Jeta nga Toka mund të përhapet në planete tjera

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Jeta nga Toka mund të përhapet në planete tjera

Post by V | a G r a »

Shkëmbinjët e lansuar nga sipërfaqja e Tokës pas goditjes meteorite mund të kenë udhëtuar deri në satelitin e Saturnit, Titan, është konkluduar nga llogaritjet e simulimeve kompjuterike. Këto llogaritje pohojnë se ekziston mundësia që mikrobet dhe krijesat e tilla të kenë udhëtuar nga Toka në Titan, gjë që ka përhapur jetën në atë satelit.

Meteoritet me origjinë nga Hëna dhe Marsi janë të zakonshëm në Tokë, gjë që vërteton se trupat qiellor mund të "ndosin" planetet tjera me material të tyre. Hulumtimet e mëparshme gjithashtu kanë pohuar se mikrobet mund të kenë mbijetuar rrezatimin Hapësinor dhe temperaturat e ulëta nëse udhëtimi zgjaste më pak sesa disa milion vite.

Kjo e ngrit mundësinë se jeta në Tokë ka filluar falë procesit të njohur si panspermia, ku "farat e jetës" kanë arritur nga planeti tjetër.

Hulumtuesit nga University of British Columbia në Vancouver, Kanadë, kanë analizuar skenarin e kundërt, ku jeta është përhapur nga Toka në planete tjera. Nga hulumtimet e tyre, është zbuluar se shkëmbinjët me madhësi deri në 3 m mund të lansohet nga Toka nëse goditja meteorite shkaktohet nga trupi me gjerësi prej 10 deri më 50 km.

Nga simulimet kompjuterike, goditja e tillë do t'i kishte lansuar 600 milion shkëmbinjë duke i vendosur në orbitë rreth Diellit. Disa nga këta shkëmbinjë do të ishin lansuar me shpejtësi 6 km për sekondë, duke arritur deri tek Jupiteri dhe Saturni brenda një milion viteve.

Nga gjitha trupat qiellor, Titani ishte kandidati më i mirë për mirëmbajtje të jetës, përshkak të atmosferës së dendur. Meteoritet Tokësor këtu do të ishin ngadalësuar deri më 11 km/s, mjaft për t'a mundësuar mbijetimin e krijesave të gjalla në atë.

Pytja është se a ekzistojnë krijesa Tokësore të cilat mund të mbijetojnë në Titan. Sipërfaqja e Titanit ka temperaturën -179°C ndërsa vet planeti ka një kimi tërësisht të ndryshme nga Toka.


Burimi i lajmit: Pr - Tech
Post Reply