43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by TALEBANI »

43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Nuk është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së plotë rastis me një rritje të rrugaçërisë. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanë hedhur dritë në këtë fenomen qiellor

1. Faza e Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të
kundërt me Tokën nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në
një vijë të drejtë. E parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet
plotësisht nga Dielli, duke i dhënë pamjen e saj rrethore

2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera
në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht

3. Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes
hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë

4. Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t`u
kafshuar nga ndonjë qen, gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e
madhe. Sipas këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit
nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim i bërë në
Universitetin e Sidneit në Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje
mes gjendjes së Hënës dhe kafshimit të qenve

5. Gervaisi i Tilburit, një avokat i së drejtës kishtare në shekullin
e 13-të, ishte i pari që lidhi procesin e Hënës së plotë me
transformimin në një njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e
përshkruan si "budallallëqe të treguara nga njerëzit"

6. Hëna bëhet e plotë çdo 29.5 ditë- e cila është edhe kohëzgjatja e
një cikli të plotë të Hënës

7. Është i njohur fakti se cikli menstrual femëror ka lidhje me
procesin e Hënës së plotë. Sipas një teorie, meshkujt parahistorikë
shkonin në gjueti, gjatë periudhës që gratë ishin me cikël, për shkak
të tabuve që lidheshin me gjakun. Koha më e leverdishme për të shkuar
në gjueti ishte gjatë Hënës së plotë dhe mënyra më e mirë për të
bindur mashkullin që të kthehej me ushqim, ishte shpresa për seks

8. Neo paganët ndiqnin një ritual të përmuajshëm, që bazohej rreth
Hënës së plotë dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet
kundërshtuese të antropologut Margaret Murray

9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në një muaj kalendarik,
quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj 2007. Ky fenomen
i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet

10. "Blue Moon" (Hëna Blu), e cila është shkruar nga Richard Rodgers
dhe Lorenz Hart në vitin 1934, u bë një baladë standarde, e cila u
këndua më vonë nga këngëtarë si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni
më i famshëm është regjistruar nga banda "Marcels" në vitin, 1961
duke shitur më shumë se një milionë kopje

11. Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së
plotë, atëherë kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë. Marinarët
e njohin efektin si baticat pranverore

12. Muaji i vetëm, gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë
është shkurti

13. Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën,
por nëse ndodh të Hënën shihet si shenjë fati (nga vetë emri i ditës
së hënë)

14. Sipas supersticioneve, fëmija që ngjizet kur Hëna është e plotë,
ka shumë mundësi që t`i përkasë gjinisë mashkullore

15. Në tetor të vitit 1939 në Springfield, Misuri, Hëna e plotë u
krijoi idenë njerëzve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakontë
u raportua në gazetat lokale, por më vonë rezultoi e pavërtetë

16. Kalendari Gregorian daton Pashkën si e diela e parë, pas Hënës së
plotë kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit të pranverës

17. Festivali Kinez i Fenerëve, që daton në dinastinë Han, është vënë
në skenë ditën e pesëmbëdhjetë, të muajit të parë, të Hënës së plotë,
pas vitit të ri. Komunitetet kineze festojnë duke ndezur fenerë dhe
bërë gosti me oriz

18. Shoqëria e Hënës, që përfshinte Erasmus Darwin, James Watt dhe
Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes së takimeve
muaj për muaj, në ditën e Hënë pranë procesit të Hënës së plotë.
Anëtarët e shoqërisë, e quanin veten si njerëzit e hënës

19. Sipas një studimi psikologjik tre mujor të bërë tek 1200 të
burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi se
kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë

20. Shkencëtarët janë përpjekur shumë të shpjegojnë "iluzionin e
Hënës", ku Hëna e plotë duket sikur është më e madhe, se sa duket në
horizont. Fenomeni kuptohet që është shkaktuar nga perceptimi
njerëzor

21. Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në
Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje

22. Qindra njerëz mblidhen çdo muaj në plazhet e Koh Phangan në
Tailandë, për të festuar ngjarjen e Hënës së plotë. Ata gëzojnë dhe
kërcejnë gjatë gjithë natës

23. Tributë amerikane në Britaninë e Madhe, u japin çdo Hëne të plotë
të vitit një emër si p.sh., Hëna kastor, Hëna bli dhe Hëna
luleshtrydhe

24. Hëna e plotë e këtij muaji, do të jetë më 30 qershor 2007. Mos
humbisni rastin ta shikoni

25. Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën
e një veze

26. Sonata e Hënës, kompozuar mjeshtërisht nga Ludwig von Beethoven,
është padyshim një nga kryeveprat klasike më të bukura që ka lidhje
me Hënën e plotë. Titulli i melodisë nuk vjen nga kompozitori, por
nga një kritik, i cili krahasoi pjesët dhe efektin e dritës së Hënës
në liqenin e Lucernës

27. RAF përdori Hënën për të prezantuar sulmin e tij të parë të
suksesshëm në qytetin gjerman, kur aeroplanët sulmuan Lubeckun në 1942

28. Wesak, festivali më i rëndësishëm budist është festuar në maj,
kur ka qenë Hënë e plotë . Në këtë kohë, festohet ditëlindja e Budës,
ndërsa për disa budistë të tjerë shënohet lindja dhe vdekja e tij

29. Hëna e plotë është objekti më i shndritshëm në qiellin e darkës

30. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metodën e kontrollit të
lindjes dhe fertilitetit, bazuar në procesin e Hënës së plotë

31. Një analizë e ditëlindjeve të 4,256 bebeve të lindura në një
klinikë në Francë, tregoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Hënës së
plotë dhe fertilitetit

32. Një studim i realizuar nga Universiteti Tübingen në Gjermani,
tregon se sipas raportimit të policisë, cikli i Hënës së plotë ndikon
duke pirë më shumë për të ardhur në qejf

33. Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar
nga një matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të
vitit 1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit
italian Galileo, në studimet e tij të mëvonshme

34. Artistët e Rilindjes tradicionalisht kanë përshkruar më tepër
gjysmëhënën, se sa fazën e saj të plotë

35. Shakaja e madhe e Hënës, u bë nga Richard Adams Locke për "New
York Sun" në vitin 1835

36. Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të
madhe nga Toka

37. Disa njerëz që vuajnë nga pagjumësia tregojnë se flenë shumë keq
kur Hëna është e plotë, por ka edhe nga ata që thonë se flenë shumë
rëndë

38. Është gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë
kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas

39. Hëna është 10 herë më e shndritshme kur është e plotë, se sa kur
është çerekhënë

40. Muaji i mjaltit është quajtur pas Hënës së plotë në qershor. Duke
qenë se binte mes mbjelljes dhe të korrave, ky ishte tradicionalisht
muaji më i mirë për t`u martuar

41. Kalendari i vjetër i Hënës, i cili tregon kohën se kur shfaqet
ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në Lascaux në Francë. Daton
para 15000 vjetësh dhe tregon fazat e Hënës me një sërë pikash, të
cilat përshkruajnë ditët e ciklit

42. Në 2001, loja e parë mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u
caktua të luhej një ditë më vonë, në bazë të rregullit të ri të
nxjerrë nga qeveria vendase, e cila ndalonte çdo lloj sporti kur Hëna
është e plotë

43. Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82
për qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta
kur afronte procesi i Hënës së plotë. Kjo në bazë të revistës së
shoqatës së mjekëve nga Florida
User avatar
pralotte
Posts: 1043
Joined: Wed May 19, 2004 7:44 pm
Location: Prizren
Contact:

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by pralotte »

42 interesant..
User avatar
Cyborg
Posts: 331
Joined: Thu Sep 13, 2007 1:24 pm
Location: Peaceful World

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by Cyborg »

pooo lee bre burr ... na shashtrise edhe ti.. :|
User avatar
hanii
Posts: 174
Joined: Fri Sep 14, 2007 8:49 pm
Location: City of Rain ... ... ...

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by hanii »

“I like to think that the moon is there even if I am not looking at it”thot me ni kang veq po thom edhe un : P se mu per vete ma then kur jom tu hec kur ka drit te hanes osht shum ndjenj sdiqfare ...

Hana.
User avatar
Master
Posts: 604
Joined: Thu Sep 20, 2007 2:12 pm
Location: Lunatic Asylum

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by Master »

Tema anon ma shum ka shkenca.. prandaj sdo ta kisha qujt t'gabuar vendimin per hapjen e ksaj teme n'kete rubrike
(Kur dihet se ka tema qe thuaj se skan tbejn me shkencen n'ket rubrike)

Sene Interesante TALEBAN...
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by TALEBANI »

pralotte wrote:42 interesant..
E cila nuk tu paska dok interesante ?, nja tu koka? :?: ?

PS: nime a e dini dikush kur u nda hanë se pari here ne dysh e edhe kur u dal se pari here ylberi !!!!!!!!
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by TALEBANI »

Me Fat Kurban Bajrami

PS. ka te baj me temen sepse muslimanet edhe festat e Bajramave i orientojn me HANE :lol:


SBT - nese nuk i beson ketyre = qeshtje e jotja, NoComent
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by AciDiuS »

Taliban bash pom interesoika ma shum reth qasaj kur u da hana edhe kur u dal ylberi .....
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by David Gilmour »

27 i kishna dit
User avatar
dream_th
Administrator
Posts: 5529
Joined: Sat Dec 13, 2003 2:55 am
Contact:

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by dream_th »

38. Është gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë
kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas
Spo di veq qekjo spo me doket bash e logjikshme masi pamjet e hanes, e plote, e re, gjysem... jan terme qe perdoren veq per ata qe jan ne toke e me shku atje sbesoj qe ka rendsi se qysh shihet ne toke ?!
User avatar
DemoniCa
Posts: 1313
Joined: Wed Dec 05, 2007 11:15 pm
Location: Kingdom of Loss

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by DemoniCa »

dream_th wrote:
38. Është gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë
kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas
Spo di veq qekjo spo me doket bash e logjikshme masi pamjet e hanes, e plote, e re, gjysem... jan terme qe perdoren veq per ata qe jan ne toke e me shku atje sbesoj qe ka rendsi se qysh shihet ne toke ?!
Pajtohna eshte Toka ajo qe ndikon n'ndryshim t'Hanes po menoj qysh shihet prej Tokes, s'po e di cfare rendsie ka pas se a u kon Hana e plote apo nuk u kon perderisa je atje ajo osht e pandryshueshme do me thon e rrumullakt.
User avatar
Leerim
Posts: 778
Joined: Tue Oct 04, 2005 10:31 am
Location: LNU

Re: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Post by Leerim »

Prej 43 sendeve, spaku 20 i kam dite :P :P
Post Reply