Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
diEllzz
Posts: 276
Joined: Wed Sep 12, 2007 8:32 pm
Location: nshpi

Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Post by diEllzz »

Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Te ikesh , te shkosh , te jetosh pa dashuri , ku lotet s'mund te t'i fshiejnë ata qe i do.
Po ti shko , ti jeto pa dashuri , e mua lotet e vajzeris te tjeret le t`mi fshiejn .Mos thuaj se ketu ska jetë sepse, ketu i forti mbetet.Ketu ska vend per frikacak , ska vend per ikacak... s'ka vend per ty. Ti ik!!!
Ti do te ikesh nga un ... po nga vetvetja si do te ikesh ?! E rende eshte ta kuptoj se... ne enderr prap me vjen , prap aq shpejt te gjej se kthehesh aq shpejt me me vret pak nga pak , por ky rrugetim sme vret vetem mua .Jo, jo, ai qe pëson je ti,ti je ai qe kapercen dete e oqeane , ti qe ike e tenton te kthehesh ne pamundesi , kthehesh pa te drejt e kjo pak nga pak te vret.Brigjet tona s'i lidh me asnje urë , asnje shteg ,asgje se ...ti ke ikur .
Tek sa po flasim per ikjen kjo me kujton ca gjera jo qa te bukura ,ne fakt te hidhura , e ajo qe me shume na tremb eshte ideja e vuajtjes, humbja lidhjeve qe kemi krijuar me jeten, dhimbjet qe do shkaktonte mungesa , etj etj. E kjo ma kujton nje vdekje te pervuajtshme , nje te tmerrshme qe ste vret nje here e pergjithmon , por prangat ti ve e te gerryen pak nga pak shpirtin derisa te dergon ne varr...
Kur mendoj per vdekjen gjallerohem pasi e shoh si shtys per te jetuar jeten.E keqja ime eshte se kujtohem shume rralle se ka vdekje dhe bie ne monotoni.Eh se ka kohe neser ose nje dite tjeter per te bere kete apo ate gje.Por vdekja vjen dhe nuk do tja dije per gjerat qe ke lene pa bere, por ikja s'eshte kjo , ikje do te thot me shume. Ikja eshte nje torturë e madhe.
A nuk je kurioz te dish cdo ndodh kur te kesh ikur? Ti mund te dish se ske vdekur por me beso se .. je duke vdekur .Po , po ,per besë po , ti po vdesesh. Ajo te la ne fyt nje
shije te hidhur , ajo nuk ishte per ty ! Ty nuk desh ikje ..nga vetvetja , nga liria , ti s'meritoje te ikje, ti nuk duhet te vdeshesh.
Hyra ne thellesi ..e po behem patetike .E kjo thellesi po te vihet ne kufizimin e ndjenjes se dashurise eshte shume pak sepse te ikesh nga vetvetja per nje ndjenje e cila te

ben te devijosh i bie te kesh nje karakter te dobet.Nuk me ka ndodhur kurre te humb veten time per nje ndjenje e cila mbaron dhe kaq. Karakteri i forte i njeriut te ben te
mos ja kthesh kurre kurrizin problemeve por vetem t`i besh balle atyre.
Ikja do te thote terbim i zhytur ne permbytje , nje errozion ne trupin tend , nje llavë ne trurin tend , e nje uragan ne shpirtin e pashpirt tend . Do te thote : Fortunë , fortunë dhe fortunë. E din ç'te ben kjo fortunë ? ahah .. mos me thuaj qe jo , e din mjaft bukur edhe ti.
Te dukej bukuri ne fillim , por kjo "bukuri" s`buroi brenda teje , ende spo e kuton aq qartë se te gjet te pambrojtur , e po te vret.

E veshtir ta pranosh , e ky vullkan spo ndal aspak e nuk te jep aq kohe te mendosh se veqse te ka shkaterruar ,ne cdo vend ne cdo hap ne cdo hapsir e ne cdo kend .A spo e sheh ?
Te ikesh sdo te thote trimeri , sdo te thote mburrje , s'eshte vere , por eshte nje stine e furishme ,e ftohte , me shi , me pendim , me vdekje torturuese ... Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak ...
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Post by David Gilmour »

ahgahga Diellz ma qite gazin me qit sen se s'ma paska marr mendja qe mirresh me kto sene hgahga veq prap se prap m'pelqei (Y)
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Post by V | a G r a »

e mir veq si tregim i grrumbullum ...

rendite pak ...
User avatar
diEllzz
Posts: 276
Joined: Wed Sep 12, 2007 8:32 pm
Location: nshpi

Re: Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Post by diEllzz »

skom nqesi triipa une :P .. nuk e shkrujta per vete ,ama masi e shkrujta npc edhe mpelqej edhe e qita se ke gati =) edhe flm :P
User avatar
DemoniCa
Posts: 1313
Joined: Wed Dec 05, 2007 11:15 pm
Location: Kingdom of Loss

Re: Te ikesh do te thote te vdesesh pak nga pak

Post by DemoniCa »

Heuu ku je Adeline bre...mo ksi tripa mo
Post Reply