NASA: Sonda Phoenix konfirmoi ekzistimin e ujit në Mars
Agjencia e Gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, njoftoi se sonda Phoenix ka konfirmuar se në Mars ekziston uji.
Shkencëtari i kësaj agjencie, William Boynton, nga Universiteti Arizona, tha se copa të akullit të ujit ishin parë edhe më herët, por testet e fundit nga sonda Phoenix i kanë konfirmuar këto dëshmi.
Shkencëtari tjetër i agjencisë NASA, Peter Smith, tha se testet e reja të kryera nga sonda Phoenix në akull, kanë konfirmuar se ky ishte ujë i ngrirë e jo karbon dyoksid i ngrirë:
- Gjatë këtyre analizave, ne po ashtu shpresojmë të jemi në gjendje që të përgjigjemi në pyetjen që shkon përtej gjetjes së ujit të akullt - pra a është kjo zonë në Mars e banueshme? Zonë e banueshme do të thotë se kemi ujë fluid periodik. Jo sot, por gjatë kohës. Ne kemi materiale që janë përbërës themelor për format e jetës. I mbetet misionit të ardhshëm të gjejë nëse ndokush jeton në këtë ambient, tha shkencëtari Peter Smith.
Kjo sondë arriti në Mars më 25 maj të këtij viti për një mision tre mujor. Por, NASA njoftoi se e ka zgjatur misionin e kësaj sonde edhe për dy muaj.
NASA: Sonda Phoenix konfirmoi ekzistimin e ujit në Mars
Moderators: Beka Floyd, SadButTrue
- Beka Floyd
- Moderator
- Posts: 3066
- Joined: Wed Dec 28, 2005 9:50 pm
- Location: Prizren
- Contact:
Re: NASA: Sonda Phoenix konfirmoi ekzistimin e ujit në Mars
Lani, shume flm per artikullin, mirepo ky artikull tashme ekzistone tek tema tjeter lidhur me kete ngjarje.
http://forum.rocksonte.com/viewtopic.ph ... 3#p5169433
Mbyllet
http://forum.rocksonte.com/viewtopic.ph ... 3#p5169433
Mbyllet