Krijohet zemër bio - artificiale

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
Mirror
Posts: 1460
Joined: Mon Dec 17, 2007 12:33 am

Krijohet zemër bio - artificiale

Post by Mirror »

Studiuesit e Universitetit të Minesotës që po përpiqen të gjejnë kurime të reja për sëmundjet e zemrës kanë rritur një zemër miu në laborator duke përdorur qeliza embrionale. Përfundimet e studimit botuar në revistën “Nature Medicine” vendosin bazat për transplantimin e atyre që shkencëtarët i quajnë organe bio-artificiale tek njerëzit.
Ekspertët thonë se në gjithë botën llogaritet të jenë rreth 100 milionë njerëz zemrat e të cilëve nuk arrijnë të ushqejnë me gjak trupin e tyre. Shumë pacientë me sëmundje zemre që kanë nevojë për një transplant do të vdesin në pritje të një organi që do t’i shpëtonte jetën. Por studiuesit thonë se nëse zemra e njeriut mund të krijohet nga organe kafshësh, ata mund të shpëtojnë jetë njerëzish.
Në eksperimentet e tyre, studiuesit hoqën zemrat e minjve të sapolindur të laboratorit dhe ia hoqën qelizat.
Studiuesja kryesore Doris Taylor, që drejton Qendrën e Universitetit të Minesotës për Riparimin Kardiovaskular, thotë se shkencëtarëve u mbeti në dorë një masë e bardhë proteinash në formë zemre që përmbante tuba aty ku kishte pasur enë gjaku.
Dr. Taylor thotë se këto skelete zemrash, u mbushën përmes injektimit të disa qelizave që kanë aftësinë e ripërtëritjes dhe transformim, pak a shumë si qelizat embrionale.
Brenda pak ditësh, thotë Doktoresha Taylor, zemrat e minjve filluan të krijojnë qeliza nga jashtë.
“Është shumë interesante që me kalimin e kohës zemra i zë vendin lëndës fillestare dhe në thelb është sikur qelizat thonë që kanë veëm nevojë për diçka ku të kapen e pastaj vazhdojnë të shtohen. Kështu me kalimin e kohës, qelizat njerëzore zëvendësojnë atë masë dhe krijohet një ekuivalent i zemrës së njeriut”.
Qelizat e reja iu injektuan lëndë ushqyese dhe ndaj tyre u përdor një stimulues kardiak. Pas katër ditësh, studiuesit vunë re disa tkurrje në zemrat e minjve.
Doktoresha Taylor thotë se pas tetë ditësh, organet eksperimentale filluan të qarkullonin lëng lehtë.
“Ne ishim në gjendje të demonstronim se nga një zemër e vdekur së cilës ia hoqëm të gjitha qelizat dhe i dhamë jetë të re me qeliza të reja. Kështu për herë të parë kemi diçka të ngjashme me zemrën që ka anatominë e një zemre dhe mund të fillojmë të rindërtojmë inde të tëra në vend të një cope indi në një enë laboratorike”.
Nëse kjo metodë perfeksionohet në zemra më të mëdha do të mund të përftoheshin rezerva të pakufizuara organesh të nevojshme dhe studiuesit thonë se përdorimi i qelizave bazë të vetë pacientit do të sillte si rezultat që një zemër bio-artificiale t’i përshtatej sistemit imunitar të tij.
Hapi i ardhshëm ishte përdorimi i kësaj procedure në një zemër derri për të parë nëse do të funksionojë në një zemër më të madhe.
Doktoreshë Taylor thotë se zemrat bio-artificiale për njerëzit mund të përftohen nga organet e derrit sepse kanë pothuajse të njëjtën masë. Valvulat e derrave përdoren për zëvendësimin e valvulave të dala jashtë përdorimit tek njerëzit.
“Ne shpresojmë që të kemi krijuar një instrumentn që do të ndryshojë mënyrën e të menduarit të njerëzve dhe do të krijojë një shans për alternativa të reja për përpunimin e indeve dhe për pacientët që kanë nevojë për organe”.
Studiuesit në Minesota po punojnë me shkencëtarët në vende të tjera në përpjekje për të krijuar organe të tjera bio-artificiale, përfshirë mushkëri, mëlçi, pankreasin dhe veshkat.
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: Krijohet zemër bio - artificiale

Post by Hosefinë »

Zdi un zemren tem se kom knej par,kshtuqe skom IDE qa o ka bohet :shsmile:
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Re: Krijohet zemër bio - artificiale

Post by Android »

tashti e kan konstruktu ni zemer n'form turbine-llageri, spo di a jom ka e perdori fjalen e duhun me pershkru, po besoj qe muni me paramendu pak a shum.

diqka qka nuk punon me ritem, po me rotacion - instant -
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Krijohet zemër bio - artificiale

Post by V | a G r a »

Tashmë rreh zemra e parë tërësisht artificiale

29.10.2008

Image

Zemra e parë tërësisht artificiale tashmë rreh në Francë. Ajo është plotësisht identike me atë të njeriut dhe është rezultat i punës së lodhshme 20 vjeçare të shkencëtarëve, të drejtuar nga kirurgu Alen Karpantie.
Provat e para të zemrës artificiale mbi njerëz priten brenda dy viteve. Zemra tërësisht artificiale është dëshirë e shumë shkencëtarëve në botë. Në Azi dhe SHBA ka kohë që punohet në këtë drejtim.
Në spitalin në Paris “Zhorzh Pompidu” tashmë kanë një “shpikje” të tillë e cila merret me të gjitha funksionet si dhe me zemrën normale fiziologjike të njeriut dhe e siguron ritmin e njëjtë. Udhëheqës i projektit është Alen Karpantie, specialist për transplantime të zemrës.
“Kur në ordinancë të vjen njeri me zemër të bllokuar si rezultat i sulmit të fortë, fakti, se nuk mundemi t’ia zëvendësojmë zemrën me artificiale, është mposhtëse për kirurgun, i cili synon t’i kthejë njerëzit e sëmurë në jetën normale”, konsideron profesori Alen Furnie.
Organi artificial është punuar me materiale që organizimi i njeriut shumë mirë i pranon.

Image
Post Reply