Cka Mendoni Pur UFO-të

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

User avatar
Cyborg
Posts: 331
Joined: Thu Sep 13, 2007 1:24 pm
Location: Peaceful World

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by Cyborg »

SadButTrue

njerri ata far aliensat, nese jon aq inteligjent per me kriju nje teknologji aq t`zhvilluar saqe me ardh ne planetin ton t`bukur :D , at`her ata neve kan me na konsideru si kafsh edhe veq kan me bo mjdisi ka dojn nejt ne Tokë sa ma t`pershtatshem per ata, pa ju honger hiq per neve :(

veq inshALLAH nuk munen me na gjet hiq se... n`na gjetshin si kemi punt hiq mir :cry:
GOD HELP US !!
User avatar
Leendaa
Posts: 15
Joined: Wed Nov 14, 2007 8:59 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by Leendaa »

Ufo *-)
kur bienn fiala per Ufo unidentified flying object-objekt fluturues i paidentifikuar
qysh pei vitit 1450 para eres sone kur njeriu i lashtë shenoi n nje cop druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli ato kan mbetur pa emer. Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”(Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO.Sipas shkenctarve te gjitha pergjasimet si qenie gjelbert me sy të mdhenj dhe me koka vezake janë spekulime.Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Termi “pjatës fluturuese” përdoret

po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën. Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve. Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.

Historia

Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh. Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik. Për më tepër, shkalla në të cilën një raport historik nuk e përshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinë, një fenomen i vëzhguar është mjaft i vështirë të vlerësohet.
* Ramayana e lashtë hindu e përshkruan përdorimin e makinave të ndërlikuara fluturuese, të cilat janë bërë objekt i spekulimeve ufologjike.
* Gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme. Ato më në fund kanë zbritur nga qielli.
* Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e përëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga përëndimi për në lindje”.
* Në shtator të vitit 1235, gjeneral Kujō Yoritsune dhe ushtria e tij, vëzhguan rrathë të paidentifikuar drite në modele të çrregullta në qiell, natën pranë Koyoto, Japoni. Këshilluesit e gjeneralit i thanë të mos shqetësohej, ishte thjesht era që bënte që yjet të lëkundeshin.
* Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj.
Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve.

Rastet e para të raportimit të UFO-ve në histori

Para se termat “pjata fluturuese” dhe “UFO” të shpikeshin, ka pasur një numër të madh raportimesh për fenomene të çuditshme dhe të paidentifikuara. Këto raportime datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të dhe deri në fillim të shekullit të 20-të. Ato përfshijnë:
* Në qershor të vitit 1868, hetuesit e këtij fenomeni përkufizojnë pamjen e parë moderne të dokumentuar dhe ajo ka ndodhur në qytetin Copiago, Kil.
* Në 25 janar të vitit 1878, “Denison Daily News” shkroi se një fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parë një objekt fluturues të madh, të errët dhe rrethor, që i ngjante një tullumbaceje fluturuese “me një shpejtësi të mahnitshme”. Ai e krahasoi masën e saj kur i qëndroi mbi kokë me atë të “një pjate filxhani të madhe”.
* Raportime të “anijeve kozmike të mistershme” janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-‘97, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-‘12 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.
* Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në përëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.
* Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Raporte të ndryshme për ngjarje të UFO-ve janë shkruar në revistën “Nature” dhe në gazeta të tjera shkencore. Maunder tek “The Observatory” raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë. Ai lëvizte me vendosmëri në qiellin e veriut, në më pak se 2 minuta nga lindja drejt përëndimit. Maunder tha se ishte shumë i ndryshëm në karakteristika nga një top meteori apo çdo auroral tjetër që kishte parë. Megjithatë, Maunder (dhe disa astronomë të tjerë) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinë magnetike të njollave diellore që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Maunder i quajti ato “rrezja mëngjesore”.
* Incidenti i quajtur “Fatima” apo “Mrekullia e diellit”, ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima, Portugali, më 13 tetor të vitit 1917.
* Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtëë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.
* Në teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Luftëtarët-Fu” (topa me forma të shndritshme që ndiqnin anijet hapësinore), janë raportuar nga pilotë të Aleatëve dhe Boshtit.
* Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornias. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Përëndimor.
* Në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Më shumë se 200 të tilla janë gjurmuar në radar dhe mendohet se janë “objekte reale fizike” nga ushtria suedeze. Një fraksion i rëndësishëm i pjesës së mbetur mendohet se ka qenë një fenomen i keqidentifikuar natyror, si për shembull meteorë.
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by adela »

@SBT

Ajo qe do te thuash eshte se ndoshta ata jane tashme ne mes nesh?? qe ne jemi duke jetuar, duke pare, duke provuar pjese te planit te tyre shkaterrues per Token? qe gjithcka po ndodh ne bote prej kaq vitesh (lufterat, "aksidentet" teknike, ngrohja globale) jane te planifikuara nga JT??? qe asgje nuk eshte me plotesisht ne doren tone? qe shume shpejt homosapiensat do jene vecse nje e kaluar ne kete planet??

kendveshtrim interesant! ndoshta dhe i sakti! nuk e di..
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by SadButTrue »

adela wrote:@SBT

Ajo qe do te thuash eshte se ndoshta ata jane tashme ne mes nesh?? qe ne jemi duke jetuar, duke pare, duke provuar pjese te planit te tyre shkaterrues per Token? qe gjithcka po ndodh ne bote prej kaq vitesh (lufterat, "aksidentet" teknike, ngrohja globale) jane te planifikuara nga JT??? qe asgje nuk eshte me plotesisht ne doren tone? qe shume shpejt homosapiensat do jene vecse nje e kaluar ne kete planet??

kendveshtrim interesant! ndoshta dhe i sakti! nuk e di..
jo per planetin, si dhe shkatrrimet natyrore si ato termete, vullkane, ndryshimi i klimave keto jan nga natyra qe ndodhin kudo ne cdo planet pasi qe levizja e bon te veten si dhe kohen njekohesisht :D

por ndikimi i JT te njeriu munded me qen ne menyre hipnotetike; psh religjionet :D kultet, bistytnit, politika etj :D

e pjesmarrja e tyre nuk do me than se duhen te jen present ne planetin tone, por edhe madhesia nuk mvaret! :D "size it doesn't matter" :mrgreen:

mendimi im! :D
User avatar
coverdale
Posts: 532
Joined: Sun Nov 12, 2006 1:06 pm
Location: prishtinë
Contact:

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by coverdale »

SadButTrue wrote:jo per planetin, si dhe shkatrrimet natyrore si ato termete, vullkane, ndryshimi i klimave keto jan nga natyra qe ndodhin kudo ne cdo planet
hmm sipas teje vullkane.termete. ka edhe n'han,n'mars e cdo planet tjeter . . . . . A PO ...?
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by SadButTrue »

coverdale wrote:
SadButTrue wrote:jo per planetin, si dhe shkatrrimet natyrore si ato termete, vullkane, ndryshimi i klimave keto jan nga natyra qe ndodhin kudo ne cdo planet
hmm sipas teje vullkane.termete. ka edhe n'han,n'mars e cdo planet tjeter . . . . . A PO ...?

nuk jam edhe aq i mire ne astronomi :D

Largest Volcano in the Solar System
Olympus Mons on Mars is the largest of all known volcanoes in the solar system. It is a shield volcano that stands 16 miles (26 kilometers) high and measures 388 miles (624 kilometers) in diameter. A 4-mile-high (6-kilometer-high) scarp, or steep cliff, rims its outer edge. A caldera 50 miles (80 kilometers) wide is located at its summit. If Olympus Mons were placed on the face of Earth, it would cover an area the size of the state of Arizona.

Image

e per satelitin tone (hena) nuk e di se osht planet, vetem nese nje dite emigrojm dhe e bojm keshtu si 'planet artificial' :mrgreen:


ps
gabimi im ndoshta nuk ka ne cdo planet ndryshime te tilla, por u nisa prej asaj se cdo levizje sjell ndryshime! :)
User avatar
Master
Posts: 604
Joined: Thu Sep 20, 2007 2:12 pm
Location: Lunatic Asylum

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by Master »

Vullkanet Termetet ... jan ndryshime qe ndodhin nplanetin tone dhe jan karakteristike per Token .. sdo t'thot qe ska ndryshime (levizje) edhe n'planetet tjera por mund tjen t'ni natyre tjeter...
Metal Militia
Posts: 938
Joined: Sun Jun 24, 2007 6:53 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by Metal Militia »

Master wrote:Vullkanet Termetet ... jan ndryshime qe ndodhin nplanetin tone dhe jan karakteristike per Token .. sdo t'thot qe ska ndryshime (levizje) edhe n'planetet tjera por mund tjen t'ni natyre tjeter...
ne interaksion.. :D
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by adela »

SadButTrue wrote:
adela wrote:@SBT

Ajo qe do te thuash eshte se ndoshta ata jane tashme ne mes nesh?? qe ne jemi duke jetuar, duke pare, duke provuar pjese te planit te tyre shkaterrues per Token? qe gjithcka po ndodh ne bote prej kaq vitesh (lufterat, "aksidentet" teknike, ngrohja globale) jane te planifikuara nga JT??? qe asgje nuk eshte me plotesisht ne doren tone? qe shume shpejt homosapiensat do jene vecse nje e kaluar ne kete planet??

kendveshtrim interesant! ndoshta dhe i sakti! nuk e di..
jo per planetin, si dhe shkatrrimet natyrore si ato termete, vullkane, ndryshimi i klimave keto jan nga natyra qe ndodhin kudo ne cdo planet pasi qe levizja e bon te veten si dhe kohen njekohesisht :D
Po pra. Dhe une keshtu e kam marre pak a shume. Aty qe kam thene Token, s'e kam pasur fjalen per ate si planet, si trup qiellor, por e kam pasur fjalen per grupin e banoreve te saj. e per ngrohjen globale... ndoshta shume shpikje tonat (qe rezultojne te demshme per ambientin) kane qene te shtytura prej vete alienave.
por ndikimi i JT te njeriu munded me qen ne menyre hipnotetike; psh religjionet :D kultet, bistytnit, politika etj :D
ndoshta dhe po.... pasi keto shpesh shkaktojne percarje. e percarja mund te jete nje nga qellimet kryesore te JT!!
e pjesmarrja e tyre nuk do me than se duhen te jen present ne planetin tone, por edhe madhesia nuk mvaret! :D "size it doesn't matter" :mrgreen:
po sikur JT te kene aftesi te shnderrimit te pamjes se jashtme??? psh nese ata mund te shnderrohen ne njerez kane shume me shume mundesi te na njohin.
ose te kene aftesi te na kontrollojne mendjen. dhe cdo levizje e jona te jete e drejtuar nga nje JT?
hihiih. e mundshme?
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by TALEBANI »

A e pat sot ''Prall me tupan'', kan kesh me juve e me UFO sa kan mujt, llom ju kan ba tu ju zajabat.

:shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile:
User avatar
Leendaa
Posts: 15
Joined: Wed Nov 14, 2007 8:59 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by Leendaa »

skan pas qa me kesh me ''neve'' kio thiesht o shprehie e mendimit e ata sen skann boo thieshtt kishe naaa po boina haigare poo sen interesant skan boo...

PAPA
User avatar
JOHN BON JOVI
Posts: 841
Joined: Sun Aug 13, 2006 10:55 pm
Location: Atje ku CIA, FBI, M16 & Anti-terroristat i luftojnë Talebanët & Wahabistat

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by JOHN BON JOVI »

Leendaa wrote:skan pas qa me kesh me ''neve'' kio thiesht o shprehie e mendimit e ata sen skann boo thieshtt kishe naaa po boina haigare poo sen interesant skan boo...

PAPA
cashtu asht' valla

krejt hajvana jan ata bre... ...se di cka shihni mir' tek ta..pifffffffffffffff
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by cimi_rhcp »

UFO-t a? qysh jo more, qiknej kah shpija jem i bijn perdite :D :shsmile: :lmao:
User avatar
G-Emp!RE
Posts: 236
Joined: Sat Jul 07, 2007 11:49 am
Location: N'Burg..!
Contact:

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by G-Emp!RE »

Shum Shum Shum Besoj ne UFO .. veq kur te na vijn (se kom fjalen ne kosove po ne Tokë (Earth) ))) ... :D :D (edhe pse jon ardh shum here po shum msheft mbahen kto sene ) :? :shmeki:
Voodoo Child
Posts: 3171
Joined: Mon Jan 01, 2007 7:25 pm

Re: Cka Mendoni Pur UFO-të

Post by Voodoo Child »

I kom percjell krejt, po skom fol

Ufo sho perdit,edhe po kuptohet kur pi permeni ufot se i keni ngatru me alien ..
ufo(An unidentified flying object),NJe objekt qe ti sun e identifikon,Psh ne qiell kalon nje objekt ti me shiikim tpar sun e identifikon edhe ajo o UFO.

Per Alient
nen 1 Pom doket shum privilegj per planetin ton, nese zoti ka kriju jet vetem ntok, Pasi universit si dihet fundi, toka osht "nje pik uj n'oqean" ne univers... edhe sisteme si ky sistemi djeloor ka shum shum shum... Osht e pamundur ngjith ke hapsir "t'pafund" na me pas privilegjin dhe me kon krijesa e vetme n'univers,

Nese me ni planet tlarget apo tafert, egziston jeta shum para se tegsiztoj ntok, ather ata jan me miljona vjet para neve si nzhvillim teknologik si ngjithqka. Ata kan evolu ndryshe pej neve se kan sistem tjeter. edhe kushte tjera tzhvillimit tjeste.... Nese zhvillimi ii tyne teknologjik osht shum para neve , qeto sene qe na sot po i bojm (dalja ne hapsir, explorimi i Planeteve) ata i kan bo shum shum shum motii, edhe noshta kan qen ntok :P po njerzt ather kan qen me menje tvarfun, edhe gjithqka qe kan pa tquditshme i kan thon zot, edhe per kto sene garant skan majt shenime e qka po di se edhe "alient" kan qen tzgjut shum .

Mandej ka figura tndryshe qe nuk perkojn me figurat ne tok qe jan te grafikume neper shpella qysh par 2 mij vjetve, Dihet qe ato jon bo me imagjinat, E imagjinata e njerit bazohet nsene reale, se ni sen qe sun e she nTV ose dikun tjeter sun e imagjinon me vizatu. dmth ata dikun i kan pa ato ftyra ,jo nTV as nRevista se ather ska pas.

Pastaj kove tfundit jon bo do zbulime per Piramidat nEgjypt. se si nen to gjinden do vrima qe jon ndrejtim me disa yje ede bartin energji a qka po di. (boll dyshuse)

Tasht me zhvillimin e tokes si n"astronomi si nshum sfera tjera ata nese jan mat zhvillum se na kto sene i kan nmbikqyrje edhe noshta kan nifar frike prej zhvillimit tokes ose skan frik fare, se nsenet qe i shofim per dit noshta ata eksistojn . kurgjo sdihet

qekaq pata qe ka pytje ose sygjerime urLLnoni
Post Reply