Hidhe atë cigare!

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

User avatar
scorpiones_girl
Posts: 695
Joined: Sat Sep 02, 2006 2:24 pm

Hidhe atë cigare!

Post by scorpiones_girl »

Në qoftë se e lë duhanin, largon infarktin dhe iktusin, mbron mushkëritë, rrit aktivitetin seksual, ke më pak rrudha. Në qoftë se nuk ia del dot vetë, lexoji më poshtë metodat më efikase. Në pritje të ilaçeve te reja dhe të një vaksine antinikotine.

Pos nikotinës dhe katranit, një një cigare gjenden madje edhe 4000 kimikalie të ndryshme, nga të cilat 200 sosh kanë cilësi toksike, kurse 43 kanë cilësi kancerogjene, ndërkaq të gjitha këto nëpërmjet pirjes së duhanit hyjnë në secilën qelizë të organizmit.

Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinës, katranit, hekurit, aluminit dhe zinkut, nëpërmjet pirjes së duhanit në organizmin e njeriut hyjnë kimikaliet të cilat mund t'i gjejmë në mjetet për pastrimin e dyshemeve, bakterieve, në karburante të anijeve kozmike (metan), në helm për minj (arsen), në gaz për shkrepsa (butan), dioksid të karbonit, e madje edhe disa elemente të gazit që shfrytëzohen në komorat për ekzekutim.

Substanca kryesore psikoaktive e duhanit është nikotina, alkaloid i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punën e zemrës, andaj shkakton varësi të rëndë fizike. Gjysmëkoha e matabolizimit të nikotinës është dy orë, pas së cilës kohë sasia e nikotinës në gjak bjen dhe paraqitet nevoja për ndezjen e cigares tjetër.
Disa nga sëmundjet e mundshme janë ndezja e traktit të frymëmarrjes, bronkitisi kronik, emfizema, kanceri në mushkëri, infarkti, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e dhëmbëve, pika në tru, keqësimi i të pamit dhe të të dëgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshës 65 vjeç.

Cigaret mund të zvogëlojnë efektin e barnave dhe fuqinë seksuale, mund të keqësojnë tretjen e ushqimit dhe të shpejtojnë plakjen, ndërkaq prija e duhanit lidhet edhe me gërhitjen, vështirësimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, pastaj ndikon edhe në shtimin e qimeve të trupit te femrat.

"Nuk kam pasur ndonjë herë kaq kollë sa tani që e kam lënë duhanin", është kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, të bindur se ishin më mirë kur pinin një paketë cigare në ditë. Në fakt kolla dhe gëlbaza shfaqen shpesh dhe në mënyrë insistuese tek ata që e kanë lënë duhanin. Por kjo është një shenjë e mirë, sepse vjen ngaqë pushi që vesh pjesën e brendshme të bronkeve fillon të funksionojë, ndërkohë që më parë ishte paralizuar nga duhani dhe në këtë moment nxjerrin gëlbazen e depozituar në bronke.

Femrat, sipas disa studimeve, posaçërisht rrezikohen nga pirja e duhanit - më lehtë sëmuren nga kanceri në mushkëri, ndërsa më së vështiri mund ta braktisin duhanin.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës sesa konsumimi i kokainës; mund të paraqiten çrregullime të ndryshme, shtohet rreziku i sëmundjes nga astma si edhe zvogëlimi i peshës së fëmijës. Vetë shtatzënat që pijnë duhan shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mitër dhe nga gjakderdhja vagjinale.

Studimet më të reja tregojnë se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon probleme me këmbët, që me kalimin e kohës mund të bëhen kronike.
Sipas disa studimeve, nikotina në sasi të mëdha vepron në mënyrë stimulative dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina.

Hulumtimet e ndryshme flasin për një sërë efektesh pozitive të nikotinës, si p.sh. përmirësimi i koncentrimit dhe të mbamendjes, ndërkaq ekzistojnë edhe aktivistët të cilat tentojnë të dëshmojnë sesi të gjitha tregimet negative për duhanin janë produkt i padijes dhe i paranojës, sesi asnjë efekt negativ në të vërtetë nuk është dëshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetën(!)

Pos terapisë grupore, ekzistojnë edhe disa metoda të tjera për braktisje të duhanit: flasterët dhe çamçakëzët (përmbajnë nikotinë dhe ndihmojnë në përballimin e krizës së abstinencës), hipnoza, joga, akupunktura dhe psikoterapia, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe spreji nikotinë për hundë, tableta në bazë të bupropionës (antidepresivët) dhe injeksionet të cilat do të nxirren në tregun botëror.

Të gjitha dobitë për ata që e lënë duhanin
T'i thuash lamtumirë cigares, është pa dyshim e vështirë. Sepse nikotina është një substancë që krijon varësi, me tepër se drogat dhe shkakton simptoma abstinence edhe të forta: vështirësi përqendrimi, irritueshmëri, depresion, ankth, pagjumësi.

Pas dy orësh
Nikotina e cigares fillon të eliminohet nga trupi nëpërmjet urinës.

Pas 12 orësh Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi, kështu që gjaku është në gjendje të çojë më me efikasitet oksigjen në inde.

Pas një jave
Të gjitha shqisat, e në mënyrë të veçantë, ajo e shijes, bëhen më të mprehta. Fryma përmirësohet, dhëmbët e flokët janë më të pastër. Edhe lëkura ka një ngjyrë më roze. Zhduken simptomat e abstinencës.

Pas një muaji Epiteli me push i rrugëve të frymëmarrjes, i dëmtuar nga duhani, riformohet dhe këlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

Pas një viti Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th infarktit apo iktusit, bie në mënyrë të ndjeshme.

Pas 6/7 vjetësh
Rreziku i zhvillimit të një tumori në mushkëri nuk rritet dhe pas disa vjetësh mund të arrijë afërsisht në nivelin e një njeriu që nuk ka pirë kurrë duhan.
User avatar
MaNgupja_nR1
Posts: 7435
Joined: Sat May 13, 2006 1:27 pm
Location: KingstonTown

Re: Hidhe atë cigare!

Post by MaNgupja_nR1 »

o mut le mo at cigare
User avatar
hammer_of_god
Posts: 1213
Joined: Mon Jun 26, 2006 4:16 pm

Re: Hidhe atë cigare!

Post by hammer_of_god »

shum teme e qelluar .... NOT
Aida
Posts: 13
Joined: Sat Jun 13, 2009 12:58 pm

Re: Hidhe atë cigare!

Post by Aida »

Duhanxhijte le ta shikojne kete video ;)

http://www.youtube.com/watch?v=nVtZCdJfAhU
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by V | a G r a »

Image

kqyr qa t' bon DUHANI

Image

Image
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by David Gilmour »

Duhani shum asht i keq se krejt paret pot shkojn, e edhe tjerve po ju pengon shum nese e pin ato n'prani te te tjerve
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by David Gilmour »

SMOKE DOESN'T KILL
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by 6POUNDER »

kur te vdes, nashta kom me vdek i ri, nashta edhe kom me vdek qysh eshte mas keqti, amo vdes i qet se krejt senet i kom provu, me cigare me alkohol, tana te zezat mo, skom lone thujase sen pa bo

dikush qe u rujt tan jeten mos bon ato mos kto mos ashtu, nashta ka me jetu 100 vite, veq para se me vdek ka me thone " qija nonen 100 vjet i bona po sen nuk pash "

jeta eshte e shkurt per me u rujt pi gjithqkafit, edhe per me marr qaq serioze
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by David Gilmour »

6POUNDER wrote:kur te vdes, nashta kom me vdek i ri, nashta edhe kom me vdek qysh eshte mas keqti, amo vdes i qet se krejt senet i kom provu, me cigare me alkohol, tana te zezat mo, skom lone thujase sen pa bo

dikush qe u rujt tan jeten mos bon ato mos kto mos ashtu, nashta ka me jetu 100 vite, veq para se me vdek ka me thone " qija nonen 100 vjet i bona po sen nuk pash "

jeta eshte e shkurt per me u rujt pi gjithqkafit, edhe per me marr qaq serioze
:arrow: :arrow: :arrow:

Živi brzo, umri mlad
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by 6POUNDER »

live fast, die faster :twisted:
Aida
Posts: 13
Joined: Sat Jun 13, 2009 12:58 pm

Re: Hidhe atë cigare!

Post by Aida »

6POUNDER wrote:kur te vdes, nashta kom me vdek i ri, nashta edhe kom me vdek qysh eshte mas keqti, amo vdes i qet se krejt senet i kom provu, me cigare me alkohol, tana te zezat mo, skom lone thujase sen pa bo

dikush qe u rujt tan jeten mos bon ato mos kto mos ashtu, nashta ka me jetu 100 vite, veq para se me vdek ka me thone " qija nonen 100 vjet i bona po sen nuk pash "

jeta eshte e shkurt per me u rujt pi gjithqkafit, edhe per me marr qaq serioze
Me fal qe te pyes, sa vjec je? :D

Po familje a ke (femije)? :D
Last edited by Aida on Thu Jun 18, 2009 9:29 pm, edited 1 time in total.
Aida
Posts: 13
Joined: Sat Jun 13, 2009 12:58 pm

Re: Hidhe atë cigare!

Post by Aida »

DUHANI - DUKURI VRASTARE PËR VETEN DHE TË TJERËT

Thuajse nuk ka vend në botë ku nuk pihet duhani. Në vendet e zhvilluara konsumi
mesatar vjetor i duhanit për një banor është rreth 2 kg, ndërsa në vendet në
zhvillim rreth 0.8 kg.

Sipas hulumtimeve të bëra mendohet se në tërë botën pinë rreth 50% të meshkujve
dhe më tepër se 25% të femrave. Kështu p.sh. në Britaninë e Madhe pinë afro 75%
të meshkujve dhe 50% të femrave, në Rusi 70% të meshkujve dhe 40% të femrave. Në
përgjithësi në botë, edhe tek ne është në rritje numri i duhanxhinjve me
tendenca të përfshirjes edhe të strukturave të të rinjve dhe të fëmijëve.

MOTIVIMI PËR DUHAN

Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet një
kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e
përditshme.

Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: për shkak të
nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për shkak të
mosaktivitetit, për shkak të dietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin e
vetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e moskënaqësisë, nga
shprehia, për stimulim, si dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe
pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si një formë e
lajkatimit, mashtrimit, ikje nga problemet personale, si mjet për pagjumësi
(portierët, rojat, etj.).

PËRBËRËSIT E TYMIT TË DUHANIT - FAKTORË TË RREZIKUT

Konsiderohet se në tymin e një cigareje ka rreth 70 mg thërrmija të forta dhe 23
mg gaz. Në cigaren e fabrikuar ka rreth 6% nikotinë, 30% hidrokarbur, 17% acide
organike, 13% albumine dhe 2% vajra eterike. Në përbërjen e tymit të cigares ka
edhe produkte tjera helmuese si acid azotik, acid hidrocianid, amoniak dhe
cianid të cilët veprojnë në mënyrë shkatërruese në mukozën e rrugëve të
frymëmarrjes dhe të traktit digjestiv.

Nikotina është elementi më i njohur toksik i cigares. Depërton në gjak dhe
përhapet në të gjitha qendrat vitale të organizmit, duke u grumbulluar në mënyrë
selektive në organet me rëndësi jetike: në tru, mushkëri dhe gjëndra seksuale.

Për njeriun nuk është më pak i dëmshëm edhe monoksidi i karbonit, si përbërës i
tymit të cigares. Nga një pako cigare lirohen afro 400 mg të këtij gazi i cili
shkatërron rruazat e kuqe të gjakut. Ai kontakton shumë më lehtë dhe më
aktivisht me Hb duke e kthyer në kompleks kimik-karboksil Hb. Në këtë mënyrë
shumica e organeve dhe indeve të duhanxhinjve marrin oksigjen në sasi shumë më
të vogla (veçanërisht truri).

Në tymin e cigares ka mjaft rrëshirë katrani. Hulumtimet kanë dëshmuar se këto
nxisin sëmundjet kancerogjene. Duke pirë 20 cigare në ditë njeriu fut në trup
afër 1 gr katran cigareje i cili kryesisht mbetet në mushkëri.

Cilësi kancerogjene kanë edhe elementet radioaktive që përmban tymi i cigares:
izotope plumbi, bizmut, polonium. Poloniumi depërton lehtë në pjesët më të imëta
të organizmit, veçanërisht në mushkëri dhe gjëndrat seksuale.

"Duhanxhiu i vërtetë" merr gjatë ditës dozë të konsiderueshme të rrezatimit, i
cili është i dëmshëm për strukturat trashëguese.

Cigarja përmban edhe elemente tjera që janë gjithashtu të rrezikshme për
shëndetin. Në cigare janë zbuluar sasi të konsiderueshme të formaldehidit,
zhivës, kadmiumit . . .

Regjistri i elementeve të dëmshme të cigares mund të vazhdohet edhe më tutje.

Analizat laboratorike kanë treguar se elementet toksike të duhanit shkatërrojnë
një varg vitaminash që janë të rëndësishme për zhvillimin e proceseve
metabolike. Vetëm një cigare neutralizon afro 25 mg të thartinës askorbike
(Vitamina C).

PASOJAT E DUHANIT PËR SHËNDETIN

Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe i veçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve
të parakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pinë duhan
dhe janë të rrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjet fatale të zemrës, dhjetë
herë më shumë nga tumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcell, pankreas, veshkë,
fshikë urinare, mitër, dy deri tri herë më shumë nga ulçeri.

Fëmijët e prindërve që pinë duhan lindin me peshë të vogël, shpesh me infeksione
të mushkërive, më shumë infeksione kronike të veshit dhe me shumë mundësi për
t'u bërë duhanxhinj më vonë.

Gjithashtu veprimet e dëmshme të tymit të duhanit vërehen në gjëndrat endokrine
dhe sistemin nervor që janë rregullatorë të jetës sonë. Tek meshkujt shkakton
impotencë, ndërsa tek femrat çrregullim të ciklit menstrual dhe dëmtim të
funksioneve germinative dhe sterilitet.

Me kalimin e kohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan ngushtohen enët e gjakut
të organeve vitale me pasoja fatale.

Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave pas lindjes janë
2-3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan.

Praktikisht, të gjitha toksinet e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër
gjëndrat qumështore. Qumështi i helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe
shpërndahet në tërë organizmin, kurse materiet e tij toksike veprojnë në
dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Në gjakun e foshnjës janë gjetur
një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat e trurit të madh.

DUHANI DHE GJENET

Pirja e duhanit, siç është e njohur, është njëri ndër shkaqet kryesore të
sëmundjeve të organeve të brendshme p.sh. të sistemit kardiovaskular dhe
gastrointestinal të cilat barten me trashëgim. Analizat gjenetike kanë treguar
se nënat që pinë duhan lindin fëmijë me predispozita për zhvillim më të hershëm
të proceseve arteriosklerotike.

Rrezatimi jonizues i duhanit dëmton gjenet, te pasardhësit shkakton edhe
zhvillimin e epilepsisë dhe të sëmundjeve tjera të sistemit nervor.

Pjesëmarrja e anomalive kongjenitale të zemrës te fëmijët e prindërve që pinë
duhan është dyfish më e madhe sesa te fëmijët e prindërve që nuk pinë duhan.

PIRJA PASIVE E DUHANIT

Joduhanxhiu i cili qëndron në afërsi të duhanxhiut thith deri 80% të të gjitha
materieve të tymit. Ky tym vetëm për 5 sekonda pasi të futet në organizmin e
joduhanxhiut kryen veprimet e veta toksike.

Hulumtimet kanë treguar se në ambientin e ndotur me tym cigareje tek
joduhanxhitë manifestohet me lodhje, marramendje, zvogëlim të aftësive të
kujtesës, rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e sedimentacionit të
eritrociteve.

NDALIMI I PIRJES SË DUHANIT

Për të qenë sa më efikase lufta kundër pirjes së duhanit, në këtë aktivitet të
madh duhet të inkuadrohet tërë shoqëria.

Lufta kundër pirjes së duhanit është kuptuar më seriozisht në shtetet
perëndimore si Norvegji, Britani të Madhe, Luksemburg ku organizohen seminare
grupore 5 ditore kundër duhanit.

Rëndësi të veçantë duhet t'i kushtohet veprimtarisë profilaktike ndaj popullatës
së re. Pikërisht në fëmijëri krijohet dhe zhvillohet mënyra e shëndoshë e të
jetuarit.

Për gjendjen e tanishme të përhapjes së duhanxhinjve, OBSH i bën përgjegjës
kryesor në radhë të parë prindërit, pastaj shkollat e në fund shërbimet
shëndetësore.

Mos të harrojmë se roli i predikuesve fetarë është tejet i madh.

Prandaj, është e nevojshme që sa më herët të fillojë luftimi i kësaj shprehie me
masa preventive. Masat preventive më të rëndësishme janë: arsimimi i nxënësve në
të gjitha shkollat fillore e të mesme, duke futur orë të mësimit të detyruar,
arsimimi shëndetësor i qytetarëve përmes mjeteve të informimit masiv,
ligjëratave, etj., themelimi i shoqatave ose i klubeve të joduhanxhinjve, për
terapi grupore, informimi detal mbi dëmet që pasojnë nga pirja e duhanit dhe
mundësitë e shërimit.

Meqë shëndeti i qytetarëve të çdo shteti është pasuria më e madhe, në luftën
kundër pirjes së duhanit duhet të angazhohen të gjitha organizatat shoqërore dhe
politike.

OBSH propozon strategjitë kundër pirjes së duhanit në nivel ndërkombëtar dhe
nacional (kombëtar).

STRATEGJIA NË NIVEL NDËRKOMBËTAR

Aktivizimi i tërë sistemit të OBSH-së.

Aplikimi dhe përparimi i bashkëpunimit me të gjitha organizatat kombëtare që
merren me shëndetësi.

Shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare në eliminimin e epidemisë së pirjes së
duhanit.

Koordinimi dhe matja e studimeve bazike dhe të aplikuara në këtë lëmi.

Formimi i grupeve të ekspertëve për përpunimin e problemeve sanitare
legjislative, etj.

Organizimi i seminareve regjionale për nxitjen e aksioneve kundër duhanit.

STRATEGJIA NË NIVEL KOMBËTAR

Futja dhe aplikimi i përpiktë i masave legjislative, edukative, etj.

Vendosja dhe zbatimi i masave kufizuese në prodhimin e duhanit.

Ulja e të gjithave subvencioneve në prodhimin e duhanit.

Masat e nevojshme në uljen e eksportit dhe importit të duhanit.

Rritja e të gjitha taksave fiskale.

Mobilizimi i të gjitha asociacioneve: vullnetare, mjekësore, profesionale,
arsimore, humanitare, dhe formimi i shoqërive dhe fondeve për luftë kundër
pirjes së duhanit:

- të ndalohet shitja e duhanit rinisë,

- ndalimi i duhanit në vende publike,

- ndalimi i reklamimit dhe zbatimi i masave tjera represive.

TAKTIKA SHOQËRORO-MJEKËSORE DHE STRATEGJIA E LUFTËS KUNDËR PIRJES SË DUHANIT

Taktika globale kundër pirjes së duhanit hartohet në programe të përgjithshme
dhe specifike.

Me rastin e programit të përgjithshëm metoda më e suksesshme është terapia
grupore.

Ndërsa variantet themelore të trajtimit specifik janë: aplikimi i medikamenteve
(placebo ose trankvilizorët - Nicostop, Nikobrevin), zëvendësimet nikotinike,
çamçakëzë nikotinik, terapia elekro-averzive - cigaret elektronike.

Trajtimi specifik është më pak i suksesshëm sesa trajtimi i përgjithshëm.

Njëri ndër shkaqet e pirjes së madhe të duhanit është që masat shëndetësore të
luftës kundër duhanit kanë ndikim shumë më të kufizuar në krahasim me fuqinë që
kanë masat shtetërore që stimulojnë prodhimin e tij. Këtu gjen shprehje interesi
ekonomik i cili në esencë, është kauzi ekonomik.

OBSH ofron dy receta për ndërprerjen individuale të pirjes së duhanit.

Me këtë metodë 95-97% e kanë lënë duhanin pas 5 ditëve.

RECETA 1

Vendosni të pini vetëm një cigare gjatë një ore.

Nëse pini duhan e mbani cigaren në dorën e djathtë, provoni ta mbani në dorën e
majtë.

Filloni të pini cigaret që nuk ju pëlqejnë.

Nëse keni pirë cigare me kafe, filloni të pini lëng frutash në vend të kafesë.

Merruni me gjimnastikë.

Thirrni miqtë dhe u tregoni atyre qëllimin për lërjen e duhanit.

Nëse do të mund të duroni pa pirë duhan vetëm një ditë, do të mund të mos pini
edhe ditën tjetër. Provojeni këtë!

Kurseni paratë që keni planifikuar për blerjen e duhanit dhe në vend të cigareve
bleni ndonjë gjë për vete. Këtë e keni merituar.

Mos u dëshpëroni nëse nuk keni mundur të duroni dhe e keni ndezur cigaren. Disa
bëjnë shumë përpjekje para se ta lënë përfundimisht duhanin.

RECETA 2

Mos pini duhan në prani të fëmijëve dhe të gruas.

Mos pini duhan esëll, sepse kjo dëmton shpejtë mukozën e lukthit.

Mos pini duhan as para se të flini, as natën.

Mos pini duhan kur ecni, sepse rritet veprimi i produkteve të tymit të duhanit
në funksionimin e organeve më të rëndësishme.

Mos pini duhan në lokale të mbyllura.

Mos pini 1/ 4 e fundit të cigares, sepse aty bëhet koncentrimi më i madh i
elementeve të dëmshme për jetën.

Përpiquni ta pini duhanin pa e futur tymin brenda në organizëm, sepse gjatë
thithjes 95% e nikotinës arrin në gjak.

Mos pini cigare me lagështi.

Mos pini duhan nëse vuani nga sëmundjet kronike.

Mos pini duhan kur keni për të kryer punë të rëndësishme ku nevojitet fuqia
mendore e fizike.

Nëse arrini t'i zbatoni në jetë këto, mund të shpresoni se për disa muaj do të
mblidhni forcat tuaja dhe do t'i thuani lamtumirë duhanit, si një shprehi shumë
e dëmshme për shëndetin tuaj dhe të tjerëve (tregimi për duhanxhinjtë).

FJALA PËRMBYLLËSE PËR DUHANIN

Motra, vëllezër të dashur, të rinj e të moshuar, djalosh e vajzë dhe ti
vogëlush, nëna dhe baballarë të nderuar!

Kjo që u cek më lartë le të jetë mësim për ju që e pini duhanin, që të shpëtoni
nga kjo shprehi e rrezikshme, përbuzni dhe flakni këtë dukuri të dëmshme
individuale dhe kombëtare.

Ajo që është e dëmshme ajo që shkatërron shëndetin, pasurinë tuaj e bashkë me
këtë edhe fatin tuaj, nuk mund të jetë as moderne, as kulturë e as civilizim.

Përkujtoni vazhdimisht fjalët e Zotit të dashur: "Mos e mbytni veten tuaj . .
.", Mos hidhni veten në rrezik ...", si dhe fjalët e të Dërguarit të Tij:
"Askujt (as vetes dhe as tjetrit) s'guxohet t'i bëhet dëm!"

I drejtohemi Zotit Hirmadh me fjalë të sinqerta:

"O Zot i madh dhe i vërtetë largoji besimtarët shqiptarë nga ky kob, shkatërrues
i vërtetë i cili dëmton shëndetin pasurinë dhe ndot ambientin. Vetëm kështu duke
mos pirë duhan bëhemi të shëndetshëm, të përparuar dhe të kulturuar!"

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Hidhe atë cigare!

Post by 6POUNDER »

Aida wrote:
6POUNDER wrote:kur te vdes, nashta kom me vdek i ri, nashta edhe kom me vdek qysh eshte mas keqti, amo vdes i qet se krejt senet i kom provu, me cigare me alkohol, tana te zezat mo, skom lone thujase sen pa bo

dikush qe u rujt tan jeten mos bon ato mos kto mos ashtu, nashta ka me jetu 100 vite, veq para se me vdek ka me thone " qija nonen 100 vjet i bona po sen nuk pash "

jeta eshte e shkurt per me u rujt pi gjithqkafit, edhe per me marr qaq serioze
Me fal qe te pyes, sa vjec je? :D

Po familje a ke (femije)? :D
26 dmth 3 qerek i kom kry
po kom familje kom fmi
amo kur te des me 40 ather fmija i bojne do vjet kshtu qe bohet te zotit per veti se ashtu kshtu nijet se kom mi rujte kur ti mbushin ka 18 vjet e te bohen per studime
User avatar
hammer_of_god
Posts: 1213
Joined: Mon Jun 26, 2006 4:16 pm

Re: Hidhe atë cigare!

Post by hammer_of_god »

Aida wrote:DUHANI - DUKURI VRASTARE PËR VETEN DHE TË TJERËT

qa po thu a me pi a mos me pi cigare ??
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Hidhe atë cigare!

Post by bett »

neyse un nuk e pi se nuk mu pihet

e qysh tha Sixi jetoni bre jeten e mos u tutni ane kne

me than drejten asniher un s kom pa n rast t posaqem qe ka dek dikush fill prej duhanit ( nuk e ve ne dyshim qe eshte e demshme )

e s di ktu i kan do statistika se blla blla veta vdesin prej cigares, ndoshta ka naj ndikim ,po fill prej cigares me dek :roll: :roll:

ooo zhivot ka dek se i ka ba vjet
njerezet e afermet qe um ka n dek me kancer cigaren kurr nuk e kan pi

so live free and die hard

ps. duahni demton shendetin
Post Reply