjo kurë?
Duhet të hahen 20 kokrra (mesatare) mollë në ditë dhe kjo të vazhdojë për 2-3 ditë. Pas kësaj lloj diete do të ndihet një neveri e plotë ndaj pirjes së cigares. Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure, nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe të mos pihet asnjë lloj lëngu. Molla ndikon edhe në drejtime të tjera të shëndetit të njeriut. Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve, dizanterisë, paratifos dhe sëmundje të tjera infektive të zorrëve. Për këtë merren 1.5 kg. mollë dhe mbasi hiqen vetëm farërat dhe pjesët rreth tyre, ato shtypen dhe përgatitet një pure, e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës. Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura. Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Petkina që përmban molla, luan rolin e një sfungjeri në stomak. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e bakterieve në zorrë. Edhe për njerëzit e shëndetshëm është e këshillueshme të përdoret dieta e mëposhtme një herë në muaj: Në mëngjes pihet një gotë e mbushur gjysma me lëng molle dhe gjysma me lëng limoni. Lëngu duhet të jetë i vakët dhe të pihet jo njëherësh, por me gllënjka. Në drekë pihet një çaj i përgatitur me lëkurë mollësh dhe hahen dy lugë të vogla me mjaltë. Pas 2-3 orësh hahen 2-3 lëkura mollësh dhe pas kësaj hahet një pjatë e vogël me marmalatë molle, e shoqëruar me 2-3
lugë mjaltë.
Molla ndikon pozitivisht dhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Duke qenë se ajo përmban hekur, natrium dhe fosfat, ndikon në shtimin e gjakut.
Në rastet e temperaturave të larta pihet disa herë në ditë çaj i përgatitur me lëkura të mollës. Për të shmangur lodhjet nervore, fetat e mollës priten në copa të vogla, pa i hequr lëkurën, dhe hidhen në ujë të valuar. Pasi lihet një orë, në të shtohen 2-3 lugë të vogla me mjaltë dhe pihet me gllënjka, kurse fetat e mollës hahen.
Për të luftuar gripin, kollën, ngjirjen e zërit, përmbajtjen e lartë të kolesterolit, priten tre kokrra mollë, valohen në një litër ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit. Për të ndihmuar nxjerrjen e gurëve nga veshkat, merret një gotë çaji e mbushur me lëkura molle, zihet në një litër ujë për dhjetë minuta dhe pastaj kullohet. Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng, paksa i ngrohur. Kjo ndihmon në pakësimin e dhimbjeve dhe daljen e gurit. Kura me mollë këshillohet të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Ndërsa, gjethet e shtypura të mollës zhdukin çibanët.
Pra, siç shihet, molla është një frut i mrekullueshëm, që Allahu i ka dhuruar njeriut për të kuruar sëmundje të ndryshme. Këtu treguam vetëm disa shembuj. Sigurisht, që krahas përdorimit të mollës kërkohet një harmonizim edhe me mënyrat e tjera kuruese, me qëllim që sëmundjet e ndryshme të kalojnë sa më parë.


Marrë nga revista "Muaji i Ramazanit", nr.1, Nëntor 2002
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Post by Bujari »

Duhani


Kush pi duhan
Duke u bazuar në raportin e 2001-tës nga qendra për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve, mbizotrimi i duhanit tek meshkujt arrinte 25.7% dhe te grate arrinte 21.5%, gjë që paraqet një reduktim (pakësim) nga të dyja gjinitë nga viti 2000. Rreziku ndryshon sipas moshës, grupeve etnike dhe vendeve gjeografike.

Duhani në fëmijëri dhe në rini
Derisa duhani është në rënie tek te rinjët, përdorimi i parë i cigareve është ngritur rreth 30% tek te rinjët (adoleshentët) mes viteve 1988 dhe 1996. Çdo ditë, më tepër se 3000 të rinjë bëhën përdorues të rregullt të duhanit. Me 2001 American Heart Association me statistikat e saj raportoi se rreth 30% e nxënësve në shkollat e mesme dhe më tepër se 63% studentë kanë provuar duhanin. Përqindja më e lartë është tek te rinjët kaukazian. Një studim sugjeron se vajzat e reja të cilat kanë përdorur kontraceptivë gojor (përmes gojës) janë në rrezik të pjesërishëm për duhan (që të dyja gjinitë në fjalë janë nw në rrezik të lartë). [Shikoni çrregullimet dhe të metat neurologjike më poshtë] Duhani është një lloj “droge” e menjëhershme: të rinjët të cilë kanë pirë (thithur) 100 apo më shumë cigare, bazuar në një raport, në përgjithësi nuk janë në gjendje ta ndërprejnë madje edhe nëse dojnë.
Në 1998-tën një studim vlerësoi se reklamimi mund të jetë përgjegjës për një të tretën e të rinjëve që pijnë (e përdorin) duhan(in). Rregullat (ligjet) e reja po e bëjnë edhe më të vështirë për reklamuesit e duhanit që të nxisin shitjen e duhanit tek te rinjët, por shumë studentë e përdorin duhanin, me gjithë fushatat (kampanjat) e shumta dhe të shpeshta kundër duhanit.
Hapi më i rëndësishëm për parandalimin e duhanit tek fëmijët është se prindërit s’duhet ta pijnë (përdorin) duhanin. Një studim raporton se parashkollorët prindërit e të cilëve pijnë duhan, i gjejmë ata (d.m.th. parashkollorët) si duhanxhi të ardhshëm. Studimi tregoi që prindërit e përpiktë janë shumë më të suksesshëm në parandalimin e fëmijëve të tyre prej pirjes së duhanit se sa ata prindër të cilët i lënë pas dore këto rregulla. Atyre fëmijëve që u është bërë shprehi (zakon) shiqimi i TV-së dhe qëndrimi në shtëpi (mosdalja jashtë në qytet p.sh.), janë më afër kontrollës së prindërve dhe mundësia e përdorimit të drogës, alkoolit dhe duhanit është më e vogël. Fëmijët e lënë pas dore (neglizhuar) nga prindërit e tyre, ose fëmijëve që u mungojnë prindërit, mundësia është për katër herë më e madhe për të përdorur drogë, alkool dhe duhan, se sa ata fëmijë që jetojnë me prindërit ku kanë një jetë të strukturuar mirë.

Duhani tek moshat e vjetra
Tek të vjetrit mundësia e përdorimit të duhanit është më e vogël. Njerëzit prej 55 deri në 64 vjet, rreth 24% janë duhanxhi. Mes 65 dhe 74 përdorimi i duhanit bi në 15%, dhe mbi 75 vjet kjo vlerë bie në 8%.

Kombësia dhe gjinia
Përqindja e përdorimit të duhanit ndryshon ndër popuj në të gjitha prapavijat etnike, madje edhe në një vit. Këto janë përqindjet e meshkujve prej më të lartës tek më e ulta:
http://www.who.int/whr2001/2001/archive ... apter5.pdf
Këtu janë shifrat apo thënë më mirë vlerat e për përdorimin e duhanit në Botë dhe janë të marrura nga Organizata Botërore për Shëndetësi e Kombeve të Bashkuara UN, më saktësisht në web faqen:

Gjeografia
Edhe gjeografia (vendi) ndikon në duhan.
Shihet edhe nga tabela se vendet e zhvilluara si SHBA, disa shtete të Europës e vende të tjera të zhvilluara në kontinentet tjera prijnë në pirjen e duhanit. Kurse vendet në zhvillim e kanë një mesatare më të vogël.
Niveli i edukimit
Ata të cilët e kanë edukimin më të ulët kanë një përqindje më të lartë (37.5% ku vitet e shkollimit të këtyre njerëzve sillen prej 9 në 11) se sa ata të cilët kanë edukim më të lartë (14% që e kanë përfunduar kolegjin).

Faktorët psikologjik
Faktorët psikologjik luajnë një rol shumë të madh në predispozitën (ndjeshmërinë apo parakushtet) për të pirë duhan.
Depresioni është një faktor i rrezikshëm që njihet mirë sa i përket për çështjen e duhanit dhe e rrit rrezikun për fillim të përdorimit të duhanit qysh në rini. Në të vërtetë, nikotina mund të stimulojë recptorët në trurin e njeriut që të përmisoj gjendjen e brendshme tek shumë njerëz duke shkatuar depresion në mënyrë gjenetike.
Njerëzit me vetvlerësim të ulët dhe të rinjët me probleme të të sjellurit kanë një rrezik të madh për duhan.
Ekspertët janë të ndarë në atë se është një ndërlidhje në mes duhanit në rini në njërën anë dhe vet rinisë në anën tjetër dhe një rritje e rrezikut për disa çrregullime shqetësuese.

Faktorët gjenetik
Provat tani fuqishëm mbështesin faktorët gjenetik si një faktor i madh i rrezikshëm për varshmërinë e nikotinës, dhe rikërkimet tani vëjnë në shenjë gjenet e veqanta që mund të jenë me përgjegjësi. Në zbulime është një cenueshmëri (dobësi) e përgjithsme gjenetike në varshmërinë (prezencën) e duhanit dhe alkoolit. (Për disa njerëz të cilët dëshirojnëtë ndalojnë pirjen e alkoolit si dhe të duhanit, një process i dyfishtë i shërimit do të ishte i efektshëm.)

Faktorët ekonomik
Disa studime sugjerojnë se lirimi i duhanit e bën të mundur pirjen e duhanit më tepër se sa duhet. Për shembull, shtetet që kanë taksa të ulta për duhanin, kjo është një përparësi për duhanxhinjët. Dhe, në anën tjetër ngritja e çmimit të taksave si dhe vet ngritja e çmimit të duhanit e bën më të pakët përdorimin e duhanit tek njerëzit, d.m.th. e redukton apo e pakëson numrin e duhanpirësve.
User avatar
Vissy Dream
Posts: 5699
Joined: Sun Jul 15, 2007 7:20 pm
Location: Old Trafford

Re: Duhani - helmi vdekjeprurës

Post by Vissy Dream »

Per kto arsye duhet me lan duhanin, se me te vertete demton shume shendetin.
tt-7.62
Posts: 378
Joined: Thu Oct 30, 2008 8:14 pm
Location: rruges per ne vorr

Re:

Post by tt-7.62 »

Bujari wrote:
berati_rock wrote:Pirja e duhanit ne KAQAK///nuk eshte e ndalush me veq aty
Kaqaki nuk o e ndalushme :o :!: :?:


A ke argument per kete ?
pasna pas harru me ta kthy pergjigjen hahhaha po KAQAKi te myt shpejt per qata thash nuk osht e ndalume se kush don me vdek me shpejt , krrrk 1kg e pin :d
Post Reply